Arkiva

  • Poloni, Gauck: Rusia i ka dhënë fund partneritetit me Evropën

    GDANSK (Poloni), 1 shtator /ATSH-AFP/ – Rusia i ka dhënë fund faktikisht partneritetit të saj me Evropën, deklaroi sot në Gdansk, presidenti gjerman, Joachim Gauck, i cili i vlerësoi ngjarjet në Ukrainë si ”një konflikt të ri të armatosur në kufijtë e Evropës”. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim një partneritet si edhe një marrëdhënie […]

  • Ermonela Felaj, ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin

    TIRANË,1 Shtator/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë në seancën e parë të sesionit të ri, miratoi dekretin e Presidentit që emëron Ermonela Felaj në detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 3 abstenime deputetët e mazhorancës miratuan dekretin, i cili emëron znj.Felaj në këtë post ministror. Ndërkohë, […]

  • Turqi, 981 gazetarë të pushuar nga puna në gjysmën e parë të 2014-ës

    ANKARA, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – Të paktën 981 gazetarë janë pushuar nga puna në Turqi gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, sipas një studimi të cilit i referohet e përditshmja opozitare ”Bogun”. Sipas autorit të këtij studimi, deputetit të pavarur, Idris Bal, i dalë nga partia islamike AKP e presidentit Recep Tayyip Erdogan në […]

  • Kuvend, rrezohen të gjitha dekretet e Presidentit

    TIRANË, 1 Shtator/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë, në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, rrëzoi të gjitha dekretet e Presidentit të Republikës, që kthejnë për rishqyrtim në parlament pesë ligje të miratuara në seancën plenare të 31 korrikut. Me 77 vota deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin që kthen ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”; me 81 […]

  • Rama: Policia e Shtetit në krye të detyrës, kemi më shumë për të bërë

      TIRANË, 1Shtator /ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në faqen e tij Facebook një statistikë krahasuese të shifrave të krimit për periudhën 2013-2014, ku duket qartë se Policia e Shtetit ka qenë në krye të detyrës. Statistika e shifrave krahasuese e publikuar nga Kryeministri Rama, hapet me posterin, Policia e Shtetit në […]

  • Davutoglu: Paqe me kurdët dhe hyrje në BE deri në vitin 2023

    ANKARA, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Gjatë paraqitjes në parlament të programit të qeverisë së tij, kryeministri i ri turk, Ahmet Davutoglu, rikonfirmoi vullnetin për arritjen sa më të shpejtë të një zgjidhje të konfliktit kurd dhe për futjen e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023. “Ne po zhvillojmë procesin e paqes me një vendosmëri […]

  • Jahjaga dekreton vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Kushtetuese

      PRISHTINË, 1 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi ditën e djeshme konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Kosovës. Presidenca njofton sot se, dekretimi u bë, duke u bazuar në nenin 84, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 2 […]

  • Cameron rrit tonin përballë xhihadistëve britanik

    LONDËR, 1 shtator /ATSH-AFP/ – David Cameron do të paraqesë sot para Parlamentit masa të reja destinuar luftës kundër islamizmit radikal, që do të lehtësojë konfiskimin e pasaportave të xhihadistëve britanik të nisur për të luftuar në Siri dhe në Irak. Kryeministri do të paraqesë planet duke nisur nga ora 13:30 GMT gjatë seancës parlamentare, tre […]

  • MPJ: Bashkëpunim konstruktiv të mëtejshëm me z. Tusk dhe znj. Mogherini

    TIRANË, 1 Shtator/ATSH/-Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet mbledhjen e datës 30 gusht 2014 të Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të cilët nominuan si President të Këshillit Evropian Kryeministrin polak Donald Tusk dhe si Përfaqësuese të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Ministren e Punëve të Jashtme […]

  • Der Spiegel: Amerikanët përgjojnë autoritetet turke

    ANKARA, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Autoritetet turke thërritën sot zëvendësambasadorin amerikan në Ankara menjëherë pas informacioneve të medias për aktivitete spiunazhi të SHBA-së në Turqim njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë turke. “Ambasadori i ri amerikan ende nuk ka ardhur por i ngarkuari i tij për ta zëvendësuar u thërrit në ministrinë e Punëve të […]

  • “Java e Aventurës”, promovim turizmit shqipta

    TIRANE, 1 Shtator/ATSH/- Agjenci turistike të huaja dhe media ndërkombëtare do të promovojnë turizmin shqiptar. Për katër ditë me radhë Shqipërinë e vizituan 25 përfaqësues të agjencive të huaja turistike dhe media ndërkombëtare si Lonely Planet, Nanoq, National Geographic Traveler, Outside Magazine, Yahoo Travel dhe Wanderlust Magazine. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia […]

  • LDK: Koalicioni paszgjedhor i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale

      PRISHTINË, 1 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, vlerësoi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të aktgjykimit lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Kryesia e LDK-së vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale dhe të hapë […]

  • Fitore historike e Senegalit kundër Kroacisë në Kupën e Botës në basketboll

    SEVILJE (Spanjë), 1 shtator /ATSH-AFP/ – Ekipi senegalez për meshkuj i basketbollit arriti fitoren më të madhe në historinë e tij duke mundur Kroacinë me rezultatin 77-75, njëri prej kandidatëve për podiumin e Kupës së Botës. Bashkë me fitoren që arritën dje kundrejt Porto Rickos (82-75), senegalezët ndodhen aktualisht në pozicion të favorshëm për të […]

  • Kosovë, KFOR-i do vazhdojë ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë

      PRISHTINË, 1 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumire komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, që shoqërohej nga komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali Francesco Figliuolo. Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart angazhimin e gjeneralit Farina dhe e falënderoi për punën e tij në Kosovë, […]

  • Rama: Shumica qeverisëse në krye të detyrës, opozita në drejtim të paditu

      TIRANË, 1Shtator /ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në faqen e tij Twitter nisjen e sezionit të ri Parlamentar, duke ironizuar opozitën për braktisjen e parlamentit. “Nis sesioni i ri me një shumicë përtej asaj qeverisëse në krye të detyrës dhe një parti të ikur në drejtim të paditur”, shkruan kryeministri Rama Më […]

  • Erdogan në Qipron Veriore në udhëtimin e parë presidencial jashtë vendit

    NIKOSI, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot vizitën e tij të parë zyrtare si kryetar shteti në Qipro për mbajtjen e premtimit të tij për një rregullim sa më të shpejtë të çështjes së bashkimit të ishullit. “Është e pamundur për ne që të harrojmë Qipron. Turqia dhe Greqia, si […]

  • “Skulptura e Parkut”, nis në Korçë simpoziumi ndërkombëta

    TIRANË, 1 Shtator/ATSH/- Në Ministrinë e Kulturës u zhvillua sot një konferencë për shtyp ku u prezantua simpoziumi ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”, e cila ka nisur në Korçë më datë 30 gusht e do të vazhdojë deri më 10 shtator 2014. Ky aktivitet, i  ideuar nga Genti Tavanxhi, po kontribuon për ngritjen  e Muzeut të […]

  • Thaçi: Institucionet e Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt

      PRISHTINË, 1 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- “Institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërtohen shumë shpejt”, paralajmëroi sot kryeministri Hashim Thaçi. “Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv