Arkiva

  • ATHINË, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Aleksis Cipras, kreu i partisë së majtë SYRIZA, fitues i zgjedhjeve legjislative të parakohshme që u zhvilluan dje në Greqi, njoftoi se do të bashkohej me partinë Grekët e Pavarur të Panos Kammenos për formimin e një qeverie koalicioni. “Ne do të bashkojmë forcat tona, (…), ne do të vazhdojmë […]
  • Politikani Carson: Amerika s'duhet 
    të zgjedhë një president mysliman

    "Absolutisht nuk duhet që Amerika të zgjedhi një president të besimit mysliman"- kjo ka qënë deklaratë e fuqishme e thënë nga politikani amerikan Ben Carson
     

  • Fotolajm/ A i meritojnë të dënuarit
    këto kushte çnjerëzore në burgje?

    Të gjithë meritojnë të kryejnë dënimin për veprat e kundraligjshme që kanë kryer, ashtu siç është detyrë e shtetit tu garantojë atyre kushtet për ta vuajtur këtë “ndëshkim” në kushte normale në burgje…Por a i meritojnë të burgosurit këto kushte çnjerëzore?!  FOTO

  • Mbante në frigorifer organe gjenitale
    grash, misteri i "të çmendurit" danez

    Një burrë danez u arrestua nga policia në Afrikën e Jugut pasi në shtëpinë e tij u gjetën pjesë të organeve gjenitale të grave të cilat ruheshin në frigorifer.

  • Çdo ditë 300 mijë vajza në botë të 
    ekspozuara ndaj dhunës në shkolla

    Mbi 300.000 vajza në shkollat anembanë botës, për çdo ditë i nënshtrohen ngacmimeve nga më të ndryshmet, dhunës dhe sulmeve, shkruan Anadolu Agency (AA). Duke përkujtuar se sulme të tilla ndodhin shpesh herë, organizata për promovimin e të drejtave të njeriut "Plan International" në Norvegji, jep një të dhënën se 62 milionë femra në nivel botëror braktisin shkollimin.

  • Qeveria e re egjiptiane

    KAJRO, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria e re bëri dje betimin para presidentit Abdel Fattah al Sissi, një javë pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm që ishte bobësuar nga një skandal korrupsioni. Ish-ministri i naftës, Cherif Ismail, një teknokrat që ka një eksperiencë të gjatë në kompanitë publike të naftës, është zgjedhur si kryeministri i […]

  • OSBE organizon forum të nivelit të lartë për personat e zhvendosur nga Kosova

    PRISHTINË, 20 shtator /ATSH/.- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) do të organizojnë takime të nivelit të lartë dhe teknik për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, të hënën dhe të martën (21-22 shtator 2015), në Budva, Mal i Zi. Me 21 shtator, Grupi […]

  • Muallem: Përfshirja e Moskës do të ndryshojë situatën në luftën kundër ISIS

    DAMASK, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Muallem konfirmoi se përshirja në Siri e Rusisë, aleate e regjimit të Damaskut, do të ndryshonte situatën në luftë kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës. “Pjesëmarrja e Rusisë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nosra është më e […]

  • Kosovë-Shqipëri, fundjava shënon rritje të fluksit në kufi

    PRISHTINË, 20 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Në vendkalimin kryesor përmes autostradës së kombit, në Vërmicë-Morinë, në këto momente në hyrje nga Shqipëria në Kosovë kalohet për 15 deri 20 minuta dhe kolona e automjeteve është 70 metra, ndërsa në dalje kalohet për 2 deri 3 minuta. Ka një fluks më të rritur se gjatë ditës, pasi kosovarët gjatë […]

  • Papa Françesku pritet me brohoritje në Sheshin e Revolucionit

    HAVANË, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Papa Françesku mbërriti sot në Sheshin e Revolucionit, ku mbajti një meshë para disa qindra mijëra personave në ditën e dytë të vizitës në Kubë. Në bordin e automjetit të tij, rrethuar nga dhjetëra truproja, papa u prit mes brohoritjesh dhe përshëndetjesh të shumta. Disa qindra mijëra persona janë pritur […]

  • Rihapet kalimi kryesor i kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë

    HORGOS (Serbi), 20 shtator /ATSH-AFP/ – Ministrat hungarez dhe serb të Brendshëm, Sandor Pinter dhe Nebojsa Stefanovic rihapën sot pikën kryesore kufitare mes dy vendeve, mbyllur që prej të hënës nga Budapesti, pas hyrjes në fuqi të një ligji antiimigrantëve. Pika kufitare Horgos 1-Rosszke 1, portë kryesore e hyrjes drejt Bashkimit Evropian ndodhet rreth dy […]

  • Zvicër, rrëzohet avioni privat
    pilotin e shpëton një shqipta

    Një shqiptar ka arritur të shpëtojë një pilot zvicerian i cili rrezikonte të digjej nga rrëzimi i avionit të tij të vogël në komunën Muhen të kantonit Aargau të Zvicrës mesditën e së djelës. Pas rrëzimit, avioni është përplasur me një makinë por kjo nuk ka shkaktuar lëndime në rënda as për pilotin as për drejtuesen e makinës. Mbi vendin ku u rrëzua avioni të dielën në mesditë dukeshin re të mëdha tymi, raportojnë mediat zvicerane.

  • Lesbos, ishulli  që arrihet vështirë

    Për shumë refugjatë të ikur kryesisht nga Siria, Iraku e Afganistani, ishulli grek Lesbos shihet si ishull i shpresës, në rrugën drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Por, jo të gjithë refugjatët arrijnë ta shkelin "tokën e premtuar", kur rrugëtimi i tyre përmbytet në ujërat e ishullit Lesbos.  FOTO

  • Kosovë- Peticioni i opozitës, rreth 34 mijë nënshkrime në dy ditë

    PRISHTINË, 20 Shtator/ATSH/.- Peticioni i opozitës kosovare kundër marrëveshjeve me Serbinë, i nisur me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s, po vazhdon të nënshkruhet sot në ditën e tretë. “Gjatë dy ditëve të kaluara numri i nënshkrimeve ka arritur në rreth 34 mijë”, bëhet e ditur nga subjekti më i madh opozitar kosovar, […]

  • FOKUS – GREQI – Figurat kryesore politike të zgjedhjeve të parakohshme

    ATHINË, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Filluan sot në Greqi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Objekti i tyre është rikthimi ose jo në pushtet i partisë së majtë, SYRIZA të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, i cili dha dorëheqjen në gusht pasi humbi maxhorancën parlamentare, pas votimit për një plan të tretë ndihme për vendin gjatë pesë viteve të fundit. Më […]

  • BEJRUT – 75 rebelë të trajnuar nga SHBA-ja hyjnë në Siri

    BEJRUT, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Shtatëdhjetë e pesë sirianë të trajnuar në Turqi nga SHBA-ja për të luftuar grupin xhihadist të Shtetit Islamik kanë hyrë në Siri, theksoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). “Shtatëdhjetë e pesë luftëtarë të trajnuar në një kamp pranë kryeqytetit turk kanë hyrë në Siri në provincën […]

  • Superliga- Partizani në krye të paktën për 48 orë, ja sfidat e mbetura të javës së 4-t

    TIRANË, 20 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/- . Partizani është ngjitur në krye të klasifikimit të kategorisë superiore, të paktën për 48 orë, pasi ka mundur Kukësin në “Qemal Stafa”, në kuadër të javës së katërt të kategorisë superiore. Demat e kuq, në pritje të përballjes së Skënderbeut dhe Tiranës kanë mundur verlindorët me rezultatin 2-0, duke “falenderuar” […]

  • Vjedhja e energjisë- Përgjatë një jave ndërpriten 34 lidhje të paligjshme

    TIRANË, 20 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/- . Në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”. Gjatë periudhës 13.09.2015 deri më 20.09.2015, në të gjithë vendin kanë […]

  • VJENË – Mijëra imigrantë mbërrijnë në Austri pavarësisht pengesave kufitare

    VJENË, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Mijëra imigrantë kanë hyrë dje në Austri pasi kanë përshkuar rrugën përmes Ballkanit Perëndimor, si Kroaci, Hungari dhe Slloveni, si vende tranzit. ”Pavarësisht deklaratave të ashpra dhe telave me gjemba prej shumë kilometrash, Hungaria lejoi kalimin përmes territorit të saj të imigrantëve të shumtë në drejtim të Austrisë”, theksuan gazetarët. […]

  • Sërish tragjedi në det, mbytet anija
    në Greqi, të paktën 13 të vdeku

    Të paktën 13 emigrantë, përfshirë edhe fëmijë kanë humbur jetën pasi gomonia e tyre u përplas me një anije në ujërat e Turqisë. Aksidenti ndodhi pranë Portit të Canakales, ndërsa gomonia ishte nisur drejt ishullit grek Lesbos. Rojet bregdetare turke thane se lëshuan alarmin pas njoftimit për përplasjen e dy mjeteve lundruese. Një helikopter dhe 6 varka shpëtimi u dërguan në zonën ku ndodhi aksidenti dhe 8 prej emigrantëve arritën të shpëtojnë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv