Arkiva

  •   PRISHTINË, 10 Tetor/ATSH/.- Faktori ndërkombëtar vazhdon të refuzojë që të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit politik, i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson edhe një herë ka refuzuar që të japë ndonjë këshillë rreth daljes nga ngërçi, duke u shprehur se janë vetë liderët e partive […]
  • Mustafa kërkon nga PDK-ja që të tërhiqet

      PRISHTINË, 10 Tetor /ATSH/- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur që deputetët e VLAN-it nuk kanë ndërmend të votojnë për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas Agjencisë KosovaPress, në një postim në Facebook, Mustafa shkruan se partia e Hashim Thaçit ka dy rrugë për zgjidhje, të tërhiqet […]

  • Rama: Vijon shkulja e çibaneve mbi trupin e rruges se Elbasanit ne Tiranë

    TIRANË, 10 tetor/ATSH-Z.Tosku/-Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka komunikuar se po vijon prishja e ndërtesave pa leje përgjatë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Kryeministri i ka konsideruar çibane ndërtesat të cilat pengojnë realizimin e një hyrjeje me standarde për kryeqytetin. “Vijon shkulja e çibaneve mbi trupin e rruges se Elbasanit […]

  • Malala dhe Satyarthi fitojnë çmimin Nobel për Paqen

    STOKHOLM, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi Nobel për Paqen 2014 iu dha sot adoleshentes pakistaneze, Malala Yousafzay dhe indianit Kailash Satyarthi për luftën e tyre kundër shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve dhe për të drejtat e të gjithë fëmijëve për arsim. “Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe të mos […]

  • Virusi Ebola ngjall panik në Europë
    dyshime për Qipron dhe Pragën

    Virusi vdekjeprurës i Ebolës ka përhapur panik në të gjithë Europën. Mediat e huaja flasin për një rast të dyshuar, një student 26 vjeçar në veri të ishullit të Qipros.

  • Bankat, 7.1 mld lekë fitime

      TIRANE, 10 Tetor /ATSH/- Sistemi bankar regjistroi për 8 muajt e këtij viti një fitim rekord prej 7.1 miliardë lekësh. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, gjatë muajit Gusht, fitimi i bankave u rrit më tej nga vlera 5.7 miliardë lekë e 7-mujorit. Sistemi bankar këtë vit po konfirmon një përfitueshmëri të […]

  • UNESCO ndërmjetëson kërkesën greke për skulpturat e Partenonit

    ATHINË, 10 tetor /ATSH-ANA-MPA/ – Një delegacion grek, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Jashtme si dhe nga presidenti i Muzeut të Akropolit, u takua me përfaqësues të qeverisë britanike si dhe të Muzeut Britanik, në kuadër të “Komisionit ndërqeveritar të UNESCO-s për rikthimin e objekteve kulturore në vendet e […]

  • Ebola afër Shqipërisë?Maqedonia
    'Mos bëni panik, presim analizat'

    Nesër pasdite do të mësohet nëse shtetasi britanik i cili ndërroi jetën në Klinikën e sëmundjeve infektive ka qenë i prekur nga virusi vdekjeprurës, Ebola. Sipas korrespodentes së A1 Report Zerina Jahjaga autoritetet shëndetësore në Shkup janë në pritje të rezultateve nga analizat e mostrave që dje janë dërguar në Hamburg të Gjermanisë. Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmoi identitetin e shtetasit britanik që ndërroi jetë, ai është Kolin Xhefri.   VIDEO

  • Ngordh Lukanikos, qeni i famshëm i manifestuesve grekë

    ATHINË, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Gazeta e majtë greke ”Avgji” (Agimi) njoftoi sot se figura më e famshme e manifestimeve kundër masave shtrënguese që përfshinë Athinën, qeni Lukanikos kishte ngordhur, personalitet i vitit 2011 i të përjavshmes ”Time” për kurajon e tij për të treguar dhëmbët kundër forcave të sigurisë. Ishte kjo kurajo që do ta mposhte qenin hero. E përditshmja […]

  • BE-ja fillon operacionin “Triton” për shpetimin e migrantëve në Mesdhe

    LUKSEMBURG, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Fillimi i operacineve evropiane “Triton” do të nisë në nëntor dhe do t’i japin fund operacioneve italiane të shpëtimit në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe, njoftoi sot ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano. “Triton”-i do t’i mundësojë qeverisë italiane t’i japë fund operacionit ushtarak “Mare Nostrum”, që filluan në tetor […]

  • Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitë zyrtare në Shqipëri

      PRISHTINË, 10 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të zhvillojë një vizitë sot në Tiranë, ku do të takohet me drejtues të lartë të institucioneve të vendit. Sipas Agjencisë KosovaPress, Ahmeti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir […]

  • Tirana si Kandahari, Rama: E pabesueshme, por hidhërimisht e vërtetë

    TIRANË, 10 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social ‘Facebook” një video të një kronike lajmesh ku tregohet se si Tirana e vitit 2014 konkuron me Kandaharin, në garë kush i ka trotuaret më të pakalueshëm. “E pabesueshme, por hidhërimisht e vërtete: Në 3 vite kthyer 15 vjet mbrapa!”, shkruan […]

  • Lideri Kim Jong Un jo i pranishëm në përvjetorin e themelimit të partisë

    SEUL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un theu traditën duke mos vizituar mauzoleumin e paraardhësve të tij në 69-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë çka nxit spekullimet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Kim, për të cilin mendohet se është rreth të tridhjetave, vizitonte varrin e […]

  • Diplomati italian, Gabriele Meucci, shef i ri i EULEX-it

      PRISHTINË, 10 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Diplomati italian, Gabriele Meucci, është emëruar në postin e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Në një njoftim të Këshillit Evropian, thuhet se ai do të marrë detyrën në 15 tetor duke pasuar shefin e deritanishëm Bernd Borchardt. Synimi i EULEX-it, thuhet në njoftim, është […]

  • Një anglez vdes në Maqedoni nga “Ebola”

    PRISHTINË, 9 Tetor/ATSH/.- Zyrtarë të Zyrës së Jashtme janë duke hulumtuar raportet se një shtetas anglez ka vdekur në Maqedoni, dhe dyshohet se ka ndodhur nga Ebola, shkruan Press Association. Sipas KosovaPress, nëse konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i vdekjes të një anglezi nga Ebola, edhe pse infermierja britanike, Will Pooley ishte […]

  • George Clooney “braktis” muajin e mjaltit,
    udhëton drejt New Yorkut

    Ata kanë më pak se dy javë që janë martuar dhe duket se muaji i mjaltit ka përfunduar më shpejt se ç’pritej. Amal Alamauddin dhe George Clooney janë spikatur në periferi të Anglisë e pikërisht në Berkshir ku banojnë edhe prindërit e Dukeshës Kate. 

  • Kate Moss feston 25 vite karrierë, lançon gota në formën e gjirit

    Kate Moss ka pasur 25 vite të lavdishme në fushën e modës dhe këtë ajo e ka festuar mbrëmë ku ka ngriur dolli me shampanjë me gotat e saj të dizenjuara për 34 restorante, por nuk do të jenë në shitje. Ky set është ideuar në 

  • Anne Hathaway klasike
    në kopertinën e Harper’s Bazaa

    Aktorja Anne Hathaway ka pozuar për revistën Harper’s Bazaar dhe do të jetë në kopertinën e saj përgjatë muajit nëntor. Aktorja fituese e çmimit Oscar ka treguar linjat me fustan në ngjyrë të zezë dhe një bluzë të kuqe në formë zemre 

  • Heidi Klum në set fotografik
    si kërcimtare klabi nate 

    Heidi Klum është një nga femrat më “fashion”,  por gjatë një seti fotografik për bulevardin “Sunset”  në Los Angelos shihet jo si gjithmonë. Ajo është e lidhur me Vito Schnabel. Modelja e Victoria Secret shihet me fustan të shkurtër në 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv