Arkiva

  • Qeveria nuk zbaton afatin për ndryshimet ligjore të kërkuara. Ligji aktual për kthimin dhe kompensimin e pronës duhej t'u nënshtrohej ndryshimeve deri në nëntor 2011. Kjo ishte vendosur nga Këshilli i Evropës në maj të një viti më parë dhe ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave në prill të këtij viti.
  • Kavajë, këshilltari bashkiak
    kapet për drogë në Itali

    Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Kavajës nga subjekti Partia Socialiste, është kapur sapo ka hyrë në territorin italian, pasi ishte i shpallur në kërkim me akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike.
    Kapen ne portin e Durresit 227 kg drogë

  • Streep gruaja më e vjetër në kopertinën e Vogue

    Aktorja e cila luajti rolin e kryeredaktorës së Vogue në filmin “The Devil Wears Prada” do të jetë kopertina e muajit janar 2012 në të njëjtën revistë. Duket se 62- vjeçarja Meryl Streep ka zbutur inatin e Anna Wintour, duke e bindur të nxjerrë në kopertinë një artiste e cila rezulton të jetë më e moshuara mes femrave të tjera që kanë qenë protagonist në këtë revistë.

  • Ankand me 500 objekte të Michael Jackson

    Orenditë personale dhe objekte të tjera private të Michael Jackson janë ekspozuar në shtëpinë e ankandeve “Julien” në Beverly Hills. Ankandi i cili pritet të organizohet në datën 17 dhjetor do të nxjerrë në shitje orenditë personale të Jackson, ku numërohen mbi 500 objekte personale, mes tyre edhe disa antike që kishin mobiluar shtëpinë e mbretit të muzikës pop.

  • Tom Cruise bëhet gati për 50 vjetorin

    Aktori Tom Cruise po përgatitet 6 muaj para për ditëlindjen e tij dhe ajo që është më e rëndësishme mbetet fakti se ai pritet të festojë 50 vjetorin. Ndoshta kjo ditëlindje jubilare e ka bërë të mendojë atë kaq herët për detajet.

  • Tadic: BE kërkon njohjen
    e pavarësisë së Kosovës

    Presidenti serb, Boris Tadic, ka pranuar se në momentet e fundit të bisedimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbisë i është kërkuar të njohë Pavarësinë e Kosovës.

  • Vetëvendosja: Jemi gati
    të qeverisim Kosovën

    Gjatë një leksioni me studentet e Tiranes, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka deklaruar se forca politike që ai drejton është gati të qeverisë Kosovën nëse qytetaret e votojnë.

  • Aksidentet, 2 polic të vdekur
    dhe 7 të plagosur në pak javë

    “Ditë të vështira” për punonjësit e policisë që cdo ditë janë në patrullim për të ruajtur rendin dhe sigurinë në mbarë vendin. Aksidentet rrugore po mjelin më tepër viktima në rradhët e policisë se sa vetë kriminelët. Javët e fundit 2 punonjës policie kanë gjetur vdekjen dhe 7 janë plagosur në aksidente rrugore.

  • Të drejtat e emigrantëve
    Përfundon misioni në Shqipëri

    Raportuesi special mbi të drejtat njerëzorë të emigrantëve, Francois Crepeau, mbylli sot misionin e tij 9 ditor në Shqipëri. “Pas festimeve të ditës të së drejtave të njeriut (10 dhjetor) dhe pas festimeve të ditës internacionale të emigrantëve (18 dhjetor), inkurajojë autoritetet shqiptare të zhvillojnë, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë civile, një strategji kombëtare mbi të drejtat e njeriut” përfundon Crepeau.

  • Cfare është virgin nafta

  • Emrat, pergjimet, akuzat

  • Përmbytjet godasin Himarën
    Banorët: Qyteti në gjunjë 

    Reshjet e dy ditëve të fundit në Himare kanë përmbytur shtëpi e biznese, (Foto) ndërsa lagja Stefanel ka mbetur pa ujë të pijshëm. Në Pilur, rruga që e lidh atë me pjesën tjetër te zones është bllokuar nga rreshqitjet e tokës. Tridhjetë krerë bagti e imët janë rrembyer nga ujrat që kanë zbritur përgjatë shpateve të malit. Himara është përmbytur pasi shtrati i përrenjve është ngushtuar nga ndërtimet pa kriter.

  • TAP, përfundon raundi
    i dytë i negociatave

    Përfundon edhe raundi i dytë i negociatave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe TAP (Trans Adriatik Pipeline AG) mbi projektin e gazsjellësit TAP. Negociatat u zhvilluan në Tiranë. “Ju njoftojmë me kënaqësi se sot përfundoi raundi i dytë i negociatave me gazsjellësin TAP. Shqipëria është duke bërë maksimumin për realizimin e këtij projekti”, u shpreh Naço.

  • Ardian Hoxha: Ja pse Berisha
    urdhëroi zhdukjen e tim eti

    Lidhja e “pafajshme” e të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se i ishin zbuluar takimet me Grigorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë. Trafiqe armësh, karburantesh, në kohën kur Serbia vuante embargon totale. Dyshime për zvarritjet në 16 vite, ankthin e familjes për drejtësinë dhe dyshimet e vdekjes së Gazidedes.

  • Fier, 768 familje
    pa ndihmë sociale

    Prej më tepër se 4 muaj, rreth 768 familje nuk kanë marrë paratë e ndihmës sociale në qarkun e Fierit. Gjithcka prej problemeve të shumta në këtë qark.

  • Avokati i Popullit, favoritët: Igli
    Totozani dhe Përparim Kapo | 

    Ditën e enjte Partia Socialiste do publikojë kandidaturën fituese për postin e Avokatit te Popullit. Burime nga selia rozë bërën të ditur për televizionin “Vizion Plus” se emrat e favorizuar janë Igli Totozani e Përparim Kapo duke mos përjashtuar dhe kandidaturën e ish-deputetit socialist, Besnik Dervishi.

  • Si ti shpenzojmë paratë e librit?
    Për librin, 20% e fondeve të kulturës

    Ku shkojnë paratë që Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve jep për Librin? Një statistikë e përgatitur nga ky institucion mbi fondet e dhëna nga viti 2006 deri ën vitin 2011 për botimet dhe aktivitetet mbi librin, jep në mënyrë të detajuar shumën e sponsorizimeve për çdo botim a aktivitet që lidhet me librin. Për librin jepet 20% e fondit të kulturës. Ja ç’zbulon lista e sponsorizimeve të vitit 2010, klientelizëm dhe abuzime.

  • Ligji i Artit Skenik, debati që
    bënë artistët para miratimit

    Shqiptarja.com ka zbardhur seancën dëgjimore që është mbajtur me 26 tetor 2010, para se ligji të votohej në parlament. Në këtë seancë dëgjimore zbulohet se çmendonin dhe ç’synonin secili prej diskutuesve. Gazeta do të botojë në vijim një pjesë të mirë të diskutimeve të pjesmarrësve, duke nisur nga drejtori i TKOB Zhani Ciko.

  • EULEX ndalon ndihmat
    ruse për Serbët e veriut

    Ndihmat ruse, në ushqime dhe materiale, të cilat duhet ti shkonin serbëve të veriut të Kosovës, janë ndaluar mesditën e sotme nga EULEX. Mësohet se EULEX ka ndaluar kamionët rusë me ndihma në pikën kufitare të Jarinjës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv