Arkiva

  • Udhëheqësi politik i Koresë së Veriut, Kim Jong-un humbi një ceremoni të rëndësishme të përvjetorit të partisë në pushtet, duke zgjuar spekulime të tjera për shëndetin e tij dhe faktin se kush do ta marrë pushtetin. Për herë të parë në 3 vjet, emri i tij mungonte në listën e atyre që vizituan një mazoleum gjatë ceremonisë.
  • Ministri Bushati pret Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

      TIRANË, 10 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Perspektivat e bashkëpunimit rajonal ishin në qendër të takimit që Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë. Gjatë takimit palët ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe […]

  • Kryeministri Rama inspekton  rikonstruksionin e rrugës Shkodër – Shirokë

    TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama inspektoi sot rikonstruksionin e rrugës Shkodër – Shirokë. Rruga me gjatësi 3.3 km, është një investim me vlerë 161 milionë lekë. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës në 5.5m, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë sipas parametrave bashkëkohore. /gj.m//a.ke/    

  • Parandalimi i Ebolës në Kosovë, grup pune i posaçëm ndërinstitucional

      PRISHTINË, 10 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Parandalimi i Ebolës në Kosovë ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. “Pas lajmit shqetësues nga Maqedonia se një pacient që ka ndërruar jetë aty, dyshohet te kete qenë i […]

  • Thaçi: Zgjidhja duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve

      PRISHTINË, 10 Tetor /ATSH/.- Kryeministri në detyrë, njëkohësisht kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit me Presidenten Jahjaga tha se “zgjidha e ngërçit do të jetë në bazë të Kushtetutës dhe duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve”. Sipas Kosovapress, Thaçi ritheksoi se “duhet një komunikim me partitë e tjera”. Kryeministri Thaçi shoqërohej në takim nga […]

  • Japoni, tajfuni ”Vongfong” i afrohet arkipelagut

    TOKIO, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Tajfuni i fuqishëm ”Vongfong” po i afrohet sot arkipelagut japonez, sipas parashikimeve të fundit. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, tajfuni ”Vongfong” po drejtohet aktualisht drejt ishullit Okinawa në jugun e largët të Japonisë dhe ka humbur fuqinë, por mbetet ende shumë i fortë, me erëra që arrijnë deri në rreth 250 […]

  • Jahjaga- Jacobson: Kosova do të ketë shumë shkencëtarë

      PRISHTINË, 10 Tetor /ATSH/.- Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, këshilluan të premten vajzat e vogla në Kosovë, që të vazhdojnë arsimimin e tyre dhe të angazhohen sa më shumë drejt shkencës. Sipas KosovaPress, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave të vogla më 11 tetor, Jahjaga dhe Jacobson […]

  • Meta: Opozita nuk është përjashtuar nga delegacionet e Kuvendit

    TIRANË, 10 tetor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, hodhi sot poshtë pretendimet e opozitës se është përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar. Në një prononcim për mediat, kryeparlamentari sqaroi se opozita nuk është përjashtuar, por ka bojkotuar vetë të gjitha aktivitetet e Kuvendit. Sipas Metës edhe më herët, kur […]

  • Kievi, Moska dhe BE-ja bien dakord për rifillimin e negociatave për gazin

    MOSKË, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Ukraina, Rusia dhe Bashkimi Evropian do të marrin pjesë më 21 tetor në negociatat që do të zhvillohen në Berlin më 21 tetor që parashikojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gazin para stinës së dimrit, pas njoftimit të bërë sot nga Moska për pjesëmarrjen e saj. “Pala ruse ka pranuar datën për zhvillimin […]

  • AKB: Nuk ka reforma ekonomike

    PRISHTINË, 10 Tetor/ATSH/.- Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka paraqitur një vlerësim rreth Raportit të Progresit 2014 për Kosovën, ku u tha se edhe këtë vit është paraqitur mungesa e madhe e reformave të ekonomisë dhe paaftësia e Kosovës për të konkuruar në tregjet e jashtme, bëri të ditur sot Kosova Press. Agim Shahini, kryetar […]

  • Borissov: Nuk mund të formoj i vetëm një qeveri minoritare

    SOFJE, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri bullgar, Boiko Borissov, i cili fitoi zgjedhjet legjislative më 5 tetor, pranoi sot se formacioni i qendrës së djathtë nuk mund të formonte i vetëm një qeveri, edhe minoritare dhe se ishte e nevojshme gjetja e partnerëve. “Ne nuk mund të formojmë një qeveri minoritare me 84 deputetë, rreth 37 […]

  • Meta takon Ali Ahmetin: Do të kontribuojmë për zgjidhjen e çështjes së emrit

    TIRANË, 10 Tetor/ATSH/.- Qeveria shqiptare do të japë kontributin e saj në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, në kuadër të integrimit të saj në strukturat e Bashkimit Europian, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Në një deklaratë për […]

  • Nishani – Ahmeti: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit vendimtar për stabilitetin e Maqedonisë

    TIRANË, 10 Tetor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi të premten me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti, theksoi se faktori shqiptar në Maqedoni ka një rol kyç në shtetformimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit, dhe se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet vendimtar për stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike […]

  • Mitrovicë, nis ndërtimi i spitalit të fëmijëve

    MITROVICË, 10 Tetor/ATSH-B.Jashari/.- Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, nisën sot punimet për ndërtimin e spitalit të fëmijëve. Në ceremoninë e fillimit të punëve me mjete të siguruara nga Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, nga Gjermania, kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, tha se ky është një objekt shumë i rëndësishëm […]

  • Braçe: Kompanitë e cigareve po kërkojnë të ripërsërisin skemën abuzive të një viti më parë

    TIRANË, 10 Tetor/ATSH/- Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe deklaroi të premten se kompanitë e cigareve po kërkojnë të ripërsërisin skemën abuzive të një viti më parë me zhdoganimin e cigareve para hyrjes në fuqi të ligjit për rritjen e akcizës së këtij malli. Braçe ju ka bërë thirje një pjese të […]

  • SHBA, Red Bull në telashe, 13 mln
    $ dëmshpërblim për konsumatorët

    Red Bull është në telashe! Kompania e pijeve energjike “Red Bull” do t’u paguajë 13 milionë dollarë dëmshpërblim për çdo person që ka blerë këtë pije energjike nga 1 Janari i 2002-shit deri në 3 tetor të 2014-ës.  VIDEO

  • Brandi “Mulberry” var çantat e koleksionit
    të ri në portën e familjes mbretërore

    Pjesë e fansave që duan çantat “Mulberry” janë edhe Dukesha Kate Middletone dhe Princesha Eugenie. Brandi ka përfunduar i ngatërruar me familjen mbretërore pasi ka varë në hekurat e portës së Pallatit Kensington disa çanta nga koleksioni i ri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv