Arkiva

  • Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Fieri ku zhvilloi takimin elektoral për prezantimin e këshilltarëve për bashkinë kërkoi mbështetjen për kandidatin Armando Subashi. Idrizi sqaroi se PDIU është një parti e cila i merr vendimet bazuar në kauzën e saj dhe programin e saj.  VIDEO
  • PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin 
    Paloka: Biba, jo kandidati ynë

    Partia Demokratike do të bojkotojë zgjedhjet për Bashkinë e Kurbinit. Vendimi është marrë nga kryesia e degës së PD­-së, ku gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari demokrat Edi Paloka. Vendimi është marrë pasi Kolegji Zgjedhor dhe më pas KQZ kanë zyrtarizuar si kandidat të PD për Kurbinin Artur Biba, megjithëse ai ka paraqitur dorëheqjen.  VIDEO

  • Kosova në Shkozë:Do punoj për të
    gjithë qytetarët e Tiranës,pa dallime

    Kandidati i koalicionit të djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është takuar pasditen e sotme me banorët e Shkozës. Kandidati Kosova ka bërë publike disa prej pikave më të rëndësishme të programit të tij për këtë zonë si dhe projektet më kryesore.  VIDEO

  • LUKSEMBURG – Qeveria u kërkon falje hebrenjve për mizoritë ndaj tyre gjatë Luftës II Botërore

    LUKSEMBURG, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria e Luksemburgut kërkoi sot falje publike për aktet kundër hebrenjve gjatë Luftës II Botërore, pasi një hetim zbuloi se anëtarë të qeverisë së kohës së luftës kishin bashkëpunuar me nazistët pushtues. Luksemburgu u pushtua nga Gjermania naziste në vitin 1940 dhe qeveria mërgoi në Londër, së bashku me Dukeshën […]

  • Më shumë se 230.000 të vdekur
    që prej fillimit të konfliktit në Siri

    Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 230 000 të vdekur, rreth 11 500 prej të cilëve fëmijë, që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad katër vjet më parë, sipas një bilanci të ri të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). 

  • Veliaj në Baldushk: PD-ja po e
    ndjen humbjen, flasin përçartë 

    Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot pasdite programin për zonën e Baldushkut, nga ku u bëri thirrje banorëve që të bëhen bashkë në 21 qershor për të votuar drejtimin e duhur.  VIDEO

  • Rama:Në 18 muaj kemi dhënë provën
    Jemi të vetmit që dimë të bëjmë shtet

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një miting elektoral në Malësi të Madhe. Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se me punën e realizuar deri tani nga qeverisja e majtë i kanë dhënë provat e mjaftueshme për të treguar se dinë të qeverisin.

  • ATHINË – Pitt dhe Jolie drejt blerjes së një ishulli grek?

    ATHINË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Çifti më i famshëm i Hollywoodit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë drejt blerjes së ishullit grek Gaja, që ndodhet në detin Jon, pjesë e grumbujve të ishujve Ekinadhes, njoftoi website Greek Travel Pages (GTP), që citonte gazetën amerikane ”The Washington Post”. ”Çifti po mendon blerjen e gjithë ishullit për […]

  • Konferencë “Nxitja e praktikave politikëbërëse të informuara nga evidencat”

    TIRANE, 9 Qershor /ATSH/. –  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, do të marrë pjesë te merkuren në konferencën kombëtare “Nxitja e praktikave politikëbërëse të informuara nga evidencat”. Burime nga MAS bejne te ditur se konferenca kombëtare vjen në kuadër të zbatimit të Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor në Ballkanin Perëndimor (RRPP) […]

  • Shkodër- Voltana Ademi prezanton projektin për Artet Figurative dhe Biblioteken

    TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ -Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim për prezantimin e programit për Artet Figurative dhe Bibliotekën, me piktorë, skulptorë, shkrimtarë, poetë dhe specialistë të bibliotekave me të cilët u diskutuan ide dhe propozime për të ardhmen e Galerisë së Arteve, Bibliotekës dhe rritjes së […]

  • Khedira tek Juventus për katër sezone

    TIRANE, 9 Qershor /ATSH-AFP/. – Mesfushori gjerman Sami Khedira eshte angazhuar per kater sezone, deri me qershor 2019, me ekipin e Juventusit, beri te ditur te marten klubi italian. “Sami Khedira do te mbaje fanellen “bardhezi” per kater sezone. Juventus ra dakord me lojtarin, qe ai te luaje me klubin nga 1 korriku  2015 deri ne 30 qershor 2019″, beri te ditur Juventusi, kampion […]

  • Fushë-Arrëz, Rama: Fushata e PD
     përralla e muhabete për televizo

    "Në 8 vite me Partinë Demokratike në pushtet këtu praktikisht nuk u bë absolutisht asgjë që të mbahet mend”. Kështu është shprehur kryeministri, Edi rama nga Fushë Arrëzi gjatë një takimi me banorët e kësaj zone

  • Bamir Topi në Librazhd: Mbështetje
    maksimale kandidatit Kastriot Gurra

    Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ishte në qytetin e Librazhdit në një takim me qytetarët e kësaj zone për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra. Në takimin elektoral në qytetin e Librazhdit ishin të pranishëm, Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

  • Bojaxhi: Vetëm përmes debatit 
    qytetarët mund të informohen më mirë

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ftoi sot në debat publik të gjithë kandidatët duke qënë se debati akoma nuk ka ndodhur. Duke e konsideruar si një të drejtë të qytetarëve për t’u informuar, Bojaxhi mori iniciativën për të bërë këtë ftesë publike për debat.

  • Ministri Klosi inspekton gjendjen e KEMP-it në Fier: Zgjidhim situatën emergjente dhe rishohim kriteret

    TIRANË, 9 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka inspektuar sot në terren punën që po kryhet për të zgjidhur situatën e krijuar me diagnostikimin dhe komisionimin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Fierit. Ai ka qenë i pranishëm në Poliklinikën e këtij qyteti, […]

  • Hamami i Krujës, pasuri e trashëgimisë historike e kulturore

    TIRANE, 9 Qershor /ATSH/. – Ditën e mërkurë, me 10 qershor, do të përurohet Hamami i Krujës, një nga veprat e restauruara nga CHwB, financuar nga qeveria suedeze dhe BE, në bashkëpunim me IMK-në, ben te ditur ministria e Kultures. Ne kete event do te marrin pjese ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori suedez në […]

  • TURQI – Erdogan ngarkon kryeministrin Davutoglu për formimin e qeverisë

    ANKARA, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të ngarkojë sot kryeministrin, Ahmet Davutoglu të formojë një qeveri të re, dy ditë pas dështimit të pësuar në zgjedhjet legjislative të partisë së tyre që humbi maxhorancën absolute në Parlament. Si zakonisht, kryeministri Davutoglu duhet t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e ekipit të tij […]

  • Sport – Barcelona – Mbrojtësi Dani Alves zgjat kontratën deri në 2017

    /ATSH-AFP/. – Mbrojtesi i djathte Dani Alves perfundimisht ka zgjatur me dy vjet kontraten e tij me FC Barcelona, beri te ditur te marten klubi fitues i Liges se Kampioneve. Pas shtate sezonesh te kaluara tek Barça, e ardhmja e mbrojtesit brazilian (32 vjeç, 79 seleksione), kontrata e te cilit perfundonte me 30 qershor, eshte e lidhur me Camp […]

  • Durrës- Duma: Do çliroj qytetin nga pengmarrja e kryebashkiakut, do hapim 15 mijë vende pune

    TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ -Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së Spitallës, ku u zotua se do të çlirojë qytetin nga pengmarrja e kryebashkiakut Dako për t’i dhënë shans të gjithëve. Duma tha se, modeli i saj është hapja e shanseve për të gjithë dhe jo për një grup […]

  • ISHMP pezullon aktivitetin e “ARMO”-s në Ballsh e Fie

    TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ -Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve pezulloi aktivitetet e kompanisë “ARMO” në qytetin e Ballshit dhe të Fierit, pas gjetjes së shkeljeve në zbatimin e ligjeve për mjedisin. Inspektoriati sqaron me anë të një deklarate për shtyp se, më datë 1 qershor, një grup pune ka inspektuar nga afër aktivitetin e […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv