Arkiva
-
Policia e Gjirokastrës nënvizon se trafikantët e lëndës narkotike po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar drogën. Po përdoren akse rurale që nuk janë përdorur më parë. Rreth 50 kg mariuanë u sekuestruan mbrëmë pas një ndjekjeje policore në aksin rural Picar –Kolonjë. Trafikantët rrezikuan jetën e policëve. Më pas kishin braktisur drogën dhe ishin larguar në këmbë, drejt pyllit të Kolonjës. 29 Janar 2012, 10:30
-
Tiranë, makina përplas
29 Janar 2012, 09:46
kalimtarin e largohet, 1 i vdekuViktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kur është përplasur nga makina. Policia nis punën për të bërë identifikimin viktimës, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe shkaqet.
-
Kapen 6 kg drogë, ishin
29 Janar 2012, 09:16
fshehur në valixhe me sytjena
FOTO- Ja droga e kapur ne KakavijëNjë sasi prej 6 kg drogë, është gjetur mbrëmë në autobusin e linjës Shkodër- Athinë. Mariuana do të trafikohej në drejtim të shtetit grek dhe ishte fshehur në një valixhe me të brendshme grash. Policia e pikës kufitare të Kakavijës arrestoi drejtuesin e mjetit Selami Kalaja, pasi valixhja, ku u gjet droga, i përkiste atij.
-
Minxhozi padit Kuvendin
29 Janar 2012, 08:35
në gjykatë: Dua 4 mln lekëDeputeti i Partisë Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë shumën financiare që sipas tij rrjedh nga mosdhënia e tre rrogave mujore nga ky institucion. Padia mban nr.7708 dhe që është rregjistruar në 25 janar në sekretarinë e gjykatës.( ne foto Qemal Minxhozi)
-
21 janari, Armando Kasaj në
29 Janar 2012, 07:25
“arrest shtëpiak” pa policëGazeta "shqiptarja.com" sjell sot foto të banesës së tij, ku duket qartë se asnjë polic nuk duket gjëkundi, ndërkohë që mos ruajtja nga efektiva policie, mund të ndikojë një një largim të Kasajt nga banesa, me qëllim shmangien përballjes me drejtësinë. Kasaj akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë.
-
Sarandë, arrestohet 50 vjecari
28 Janar 2012, 22:33
kërkohej për vjedhjePolicia e Sarandës bëri të mundur ndalimin e një personi, i cili ishte shpallur në kërkim prej tre muajsh. Xheladin Tana, 50-vjeç, banor i qytetit të Tepelenës, ishte shpallur në kërkim që prej 22 nëntorit të vitit të kaluar, me akuzën për vjedhje.
-
Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh
28 Janar 2012, 22:08
profesor Muzafer XhaxhiuNdahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, profesor Muzafer Xhaxhiu. I diplomuar në Beograd dhe në Moskë për letërsinë klasike greke dhe latine, i kushtoi jetën klasikëve të mëdhenj të njerëzimit.
-
Monumenti 'Katër i Radës'
29 Janar 2012, 07:10
përurohet sot në OtrantoGjithçka gati tashmë për përurimin në Otranto të monumentit “Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues”. Komuna e Otrantos dhe Instituti i Kulturave Mesdhetare të Provincës së Lecces paraqesin në orën 12: 00 të ditës së monumentin që artisti Varotsos ka realizuar me pjesën e sipërme të Katër i Radës. Qëllimi i provomuesve të kësaj iniciative është kthimi i reliktit të Katër i Radës në një monument kushtuar të gjithë atyre që lanë jetën në det në kërkim të ‘tokës së premtuar’.
-
Beteja për jetën, Cynthia Nixon
28 Janar 2012, 21:01
nga Sex & the City në BrodwayKritika dhe publiku janë çmendur me rikthimin e aktores në skenën e Brodway. Spekltakli “Wit”, i marrë nga drama me të njëjtin emër të viti 1995 e çmimit Pulitzer Margaret Edson, debutoi në teatrin Samual J. Friedman Theatre, me regji të Lynne Meadow, në datë 26 janar.
-
Varrezave të Kukësit
28 Janar 2012, 20:39
i vihet kyci nga pronari i tokësTë afërmit nuk mund të vizitojnë varrezat e qytetit dhe ata që ndahen nga kjo jetë nuk kanë ku të varrosen, pasi një banor, i cili pretendon pronësinë e tokës së shfrytëzuar për varreza u ka vënë kyçin atyre.
-
5 zbulime shkencore
28 Janar 2012, 19:28
që tallen me ligjet e fizikësKa shumë pyetje të thjeshta që shkenca nuk mund ti japë përgjigje. Ka disa raste të veçanta kur universi bënë disa lojra të çuditshme, të cilat duken të projektuar nga një entitet i plotfuqishëm vetëm për “lujatur mendsh” shkencëtarët.
-
Vonesa në nisjen e tragetit
28 Janar 2012, 17:19
probleme në portin e VlorësVonesa e krijuar për nisjen e tragetit Vlorë-Brindisi për më shumë se 3 orë ka bërë që pasagjerët që presin të udhëtojnë në këtë linjë të irritohen me personelin e portit të Vlorës.
-
Rama në Preshevë:
28 Janar 2012, 16:27
Pritje e paharrueshme |Kryeosocialisti prezanton në luginën e Preshevës librin e tij. "Drejt Presheves. Rrafshine e mbuluar me debore nen qiellin e bardhe dhe asnje ndertim buze rruges as mes fushave vec fshatrave te grupuar", shkruan ai në Twitter.
-
Aksion i rrugores në Fier
28 Janar 2012, 15:51
Bllokohen 30 automjetePrej së enjtes, policët e qarkullimit rrugor në Fier kanë vendosur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit të Fierit, si dhe brenda në qytet. Kontrollet kanë pasur si objekt drejtuesit e mjeteve me targa të huaja që qarkullojnë në vendin tonë me dokumentacion të parregullt, si dhe mjetet që nuk kanë kryer në kohë procedurat e regjistrimit dhe pagimin e taksave.
-
Protestat e të burgosurve
28 Janar 2012, 14:51
Totozani drejt burgut të PeqinitProtesta disaditore e të burgosurve të Peqinit në lidhje me kufizimin e lejeve ka zgjuar reagimin e Avokatit të Popullit, i cili së bashku me stafin e tij është nisur sot drejt Peqinit.
-
Poligamët, jeta e gjashtë
28 Janar 2012, 16:07
familjeve në Shqipëri |Gjashtë familje që jetojnë në poligami zbulojnë anën e errët të një fenomeni që po hedh rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare. Ahmet Bajrami jeton me dy gratë e tij në Zall Bastar. Rrëfimi i nënës së tij Dude, e cila ka jetuar edhe ajo në poligami . Hoxha i akuzuar për xhihad Artan Kristo nga Rrashbul l i I Durrësit që jeton me dy gratë e tij dhe nëntë fëmijë... Historitë e rralla botohen sot në Shqiptarja.com. (Në foto: Bajrami dhe dy gratë e tij)
-
Spahiu: Nuk më sfidon dot
28 Janar 2012, 13:16
lidershipi i krokodilitGjatë fjalës në takimin me të rinjtë Kuz e Zi, Spahiu tha se votimi në Kuvend për hetimin e veprimtarisë së tij në KLD, provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.
-
Rama: Ora e ndryshimit troket fort
28 Janar 2012, 13:02Ai e cilësoi sërish çordotës kryeministrin Berisha dhe qëndrimet e tij. “Fjala e kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, shkruan Rama në Twitter.
-
Demi Moore, flirt me një 15 vjeça
28 Janar 2012, 12:54Së fundi kanë dalë të reja të tjera për aktoren, e cila duket se paska një pasion të veçantë për meshkujt më të rinj se vetja.
-
Berisha: I ofrova gjithçka PS
28 Janar 2012, 12:32
dhe Ramës, veç rinumërimitDuke komunikuar në gjuhën angleze në forumin Rinor Ballkanik Demokrat , kreu i qeverisë tha se kur ai u bë President standardet ishin minimale. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan por edhe ndërkombëtarët konstatuan se nuk kishte prova për manipulime. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan.
