Arkiva

  • BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin një ndryshim radikal dhe gjykoi se kriza financiare ruse nuk ishte një lajm i mirë për Evropën dhe pjesën tjetër të botës. “Presidenti Putin dhe drejtuesit rusë duhet të mendohen seriozisht për (…) një ndryshim radikal të […]
  • Johannes Hahn shumë shpejtë në Kosovë

    PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi thotë se takimi në Bruksel me Johannes Hahn, Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, ishte i fokusuar te të gjitha çështjet akute të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Sipas KosovaPress, Thaçi thotë se Hahn shumë shpejtë do të […]

  • Kosovë-Serbi, në Bruksel për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve

    PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me lehtësimin e BE-së, ku u diskutua për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve. Në njoftimin zyrtar […]

  • Shqipëri-Turqi, firmoset marrëveshja për tregtinë e lirë

    TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Shqipëria dhe Turqia firmoson të enjten marrëveshjen e tregtisë së lirë, me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekçi, në Tiranë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, gjatë një deklarate për […]

  • Vlorë/ Sesion informimi për Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon

    Vlorë, 18 dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Në kuadër të lançimit të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatik dhe Jon, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian organizoi të enjten në qytetin e Vlorës, një sesion informimi. Në qendër të këtij aktiviteti ishte njohja e operatorëve të qeverisjes vendore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me përmbajtjen dhe përfitimit prej  […]

  • Kosova importoi 337.1 GWh energji elektrike, eksportoi vetëm 1.4 GWh

    PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike. Sipas KosovaPress, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 Gwh energji elektrike. Në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është […]

  • Kosovë- Kuvendi nis seancën për formimin e komisioneve

      PRISHTINË, 18 Dhjetor /ATSH/.- Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me propozimin e formimit të komisioneve të kuvendit, ku janë paraqitur dy propozime, njëri që ka 14 komisione, kurse tjetri 13 komisione. Formimi i komisioneve kërkon votimin e 2 të 3 të deputetëve. Ndërkohë, në këtë seancë janë betuar edhe deputetët e rinj të […]

  • Konferenca e parë Kombëtare e Udhërrëfyesve Turistikë

    TIRANË, 18 Dhjetor / ATSH – N.Lena/ – U zhvillua sot në Tirane Konferenca e parë Kombëtare e Udhërrëfyesve Turistikë me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike në Shqipëri (NATGA). Prezantimin e shoqatës dhe aktivitetin e esaj në vite e bëri Presidenti i shoqatës, Martin Mato, i […]

  • Festat-Ministria e Brendshme, masa në pikat kufitare për fluksin e lëvizjeve

      TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH/-Ministria e Brendshme bën me dije sot në një deklaratë për mediat se Policia Kufitare e mbështetur nga Policia e Shtetit, po punojne ditët e fundit me regjim të përforcuar për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit. Ministria e Punëve të Brendshme […]

  • GREQI – Cipras: Kryeministri Samaras mbetet i rrezikshëm për vendin

    ATHINË, 18 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ – Të rrezikshëm për vendin e cilësoi kryeministrin grek, Antonis Samaras, kryetari i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, Aleksis Cipras në një mbledhje të jashtëzakonshme të sekretariatit politik të partisë. “Samaras është i aftë të inskenojë madje edhe një bankrun (tërheqja masive të depozitave bankare – shën. përkth.) me një […]

  • PD-Duma: EAG kapet në shkelje flagrante, miliona nga agjencia e Veliajt pa procedurë

      TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin korruptiv të agjencisë EAG, e cila sipas saj, mori miliona leke nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për një produkt që ishte prodhuar tashmë. Sekretarja për Marredhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, në një deklaratë për mediat u shpreh […]

  • Ndryshimet ne Kodin Penal, Rama: T’i hapim rrugën ndërtimeve me leje

    TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se është koha t’i hapim rrugën procesit të ndërtimeve me leje në vend dhe nëse do e bëjmë këtë do të ndajmë qartësisht epokën e derisotme, ku lejet e dhëna në Republikën e Shqipërisë dhe të zbatuara pikë për pikë sipas vullnetit të autoritetit […]

  • SHKUP – Ivanov: Greqia mund ta ngadalësojë, por jo ta ndalojë lidhjen tonë me Evropën

    SHKUP, 18 dhjetor /ATSH-MIA/ - E dimë se cilat janë pasojat nga bllokimet për anëtarësimin tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, pasi bllokimet shkaktojnë frustrime në shoqërinë e Maqedonisë, destabilitet në jetën politike dhe tensionime në marrëdhëniet ndëretnike, deklaroi presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov gjatë fjalimit të tij vjetor para deputetëve. ”Ardhmëria e Republikës së […]

  • Boshnje, Qeveria e re merr miratimin e Parlamentit

    SARAJEVË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti i Republikës Srpska miratoi gjatë mbrëmjes së djeshme qeverinë e re të këtij etniteti të serbëve boshnjakë, e krijuar dy muaj pas zgjedhjeve të tetorit në këtë vend që është etnikisht i ndarë. Kabineti i ri do të drejtohet nga kryeministrja në largim, Zheljka Cvijanovic, anëtare e Unionit të […]

  • Nigeri, Boko Haram merr peng
    një fshat të tërë, vret 33 persona

    Grupi terrorist i Boko Haram ka vënë nën kontroll fshatin Gumsuri në veri-lindje të Nigerisë duke vrarë të paktën 33 persona dhe duke marrë peng rreth 100 të tjerë. Lajmi raportohet nga BBC, ku sipas një të mbijetuari militantët e organizatës ekstremiste Boko Haram kanë marrë peng të rinj, burra, gra e fëmijë.

  • Panariti: Standartet e sigurisë ushqimore garanci për rritjen e besimit të konsumatorëve

    TIRANE. 18 Dhjetor /ATSH-E,Xhajanka/ -Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti mori pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Tiranë me rastin e përfundimit të Projektit IPA 2009, “Konsolidimi i sigurisë ushqimore në Shqiperi”, në ambjentet e reja të Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Tiranë, financuar nga Projekti IPA 2010. Në fjalën […]

  • FA ndan dhurata për personat me aftësi të kufizua

    Gjeneralmajor Bazo jep dhurata për personat me aftësi të kufizuar në Qendrën Rezidenciale “Pëllumbat” TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH/ -Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte sot në Qendrën Rezidenciale, të personave me aftësi të kufizuar, “Pëllumbat”, dhe u shpërndau atyre dhurata për festat e fundvitit. Dhurata janë përgatitur nga personeli i Forcave të […]

  • BE, 92 milionë euro për bujqësinë shqiptare

    TIRANE, 18 Dhjetor /ATSH/-Bashkimi Europian do të mbështesë me një fond prej rreth 92 milionë euro  investimet në sektorin bujqësor shqiptar gjatë viteve 2014-2020. Në ceremoninë e organizuar sot në Tiranë me rastin e përfundimit të Projektit IPA 2009, “Konsolidimi i sigurisë ushqimore në Shqiperi”, në ambjentet e reja të Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Tiranë, […]

  • Putini dënon “operacionin ndëshkues” të Ukrainës kundër rebelëve në lindje

    MOSKË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti Vladimir Putin, dënoi sot “operacionin ndëshkues” të filluar sipas tij nga Kievi kundër rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës. “Pas grushtit të shtetit që ndodhi në Kiev nga forcat e armatosura, autoritetet e reja ukrainase nuk dëshironin të zhvillonin një dialog me lindjen proruse por dërguan policinë, më pas […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv