Arkiva
-
TIRANE - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, monedha shqiptare leku shënoi forcim të lehtë të pozitave kundrejt dollarit amerikan, ndërsa humbi pikë me monedhën e përbashkët evropiane euro. 9 Janar 2015, 22:20
-
Tregu i karburanteve- Çmimi i naftës dhe benzinës ulet me 5 lekë/litë
9 Janar 2015, 22:19TIRANE - Tregu i karburanteve në vendin tonë ka shënuar sot rënie të çmimit me 5 lekë për litër për naftën dhe benzinën, duke reflektuar kështu pas kaq kohësh, uljen e çmimit të naftës bruto nën 48 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare.
-
Mbyllet aksioni INUK në Hudenisht, në katër ditë, 20 objekte të shembura
9 Janar 2015, 22:19TIRANË -. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka mbyllur sot operacionin në Hudenisht të Pogradecit, ku në katër ditë ka shembur 20 objekte. INUK gjatë këtyre katër ditëve ka fokusuar punën në zonën e Pogradecit, më konkretisht në lirimin e trasesë për rrugën Lin-Pogradec, veçanërisht në Hudenisht.
-
Presidentja Jahjaga nderon me medaljen Presidenciale të Meritave diplomatin francez Jerome Champagne
9 Janar 2015, 22:18PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s dhe ish-drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të FIFA-s, diplomatin francez, Jerome Champagne, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.
-
OSHEE shton sportelet për pagesat dhe shërbimin ndaj klientit
9 Janar 2015, 22:17TIRANE - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, që përfundon me 28 shkurt 2015, për të përballuar fluksin në rritje të qytetarëve, ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.
-
Zgjedhjet, priten ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ligjin e pushtetit vendo
9 Janar 2015, 22:17TIRANË - Pesë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, autoritetet shqiptare pritet të nisin punën për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.
-
Përfundon rikonstruksioni i godinës së re të ISHMPU
9 Janar 2015, 22:16TIRANË-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ rikonstruksionine ambienteve të reja të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave.
-
Teatri “Aleksandër Moisiu”, 62 vjet jetë nga komedia “Vajza nga fshati” te tragjedia “Elektra”
9 Janar 2015, 22:15DURRES-Më 11 janar teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit do të kujtojë 62-vjetorin e themelimit. Është një ditë e veçantë jo vetëm për aktorët, por për këdo që është ulur si spektator në sallën e këtij teatri që mban emrin e artistit të madh me origjinë shqiptare.
-
BEJRUT – Hezbollahu: Xhihadistët më të rrezikshëm për islamin se karikaturat
9 Janar 2015, 22:11BEJRUT – Shefi i Hezbollahut shiit libanez theksoi sot se xhihadistët që luftojnë në botë e dëmtojnë më shumë islamin se veprat tallëse të Muhamedit, pa përmendur masakrën në Charlie Hebdo.
-
STRASBURG – Shtyhet takimi Merkel-Hollande
9 Janar 2015, 22:10STRASBURG – Takimi i parashikuar të dielën në Strasburg mes François Hollande dhe Angela Merkel është shtyrë për një datë ende të pacaktuar për shkak të ngjarjeve të fundit në Francë, theksoi sot zëdhënësi i presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
-
Bushati homazhe në ambasadën franceze: Nuk ka demokraci pa liri
9 Janar 2015, 22:09TIRANË-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot homazhe në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike në Paris, ku si pasojë e një sulmi terrorist në redaksinë e gazetës satirike ‘Charlie Hebdo’ u vranë 12 persona.
-
Ahmetaj: Rritja ekonomike 3,30%, tregues i funksionimit të modelit ekonomik
9 Janar 2015, 22:09TIRANË – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka vlerësuar sot rritjen ekonomike me 3,30% në tremujorin e tretë të vitit 2014, kundrejt të njëjtës periudhë në vitin 2013.
-
Mbahet sot eventi i hapjes së Vitit Europian për Zhvillim 2015
9 Janar 2015, 22:08TIRANË-Sot është eventi i hapjes së Vitit Europian për Zhvillim 2015. Ceremonia do të mbahet në Rigë, Letoni, ku pritet të marrin pjesë Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri Europian për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar Neven Mimica.
-
Shqipëri-Kosovë, rritje e bashkëpunimit për procesin e integrimit
9 Janar 2015, 22:07TIRANË – Shqipëria dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin për procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe Kosovës. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi u takua me Kryetaren e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit të Kosovës, znj. Teuta Sahatqija.
-
MPJ dënon sulmet terroriste të Boko Haram në Nigeri
9 Janar 2015, 22:07TIRANË-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënoi sot me forcë sulmet terroriste të Boko Haram mbi popullsinë civile në veri-lindje të Nigerisë, që kanë lënë pas qindra viktima të pafajshme dhe kanë shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra fshatrave në vend, me pasojë shpërnguljen e popullsisë lokale.
-
Përurohet ndërtimi i xhamisë së Selitës, Vorpsi: Një objekt tjetër kulti i shtohet qytetit tonë
9 Janar 2015, 22:07TIRANË-Një tjetër objekt kulti i është shtuar sot kryeqytetit pas përurimit të xhamisë së Selitës. Të pranishëm në ceremoni ishin Prefekti Sadi Vorpi, nënkryetari i KMSH Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ambasadori kuvajtjan në Tiranë Najeeb A. Al-Bader, imami i xhamisë që kishte ardhur nga Kuvajti dhe kreu […]
-
Ministri Veliaj thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e punës në të zezë
9 Janar 2015, 22:06TIRANË-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka ftuar sot të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast konkret punësimi në të zezë që njohin.
-
Ministria e Bujqësisë, partneritet me OEK-un për zhvillimin e agrobizneseve
9 Janar 2015, 22:05PRISHTINË - Me përkrahjen institucionale, agrobizneset vendore po arrijnë të zgjerohen e të modernizohen, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e prodhimtarisë vendore, si dhe në rritjen e cilësisë së këtyre prodhimeve. Kjo përkrahje për agrobizneset përmes granteve investive, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
-
Filmi shqiptar “Amanet”, rikthehet në kinema
9 Janar 2015, 22:05TIRANE -Filmi shqiptar “Amanet” i regjisorit Namik Ajazi me skenar të Ruzhdi Pulahës, prodhuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në bashkëpunim me Radio Teleizionin Shqiptar, do të risjellë në kinema Eva Alikajn.
-
Berat / Pamja e Urës së Goricës natën, mrekullon kalimtarët dhe turistët
9 Janar 2015, 22:04Tiranë – “Ura e Goricës” e cila ndodhet në lagjen me po të njëtin emër “Goricë”, në qytetin e Beratit, pas proçesit të restaurimit dhe ndriçimit gjatë natës, është një ndër pamjet më të veçanta e më atraktive të qytetit muze, qytet ky i cili është shpallur i tillë që prej […]
