Arkiva
-
PRISHTINË, 16 Janar /ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi të premten një takim me Laila Omar Gad, drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë. Veseli u informua nga znj. Omar Gad për aktivitetet e kësaj organizate, e cila iu gjend pranë qytetarëve të Kosovës, në fazat më të rëndësishme të saj. Duke […] 16 Janar 2015, 15:57
-
Kuçi-Cliff: Thellim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkua
16 Janar 2015, 15:57Prishtinë, 16 Janar /ATSH/- Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ministri Kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff. Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta […]
-
Komisioni Evropian rrit sigurinë pas operacionit antiterrorist belg
16 Janar 2015, 15:56BRUKSEL, 16 janar /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian theksoi sot se kishte rritur sigurinë pas operacionit të gjerë të ndërmarrë në Belgjikë kundër një celule xhihadiste që po përgatitej të kryente atentate. “Komisioni vendosi të rrisë nivelin e alarmit”, deklaroi në një konferencë shtypi një zëdhënëse, Mina Andreeva. Ajo shtoi se kjo ka ndodhur veçanërisht përmes […]
-
Pakistan, myslimanët protesta
16 Janar 2015, 13:59
kundër “Charlie”, mbrojtje Profetit!Numri i fundit i "Charlie Hebdo" ka shkaktuar zemërimin e shumë muslimanëve në të gjithë botën. Protestues të shumtë në Pakistan duke brohoritur parulla kundër Charlie Hebdo janë përleshur me policinë përpara konsullatës franceze në Karaçi.
-
Shpallet Bordi Anti-Korrupsion në Sistemin Penitencia
16 Janar 2015, 14:27TIRANË, 16 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ – Në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua sot aktiviteti i shpalljes së Bordit Anti-Korrupsion në Sistemin Penitenciar. Në këtë aktivitet u publikua iniciativa e DPB për përfshirjen e studentëve të Masterit viti II për “Menaxhimin e shërbimeve sociale në institucionet e drejtësisë penale”, në Fakultetin e Shkencave Sociale […]
-
FMN: Greqia duhet të vazhdojë me reformat
16 Janar 2015, 14:26UASHINGTON, 16 janar /ATSH-ANA-MPA/ – Presim të gjithë zgjedhjet e 25 janarit dhe sapo ato të mbarojnë dhe të vendoset stabiliteti, me cilëndo qeveri që do të krijohet, do të vazhdojmë bisedimet që kishim me autoritetet greke, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në përgjigje të një pyetjeje për Greqinë, gjatë një ligjërate […]
-
Braçe: Tre kompani zotërojnë mbi 70% të tregut të naftës
16 Janar 2015, 14:26TIRANE, 16 Janar/ATSH/- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, deklaroi të premten se 3 kompani zotërojnë mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës dhe thuajse të gjithe tregun e benzinës. “Tregu nuk është as i lirë dhe as konkurrues, Përqëndrim i lartë, norma fitimi të larta, cilësi e dobët dhe […]
-
“Një mbasdite me Dora D’Istrian”, takim shkencor-social në Muzeun Historik Kombëta
16 Janar 2015, 14:16Tiranë, 16 Janar / ATSH – “Një mbasdite me Dora D’Istrian” është quajtur aktiviteti i organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, qe do të zhvillohet ne formën e një takimi shkencor-social më 22 janar 2015 në ambjentet e MHK-së. Studentë, studiues dhe dashamirës të fushës së letërsisë, historisë dhe etnologjisë, do të bisedojnë për të hedhur […]
-
Samaras: Aleancat proevropiane të rëndësishme për Greqinë
16 Janar 2015, 14:16ATHINË, 16 janar /ATSH-ANA-MPA/ – Aleancat proevropiane janë të rëndësishme për Greqinë, deklaroi dje kryeministri grek, Antonis Samaras. ”Kur Konstantinos Karamanlis e futi Greqinë në Evropë, gjithë kryeministrat e mëparshëm, edhe ai vetë, vazhduan politikën proevropiane për Greqinë. Në këtë sens qeveria e bashkëpunimit në fillim me pjesëmarrjen edhe të Fotis Kuvelisit e në fund […]
-
Këmbim valutor-Euro dhe dollari ruajnë pozita të forta ndaj lekut
16 Janar 2015, 14:15-Sipas kursit zyrtar të Bankës Qëndrore- TIRANE, 16 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat kryesore euro dhe dollari, vazhdojnë të ruajnë pozita të forta në këmbim me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës Qëndrore, dollari këmbehet me 119.94 lekë, kundrejt 119.23 lekë që ishte një ditë më parë dhe euro këmbehet 140.29 […]
-
Biznesi po rrit shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese
16 Janar 2015, 14:15TIRANE, 16 Janar /ATSH/- Hapat e përtëritjes ekonomike të vendit kanë sjellë përmirësime në shfrytëzimin e kapaciteve prodhuese të sipërmarrjeve në shumicën e sektorëve. Këtë fakt e reflekton edhe treguesi i ndjesisë ekonomike, i cili u përmirësua në tremujorin e fundit të vitit 2014 për të pestin tremujor radhazi, duke evidentuar perceptim më optimist të […]
-
Kukës- Protestojnë në mbrojtje të mjedisit
16 Janar 2015, 14:15TIRANË, 16 Janar /ATSH/ – Banorët e fshatit Mamëz, të komunës Kolsh në rrethin e Kukësit, kanë kërkuar që kompania e cila po shfrytëzon tokat e tyre për nxjerrjen e hekur-nikelit, të paguajë dëmshpërblimin që iu takon, pasi pronat ku po punon firma janë të banorëve të zonës. Ata shprehen se kompania u ka sjellë […]
-
Gjykata e Pukës do të nisë zbatimin e teknikave të Menaxhimit Aktiv të Çështjeve Gjyqësore
16 Janar 2015, 14:15TIRANË, 16 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ – Në Gjykatën e Pukës do të fillojë zbatimi i teknikave të Menaxhimit Aktiv të Çështjeve Gjyqësore. Burime nga USAID theksojnë se, ky projekt bëhet me iniciativën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Bib Ndreca, mbështetur nga USAID dhe OSBE. Ky projekt “pilot” u zbatua fillimisht në Krujë […]
-
Sistemi i ri elektronik i DPT-së, shtyhet afati për pagesat nga biznesi
16 Janar 2015, 14:15TIRANE, 16 Janar/ATSH/- Administrata Tatimore, duke marrë parasysh shqetësimet e paraqitura nga biznesi për vonesat në deklarime dhe pagesat e detyrimeve tatimore për periudhën dhjetor 2014, të cilat rrjedhin për shkak të fillimit të punës së sistemit të ri elektronik të tatimeve, njofton se nuk do të aplikohen gjoba e kamatvonesa nëse detyrimet shlyhen brenda […]
-
Biznesi optimist për ecurinë e kërkesës në sektorin e shërbimeve
16 Janar 2015, 14:14-Banka e Shqipërisë publikon raportin e vrojtimit të treguesve të besimit të bisnesit dhe konsumatorëve ndaj sektorëve të ekonomisë- TIRANE, 16 Janar /ATSH/- Biznesi shprehet optmist për ecurinë e kërkesës në sektorin e shërbimeve. Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit të treguesve të besimit të bisnesit dhe konsumatorëve ndaj sektorëve të ekonomisë, ku ndër […]
-
Skemat e mbështetjes synojnë formalizimin e bujqësisë
16 Janar 2015, 14:14TIRANE, 16 Janar /ATSH-E,Xhajanka/- Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike. Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesorë, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes, ndërsa paralelisht me këtë strategji po behen te gjitha përpjekjet me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të […]
-
Ukraine, 11 të vdekur nga dhuna e 24 orëve të fundit në lindje të vendit
16 Janar 2015, 14:13KIEV, 16 janar /ATSH-AFP/ – Njëmbëdhjetë persona, përfshirë gjashtë ushtarë, humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në lindjen rebele të Ukrainës, që ka njohur një rifillim të përgjakshëm dhune që prej një jave, sipas bilancit të autoriteteve ukrainase. “Gjashtë nga ushtarakët tanë vdiqën gjatë dhunës së 24 orëve të fundit, ndërkohë që 18 të […]
-
Elbasan- ARRSH, projekt për investime në aksin rrugor Elbasan – Cërrik
16 Janar 2015, 14:12ELBASAN, 16 Janar/ ATSH-Miranda Sadiku/ – Rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Cerrikut dhe më pas me hidrocentralin e Banjës tashmë ka hyrë në projektin e Autoritetit Kombëtar Rrugor, me qëllim realizimin e një investimi te rendesishem. Ka më shumë se 25 vjet që ky aks rrugor është tejet i amortizuar, por duket se tashmë […]
-
Thaçi: Të kryhet demarkacioni i kufirit Kosovë – Mali i Zi
16 Janar 2015, 14:12PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Podgoricë se duhet të kryhet sa më shpejt demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Gjatë një konference për shtyp me zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiç, Thaçi shprehu gatishmërinë që të përshpejtohet […]
-
Trajneri Arsen Wenger kundër Topit të Artë !
16 Janar 2015, 14:12TIRANE, 16 janar /ATSH/. – Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, është kundër Topit të Artë. Nderkohe qe Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë për të dytën herë radhazi dhe të tretin në karrierë, trajneri i Arsenalit, francezi Arsen Wenger, është kundër këtij çmimi. “Unë jam kundër Topit të Artë, sepse e dua ekipin si tërësi. […]
