Arkiva
-
Gjatë inspektimit në depon e ujit në Tiranë, ministri i punëve publike tha se brenda shtatorit do të arrihet furnizimi me ujë 24 orë pa ndërprerje për kryeqytetin. 14 Janar 2012, 18:27
-
Topi: Bashkëpunimi politik
14 Janar 2012, 18:15
element kyç për demokracinëPresidenti i republikës priti sot kongresmenin Çebot ku është diskutuar edhe roli i Shqipërisë në NATO. Në takim i pranishëm edhe ambasadori Arvizu.
-
Topalli në Pukë:
14 Janar 2012, 17:32
“Opozita sfidoi Kushtetutën”Kryeparlamentarja mori pjesë në 21 vjetorin e krijimit të degës së PD. “Natyrisht përballë kemi një kryetar partie i cili nuk di çfarë është Parlamenti”, thja ajo duke iu referuar kryesocialistit Rama.
-
Hakerat sulm doganës
14 Janar 2012, 17:18Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare.Gjithashtu, njoftojnë se kanë marrë në dorë programin për Investime Publike, listat e punëtoreve në Qeveri dhe në Radio Televizionin e Kosovës.
-
Policia: U plagosën 28 efektivë
14 Janar 2012, 21:00 -
Mirditë, godet me thikë
14 Janar 2012, 16:44
vajzën dhe ish gruanBabai godet me thikë vajzën e tij 17 vjeçe dhe bashkëshorten me të cilën ishte divorcuar pak kohë më parë.
-
Gaga imiton Madonën
14 Janar 2012, 15:48Që në vitin 2008 kur Lady Gaga arriti majat e suksesit ajo është krahasuar gjithë kohën me ikonën e popit Madonën. Por krahasimet me të arritën majat në momentin kur u lançua kënga e Gagës “Born this way”.
-
Tiranë, goditet banda
14 Janar 2012, 15:32
e hajdutëve të rinjBurime nga policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar 11 persona ndërkohë që disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë fundit të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 kanë kryer një sërë vjedhjesh të kategorive të ndryshme në Tiranë.
-
Autobuzët shqiptarë bllokohen në Morinë
14 Janar 2012, 14:33Përkrahës të Vetëvendosjes të nisur nga Shqipëria nuk kanë mundur dot t’i bashkohen protestave në pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Autobusët e nisur nga Tirana janë ndaluar në Morinë, raportojnë për Shqiptarja.com disa prej të rinjve të cilët po udhëtojnë drejt Kosovës. Sipas tyre, policia e Kosovës nuk lejon kalimin e autobuzëve drejt territorit kosovar. Madje, të rinjtë po postojnë në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter foto nga pika e bllokuar, sikundër po bëjnë aktivistë të Vetëvendosjes edhe në Merdarë apo Podujevë.
-
Vendimi i Gjykatës, Meta
14 Janar 2012, 19:47
takon Berishën e BashënBurimet thanë për Shqiptarja.com se tre politikanët e lartë, Berisha, Meta, Basha kanë biseduar në ambjentet e hotel “Rogner” në Tiranë, pasi kanë marrë pjesë në inaugurimin e një spitali privat ku ka qenë i pranishëm edhe deputeti i përjashtuar nga PS, Kastriot Islami.Takimi dy ditë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë për Ilir Metën.
BLOG-Çudia jemi ne, jo Meta Berisha e Basha -
Itali, shqiptari arratiset nga burgu
14 Janar 2012, 13:50
preu hekurat me sharrëDy të burgosur një shqiptar dhe një rumun, respektivisht 28 dhe 25 vjeç, janë arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Regina Coeli në Romë. Ata kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë. (Në foto: Altin Hoxha, 28 vjeçari i njohur si rrëmbyesi me sy të akullt)
-
Arratiset një shqiptar
14 Janar 2012, 13:20
nga një burg në ItaliItali - Dy të burgosur një shqiptar dhe një rumun respektivisht 29 dhe 25 vjeç janë arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Regina Coeli në Romë . Të burgosurit kanë sharruar hekurat e qelisë dhe më pas me
-
Fundoset superanija turistike
14 Janar 2012, 20:26
3 të mbytur, 70 të zhdukur
FOTO |Anija Costa Concordia ishte nisur nga porti i Civitavecchia në kryeqytetin italian Romë, për një tur në vendet e Mesdheut.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, pak pas mesnatës së mbrëmshme, kur komandanti i anijes urdhëroi që pasagjerët të vishin jelekët e shpëtimit dhe të niste evakuimi dhe anijua u batua në një anë. Tre të vdekur, 67 të plagosur, rreth 70 persona të zhdukur. -
Merrnin para, linin në qarkullim
14 Janar 2012, 10:35
makinat me defekte teknikeDy inspektorë janë kapur në flagrancë duke i marrë një sasi lekesh në formë rryshfeti, një personi për të kaluar automjetin si të rregullt,pasi ai më parë e kishte ngelur në sistemin e kontrollit për shkak të defekteve teknike.
-
Pllaka astrologjike më e vjetër
14 Janar 2012, 12:13
e botës, në një lokalitet ilir në SplitShkencëtari kroat, dr. Stasho Forenbaher, në lokalitetin arkeologjik të Splitit, në fshatin Nakovan në Peleshc, ka zbuluar copa të një pllake astrologjie që daton 100 vjet para erës sonë. Ky është zbulimi i tij i dytë i madh, pasi gati 13 vjet më parë aty zbuloi lokalitetin ilir. ( ne foto Shkencëtari kroat Stasho Forenbaher me pllakën e zbuluar dhe shpella ku është zbuluar vendi i shenjtë ilir në fshatin Nakovan)
-
KE: Po ju largohen
14 Janar 2012, 12:10
kapitalet e huajaGjatë nëntë muajve të vitit të kaluar, deficiti i llogarive korrente të Shqipërisë është përkeqësuar në masën 23 për qind në bazë vjetore. Kjo është një nga konkluzionet e Drejtorisë së përgjithshme Ekonomiko-Financiare të Komisionit Evropian, në analizën për periudhën e fundit të 2011-ës.
-
Pollo: Çmimet e telefonisë
14 Janar 2012, 11:57
celulare të përballueshmeMinistri i Inovacionit deklaroi sot se konkurenca në tregun e celularëve në vitin e kaluar ishte solide dhe se çmimet kanë qenë të përballueshme për qytetarët. Ministri bëri sot bilancin e punës së institucionit që ai drejton për vitin 2011.
-
AK: Të kufizohen mandatet
14 Janar 2012, 18:32
jo përjetësi në politikëAleanca Kuq e Zi kërkon kufizimin e mandateve të kryetarëve të partive, kryeministrave, të kryetarëve të bashikive dhe komunave në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Sipas AK kufizimi i mandateve duhet të jetë parim kushtetues dhe krerët e institucioneve duhet të kenë mandat të kufizuar. Spahiu: Vdekja fizike të mos lidhet me politike.”
-
Ivanoviç: Serbët të evitojnë lëvizjet
14 Janar 2012, 10:53
në Merdarë e Dheu i BardhëAgjencia e lajmeve Tanjug bën të ditur se Ivanoviç ka paralajmëruar serbët "të mos i eksponohen rrezikut” . Zyrtari i i Partisë Demokratike të Serbisë ka thënë se protesta e Vetëvendosjes nuk është aspak më pak të rrezikshme sesa shpallje pavarësisë e vitit 2008.
-
Ambasada e SHBA-së:Kujdes
14 Janar 2012, 10:38
me aksionin e VetëvendosjesAmbasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që më 14 janar t’u shmangen dy pikave kufitare me Serbinë, të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka parashikuar që t’i bllokojë. Në një mesazh urgjent, Ambasada e SHBA-së ka kujtuar qytetarët e saj se protesta me synim paqësor, mund të shndërrohet në të dhunshme dhe të paparashikueshme.
