Arkiva
-
MAIDUGURI, 10 janar /ATSH-AFP/ – Të paktën 19 persona vdiqën sot pas shpërthimit të një bombe të vendosur te një vajzë rreth 10 vjeçe në një treg në Maiduguri, qytet i rëndësishëm i verilindjes së Nigerisë, njoftoi policia lokale. “Numri i viktimave është 20 dhe i të plagosurve 18, përfshirë vajzën kamikaze që mundësoi shpërthimin […] 11 Janar 2015, 07:43
-
Greva në arsim fillon të martën
11 Janar 2015, 07:42PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/.- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë do të zhvillojë ditën e martë një grevë që do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, në shenjë proteste për moszbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive. Sipas KosovaPress, kështu u vendos të shtunën në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, […]
-
Gjakovarët kërkojnë shkarkimin e ministrit Jabllanoviq
11 Janar 2015, 07:42PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/.- Rreth 2 mijë veta morën pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë, kundër ministrit nga komuniteti serb në qeverinë kosovare, Aleksandar Jabllanoviq. Sipas KosovaPress, “Serbia nuk kalon” dhe “Jabllanoviq jashtë “, ishte sllogani në këtë protestë. Njëra nga organizatoret tha se në këtë rast duhet të ndërhyjë qeveria e […]
-
Shala: Do të investohet në infrastrukturën e futbollit
11 Janar 2015, 07:42PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/- Zv/kryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, Kujtim Shala, bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, vizitoi sot klubin e futbollit “Feronikeli” dhe punimet që janë zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku siguroi se do të investohet në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit. “Unë e […]
-
Hamburg, Merkel kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes shërbimeve sekrete evropiane
11 Janar 2015, 07:42HAMBURG, 10 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shërbimeve sekrete evropiane, pas një serie sulmesh terroriste në Francë.Ajo theksoi se kjo gjë mund të shtyhej edhe përtej kufijve të Bashkimit Evropian.Ministrat e Brendshëm evropianë do të takohen nesër në Paris së bashku me homologun e tyre amerikan, Eric […]
-
Sigurimet shoqërore, Veliaj: Mbi 1400 institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet
11 Janar 2015, 07:41TIRANË, 10 Janar/ATSH/.- Rreth 53 mijë subjekte, nga të cilat 1407 institucione publike buxhetore, nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punëtorëve të tyre të deklaruar gjatë tetë viteve të qeverisë së kaluar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, e bëri këtë deklaratë gjatë analizës një vjeçare të punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit, […]
-
Ministria e Kulturës, 3.5 milionë lekë në 2015-tën për përkthimin letra
11 Janar 2015, 07:41TIRANË, 10 Janar / ATSH – Ministria e Kulturës ka njoftuar së fundmi se fondi i përkthimeve letrare të krijuar nga Ministria e Kulturës për vitin 2015 kap vlerën e 3.5 milionë lekëve, fond ky i cili mbështet përkthimet me cilësi të lartë të letërsisë së huaj. “Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) do të nxisë […]
-
Zgjedhjet në LDK, Fatmir Sejdiu kërkon një anëtar – një votë
11 Janar 2015, 07:41PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/.- Ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ripërsërit se në zgjedhjet e kësaj partie duhet “një anëtar- një votë”, si sistem që e kanë aplikuar partitë me demokraci të brendshme të zhvilluar. Sipas KosovaPress, ai thotë se vetëm kështu mund të bëhen ndryshimet e nevojshme që LDK-ja në përputhje me vullnetin e anëtarësisë […]
-
Gjilani drejt rikthimit në programet e bashkëpunimit ndërkufita
11 Janar 2015, 07:40PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/.- Gjilani pritet të rikthehet në programet e bashkëpunimit ndërkufitar e ndërrajonal. Sipas KosovaPress, kështu thotë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. Ai thotë se po qëndron në Bruksel ku pritet të ketë takime intensive me Brukselin për këtë çështje. Kjo do i mundësonte Gjilanit ura bashkëpunimi për zhvillim ekonomik për të krijuar […]
-
Sahatqija: Fjalët e ministrit Jabllanoviq janë të rënda e të papranueshme
11 Janar 2015, 07:40PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/.- Nënkryetarja e LDK-së, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës Teuta Sahatqija, thotë se nuk pranohet që një ministër i Qeverisë nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme. Kështu flet ajo për deklaratat e ministrit serb, Aleksander Jabllanoviq, bëri të ditur KosovaPress. Pavarësisht çfarë thotë shefi i […]
-
Kosovë- Thaçi, të hënën në Shqipëri
10 Janar 2015, 22:59PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/- Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se të hënën do jetë në një vizitë në Shqipëri. “Falënderoj Universitetin Publik të Tiranës për nderimin e madh që më kanë bërë, duke më ndarë çmimin Doctor Honoris Causa, që do ta marrë në Tiranë këtë të hënë gjatë […]
-
Cipras: SYRIZA, alarmi që do zgjojë
10 Janar 2015, 20:55
lidershipin evropian nga letargjiaSYRIZA është alarmi që do ta zgjojë lidershipin evropian nga letargjia, deklaroi kryetari i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, Aleksis Cipras, në një intervistë për televizionin britanik ”Channel 4 News”, ndërsa për politikën e brendshme nënvizon se është i vendosur të përplaset me të për të ndaluar paligjshmërinë.
-
Vaji i ullirit, rritet prodhimi dhe importet
10 Janar 2015, 20:38TIRANË, 10 Janar /ATSH/- Konsumi i vajit të ullirit në Shqipëri po shënon rritje nga viti në vit, mbështetur kjo edhe nga një sezon i mbarë i prodhimit të ullinjve. Prodhimi i vajit të ullirit këtë vit u rrit në 7500 tonë, ndërsa importi i vajit ishte 1200 tonë. Konsumi mesatar për frymë rezultoi 3.4 […]
-
TEL AVIV – Netanyahu jo i pranishëm në marshimin republikan parizian për arsye sigurie
10 Janar 2015, 20:38TEL AVIV, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu nuk do të jetë nesër i pranishëm në marshimin republikan në Paris, i organizuar për nder të viktimave të atentateve terroriste të ditëve të fundit, për motive sigurie, njoftoi zyra e tij e shtypit, që shtoi se pjesëmarrja e shefit të kabinetit izraelit në manifestim, […]
-
Francë, familja e policit të vrarë:Mos
10 Janar 2015, 18:54
ngatërroni ekstremistët me myslimanëtFamilja e policit Ahmed Merabet, i cili u qëllua për vdekje nga terroristet në sulmin kundër revistës satirike Charlie HEBDO në Francë , në një dalje për mediat ka bërë thirrje për tolerancë. Mes lotësh vellai i policit të vrarë ka kerkuar që të mos behen përzierje mes ekstemisteve dhe muslimanve, duke përmendur faktin se edhe vellai i tij i ndjerë ishte një musliman.
-
KROACI – Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
10 Janar 2015, 18:21ZAGREB, 10 janar /ATSH-HINA/ – Në Kroaci zhvillohet nesër turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mes presidentit aktual, Ivo Josipoviç (SDP) dhe Kolinda Grabar-Kitaroviçit (HDZ). Qendrat e votimit do të hapen në orën lokale 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë rreth 3,8 milionë persona./ a.jor.
-
230 mijë persona homazh për 17
10 Janar 2015, 16:10
viktimat e 2 atentateve terroristeTë paktën 230 000 persona manifestuan sot në të gjithë Francën në kujtim të 17 viktimave të sulmeve terroriste që tronditën vendin gjatë katër ditëve të fundit. Këto manifestime i paraprijnë atij të nesërmit të parashikuar në Paris me pjesëmarrjen edhe të presidentit François Hollande dhe të liderëve të tjerë evropianë.
-
Heroi i Frances, lajmëroi policinë i
10 Janar 2015, 16:09
fshehur në kuti për vëllezërit Kouachi27-vjeçari francez, Lilian Lepere është shpallur hero nga mediat franceze, pasi ai ishte personi që i dha informacione policisë nga brenda ndërtesës ku ndodheshin dy vëllezërit terroristë Cherif dhe Said Kouachi.
-
'Terrorizmi s'ka fe', Rusia ndalon
10 Janar 2015, 15:55
përdorimin e frazës ‘terrorist islamik’Një ligjvënës rus ka propozuar ndalesën e shprehjeve të tilla si “terrorist islamik” dhe “militant islamik” në media. Ai ka thënë se të tilla shprehje japin pikëpamje të gabuar rreth fesë Islame dhe vendosin në rrezik besimtarët e thjeshtë.
-
IFJ dhe “Reporterët pa kufij”: Mediat serbe të mos fyejnë shqiptarët
10 Janar 2015, 15:55TIRANË, 10 Janar /ATSH/ – Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists (IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF) kanë dënuar gjuhën e urrejtjes në mediat e Serbisë. Siku Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për […]
