Arkiva
-
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një paraqitjeje në pallatin e ri presidencial në Ankara, në takimin me sipërmarrësit e ri, ka thënë se është "arrogante" nga autoritetet izraelite të dënojnë sulmet e fundit në Paris pasi që ushtria izraelite vitin e kaluar ka kryer ofensivën në Rripin e Gazës gjatë së cilës janë vrarë mbi 2.600 palestinezë. 16 Janar 2015, 22:19
-
Komisioni për Zhvillim Ekonomik diskuton për Trepçën
16 Janar 2015, 21:42PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Qeveria ka marrë të gjitha masat që në seancën e Kuvendit të së hënës të shqyrtohet ‘Trepça’, si ndërmarrje shoqërore. Sipas KosovaPress, ministri Blerand Stavileci ka thënë se i ka ndryshuar nenet brenda ligjit, të cilat do t’i ndalojnë të gjithë skenarët e mundshëm për të penguar […]
-
FRANCË – Lirohen dy personat e mbajtur peng, policia arreston pengmarrësin
16 Janar 2015, 21:42NANTERRE, 16 janar /ATSH-AFP/ – Një person që mbante peng dy persona që prej mesditës në një zyrë postare në Colombes, pranë Parisit, u arrestua dhe pengjet e tij u liruan në gjendje të mirë shëndetësore, bënë të ditur burime policore. ”Dy pengjet nuk janë plagosur”, sipas këtyre burimeve. Nuk ka pasur sulm, pengjet kanë dalë të […]
-
Gjakova mbledh dëshmi kundër Jabllanoviqit
16 Janar 2015, 21:42PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Dorëheqja e Aleksandër Jabllanoviqit nga pozitat aktuale në Qeverinë e Kosovës, nuk do të jetë më kërkesa e vetme e qytetarëve të Gjakovës. Sipas KosovaPress, këshilli organizues i protestave, ku bëjnë pjesë edhe aktivistë nga shoqëria civile si dhe përfaqësues të subjekteve politike që veprojnë në këtë qytet, përveç thirrjeve për protesta […]
-
Normat e interesit të instrumentave të BSH-së
16 Janar 2015, 21:42TIRANË, 16 Janar /ATSH/- Banka e Shqipërisë ka publikuar interesat aktualë të instrumenteve të politikës monetare të aplikuara nga Banka e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu publikohen edhe interesat e tregut ndërbankar të parasë – TRIBID dhe TRIBOR. TRIBID DHE TRIBOR janë mesatare e interesave të kuotuar nga bankat […]
-
Katër prokurorë kujdestar për zgjedhjet në Graçanicë
16 Janar 2015, 21:42PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime konkrete për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës, që do të zhvillohen të dielën, duke caktuar katër prokurorë kujdestarë. Sipas KosovaPress, Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, bashkë me prokurorët kujdestar, me qëllim parandalimin e parregullsive janë të përkushtuar për të mbrojtur votën […]
-
Shqipëri-Maqedoni/ Trajnohen fermerët në prodhimin bujqësor
16 Janar 2015, 21:41TIRANË, 16 Janar /ATSH/- Në kuadrin e projektit cross-border ”Jetoni shëndetshëm në zonat rurale”, që financohet nga BE-ja, fermerë nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptarë dhe Federata e Fermerëve Maqedonas, zhvilluan ditët e fundit në Vrutok, Gostivar, (Maqedoni) një seri trajnimesh në fushën e bujqësisë. Mbi 20 fermerë nga qarku i Dibrës, që merren me kultivimin […]
-
BRITANI E MADHE – Euro në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2003
16 Janar 2015, 21:41LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/ – Euro regjistroi sot nivelin më të ulët duke arritur nën pragun e 1,15 dollarëve për herë të parë që prej muajit nëntor 2003, si pasojë e një njoftimi për blerje të mundshme të aktiveve nga Banka Qendrore Evropianë (BQE) javën e ardhshme. Rreth orës 15:45 GMT, euro pësoi një rënie nën 1,1460 […]
-
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Mustafa pranuan dorëheqjen e drejtorit të AKI-së
16 Janar 2015, 21:41PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa pranuan sot dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt. Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa vlerësuan punën gjashtëvjeçare të Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së dhe e falënderuan atë për përkushtimin e tij në mbrojtjen e sigurisë […]
-
Veliaj: Në fund të janarit çelet fondin 4.5 milion euro i nxitjes së punësimit
16 Janar 2015, 21:41TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Në fund të janarit qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të çel fondin prej 4.5 milion euro për të nxitur punësimin. Lajmin e bëri të ditur, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë për vlerësimin e ideve novative […]
-
Durrës- Gjykata shpall të pafajshëm Bajkon, fajtor vartësi i tij
16 Janar 2015, 21:41-Prokuroria pritet të apelojë vendimin TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Durrësit ka shpallur mesditën e sotme të pafajshëm ish-kryeinspektorin e Mjedisit në këtë qytet, Genci Balla, i akuzuar për “korrupsion pasiv…”, i cili u arrestua në flagrancë së bashku me inspektorin Eduart Bejko, duke ndarë paratë që i kishin marrë një shtetasi kinez, administrator […]
-
Rrahmani-Ozan: Turqia, financime projekteve në sektorin e shëndetësisë
16 Janar 2015, 21:41PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan. Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë në mes dy shteteve. Ministri Rrahmani vlerësoi ndihmën e dhënë nga Turqia në të gjitha fushat, e në […]
-
LONDËR – Cameron dhe Obama njoftojnë krijimin e një celule të përbashkët kundër krimit kibernetik
16 Janar 2015, 21:41LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojnë sot krijimin e një celule të përbashkët duke grupuar njësitë e shërbimeve sekrete të dy vendeve në kuadër të luftës kundër krimit kibernetik, sipas medias britanike. Sipas këtij projekti, anëtarët e GCHQ dhe MI5 britanike do të punojnë […]
-
Demokracia në Veprim vëzhgon zgjedhjet në Graçanicë
16 Janar 2015, 21:41PRISHTINË, 16 Janar /ATSH/- Koalicioni kosovar i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” deklaroi sot se, do të vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen në 18 janar 2015. Për monitorimin e këtij procesi zgjedhor, koalicioni ka angazhuar rreth 30 vëzhgues në të gjitha vendvotimet si dhe disa ekipe mobile. […]
-
Shkodër – Tentohet vjedhja e kazinos, në kërkim i dyshuari
16 Janar 2015, 21:41TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë me dhunë një kazino në Shkodër dhe ka tentuar të vjedhë xhiron ditore të saj, por pa sukses. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, që ka nisur hetimet për kapjen e autorit. Burime policore konfirmojnë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes […]
-
Berat/ Vrau për dashuri, gjykata vendos “Arrest me burg” për 29-vjeçarin
16 Janar 2015, 21:41TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Klaus Sakollin, që vrau vajzën të cilën dashuronte dhe plagosi vëllanë e saj në Kuçovë. Gjatë ditë së premte në Gjykatën e Beratit është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 29-vjeçarit, që duke pranuar krimin ka theksuar se gjithçka ka ndodhur […]
-
Ansambli i Këngëve dhe Valleve risi në aktivitete e sezonit të ri artistik
16 Janar 2015, 21:41TIRANE, 16 Janar/ATSH/-Ansambli i Këngëve dhe Valleve, do të zhvillojë koncerte jo vetëm në Tiranë, por po përgatitet edhe për një turne ku do të shfaqet në qytetet kryesore të Shqipërisë, por dhe jashtë vendit. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, do të hap të shtunën skenën pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, për të […]
-
KIEV – Ukraina zhytet në dhunë, procesi i paqes gjithmonë në pritje
16 Janar 2015, 21:41KIEV, 16 janar /ATSH-AFP/ – Lindja separatiste proruse në Ukrainë po zhytet në dhunë me 11 të vdekur të tjerë në 24 orë, ndërkohë që asnjë datë nuk është vendosur për një takim të grupit të ngarkuar për negociatat e paqes. Rritja e dhunës në lindje të Ukrainës ka qenë tema kryesore e një bisede […]
-
Filmi “Selma” në kinemanë e Shtëpisë së Bardhë
16 Janar 2015, 21:41TIRANE, 16 Janar/ATSH/-Filmi “Selma” do të shfaqet ne ekranin e kinemasë me 40 vende e cila ndodhet në pjesën private të familjes Obama. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama do të mirëpresë një shfaqje special të filmit të nominuar për çmimin Oskar “Selma” në Shtëpinë e Bardhë. Filmi përshkruan marshimin e vitit […]
-
Rama: Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në Londë
16 Janar 2015, 21:40-Kryeministri Rama dhe dy artistët, Edi Hila dhe Adrian Paci në “Lecture Hall” në AA School në Londër me “Beyond Entropy Europe”- TIRANË, 16 Janar/ATSH-Almarina Gegvataj/-“Beyond Entropy Europe”, që është prezantuar në Bienalen e Venecias, nga artistët shqiptarë, Edi Hila e Adrian Paci, do të prezantohet edhe në “Lecture Hall” në AA School në Londër. […]
