Arkiva
-
PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Në Tel Aviv të Izraelit është duke u xhiruar filmi “Out of the deep” i cili ka bërë bashkë ekipe të filmit nga Kosova dhe Izraeli. Sipas KosovaPress, për xhirimin e këtij filmi atje po qëndron ekipi kosovar i filmit me producente Blerta Basholli, e cila është edhe asistentja e parë e […] 18 Dhjetor 2014, 18:20
-
BSH: Politika monetare do të mbetet në kahun stimulues
18 Dhjetor 2014, 18:20TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka deklaruar se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues edhe gjatë tremujorëve në vazhdim. Sipas BSH-së, kërkesa e ulët për financim ishte reflektuar në ecurinë e brishtë të kredidhënies, që kishte bërë që sinjalet pozitive të muajve të verës për një rigjallërim të […]
-
Përfundon Ten Ecoport, gati Task Force për mbrojtjen e mjedisit në portet e rajonit
18 Dhjetor 2014, 18:20Durrës, 19 Dhjetor /ATSH/- Rezultatet e projektit Ten Ecoport janë paraqitur në takimin përmbyllës që u mbajt më 16-17 dhjetor në qytetin e Barit (Itali). Përfaqësues të 10 institucioneve dhe shoqërive partnere nga 7 vende të rajonit, mes të cilave edhe Autoriteti portual I Durrësit morrën pjesë në takimin final si dhe në Konferencën për nënshkrimin […]
-
Thaçi: Obama rrëzoi murin e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë
18 Dhjetor 2014, 18:20PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi përshëndeti vendimin e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kubën. Sipas KosovaPress, Thaçi u shpreh se kështu u shemb një ndër muret e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë. “SHBA në këtë mënyrë nis një kapitull të ri të […]
-
Lou Reed, Green Day, Billie Withers hyjnë në Rock and Roll Hall of Fame (video)
18 Dhjetor 2014, 18:20Cleveland/ Rokeri Lou Reed, punk banda Green Day, ish-bateristi i grupit The Beatles Ringo Starr dhe këngëtari Bill Withers janë ndër artistët që arritën të futen sivjet në Rock and Roll Hall of Fame. Starr u përzgjodh në kategorinë e shkëlqimit muzikor si një solo artist, ashtu siç kanë bërë edhe ish-anëtarët e tjerë të […]
-
SPANJË – Prokurori i përgjithshëm i Shtetit jep dorëheqjen
18 Dhjetor 2014, 18:20MADRID, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Prokurori i përgjithshëm i Shtetit, Eduardo Torres-Dulce përballur me presione të forta gjatë organizimit të referendumit në Katalonjë, një votim i cilësuar antikushtetues nga qeveria, dha sot dorëheqjen, një vit para përfundimit të mandatit të tij. Përfaqësuesi më i lartë i Ministrisë Publike në Spanjë, i pavarur nga kjo e […]
-
Panariti: Mbështetje sektorëve prioritarë sipas hartës bujqësore
18 Dhjetor 2014, 18:20- Interpelancë e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti - TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi sot në Kuvend, se strategjia e bujqësisë për vitin 2015, do të fokusohet në realizimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendas, përmes adresimit të fondeve buxhetore […]
-
Francë, Hollande: S'paguajmë
18 Dhjetor 2014, 18:15
për të mbajtur Britaninë në BEFranca është rreshtuar përkrah shteteve që nuk duan ndryshim të rregullave të BE, edhe me çmimin e largimit të Britanisë nga unioni. Britanikja “The Telegraph” raporton se presidenti francez François Hollande ka vendosur të bllokojë kërkesën e Cameron për të ndryshuar traktatin e BE duke e cilësuar Cameron si “të fiksuar pas problemeve të tij”.
-
Kosovë- KQZ miraton planin për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Graçanicë
18 Dhjetor 2014, 17:28PRISHTINË, 18 Dhjetor /ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen në 18 janar 2015. Ky plan parashikon të gjitha aktivitetet ligjore dhe teknike për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë. Sipas Planit Operacional, periudha e […]
-
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Kuliçin, vrau një vit më parë balerinën
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda burgim të përjetshëm për Artur Kuliçin, që në 2013-ën vrau me armë zjarri në një lokal nate një balerinë. Lajmi bëhet me dije nga Prokuroria e cila njofton se shtetasi Artur Kuliçi, akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” […]
-
BSH: Norma e interesit për lekun nuk ndryshon
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin mujor të politikës monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë […]
-
Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për shkarkimin e Cefës dhe Lelcajt
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Zhvillimi i seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka bërë që Gjykata Kushtetuese të shtyjë për në 27 janar shqyrtimin e padisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e dy anëtarëve Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj. Gjatë seancës së zhvilluar paraditen e së enjtes mësohet se përfaqësuesit ligjor të Kuvendit […]
-
BRUKSEL – Tusk: BE duhet të jetë e vendosur, por e përgjegjshme përballë Rusisë
18 Dhjetor 2014, 17:28BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh sot për një strategji të vendosur dhe të përgjegjshme nga Bashkimi Evropian përballë Rusisë në konfliktin ukrainas. “Duhet të japim sinjale të qarta se ne jemi të gatshëm për të mbështetur Ukrainën edhe financiarisht”, deklaroi kryeministri polak, i cili drejton […]
-
Tregu valutor- Leku i qëndrueshëm ndaj euros, humb pikë me dollarin
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten në mesditë leku ka fituar pikë ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa ka humbur pikë me dollarin krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 113.74 lekë ose 1.16 lekë më shumë dhe […]
-
Kuvend- Miratohen me 84 vota ndryshimet në Kodin Penal
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Kuvendi miratoi sot me 84 vota pro dhe një votë kundër disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje. Miratimit të këtij pr/ligji i parapriu debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, i nxitur pas një amendamenti të propozuar nga dy […]
-
TURQI – Davutoglu: Ndikimet e krizës ruse do të jenë shumë të vogla
18 Dhjetor 2014, 17:28ANKARA, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, u shpreh optimist sot përsa i përket ndikimeve në Turqi të krizës monetare që po përballet Rusia, parter kryesor tregtar. “Luhatshmëria e madhe në tregjet ruse do të ketë impakt në vendet në zhvillim, mes të cilave edhe Turqia. Por ne nuk shohim ndonjë rrezik të […]
-
Kuvend-Maxhoranca konfirmon 84 votat, miraton disa ligje me shumicë të cilësua
18 Dhjetor 2014, 17:28TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Anila Struga/.- Maxhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend 84 votat e domosdoshme për miratimin e disa projektligjeve me shumicë të cilësuar. Me 84 vota u miratuan disa ndryshime në ligjin e Kodit Rrugor, në Kodin Penal; ndryshimet në ligjin e Gjykatës së Lartë, ato në ligjin e ‘nëpunësit civil’, një ndryshim në […]
-
Haradinaj kërkon që çdo ministri të ketë vetëm një zv/ministë
18 Dhjetor 2014, 17:28PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH/.- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon me ngulm që çdo ministri të mos ketë më shumë se një zëvendësministër. Sipas KosovaPress, një kërkesë të tillë ai e ka bërë përmes llogarisë në rrjetin social “Facebook”, duke shkruar se PDK-LDK po e rrisin luksin qeveritar. “Në kohën kur qytetarët […]
-
Vlorë/ Qindra qytetarë me traget drejt Italisë, policia nis verifikimin
18 Dhjetor 2014, 17:27Vlorë, 18 Dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës nisi verifikimin për procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Vlorë-Brindisi të disa qindra qytetarëve që kërkojnë të udhëtojnë drejt Italisë dhe më pas vendeve të tjera të BE-së, mes të cilave Gjermania. Rreth 500 qytetarë, kryesisht nga rrethet Vlorë, Fier, Lushnjë e më pak nga qytete […]
-
Kuvendi i Kosovës miraton 14 komisione parlamentare
18 Dhjetor 2014, 17:27PRISHTINË, 18 Dhjetor/ATSH-B.Jashari/.- Kuvendi Republikës së Kosovës miratoi sot me 81 vota pro, 28 kundër dhe një abstenim propozim-vendimin për formimin e 14 komisioneve parlamentare. Deputetët fillimisht u njoftuan lidhur me certifikimin e deputetëve të rinj, të cilët do të zëvendësojnë deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar. Në seancën e Kuvendit të Kosovës […]
