Arkiva

  • TIRANE, 28 Maj/ATSH/- Në muajin prill 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekëve, duke u ulur me 10 % në krahasim me muajin prill 2014 dhe 7,8 % në krahasim me mars 2015. Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statisitkave, INSTAT mbi tregtinë e jashtme në muajin prill 2015 importet e […]
  • Veseli: Përvoja parlamentare e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

    PRISHTINË, 28 Maj/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë një takimi sot me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz,  vlerësoi bashkëpunimin ndërparlamentar, Kosovë-Hungari. “Kuvendi i Kosovës ka nevojë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, sepse përvoja parlamentare e Hungarisë në procesin e euro-integrimeve është shumë e mirëseardhur për kuvendin tonë”, theksoi Veseli. […]

  • MAS, gara sportive për fëmijët e 42 kopshteve të Tiranës

    TIRANË, 28 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Në një aktivitet , titulluar,  ”Edukimi përmes sportit në arsimin parashkollor”,  MAS,  zhvilloi sot  në bashkëpunim me mësuesit e edukimit fizik të shkollave në Tiranë, gara të ndryshme sportive për fëmijët. Nën logon “Unë luaj që të rritem”, fëmijët e 42 kopshteve publike të Kryeqytetit u bënë pjese e aktiviteteve të ndryshme të […]

  • Itali-Shqipëri /Triggiani: Unioncamere Puglia, ura që lidh sipërmarrësit e brigjeve të një deti

    Intervistë me Luigi Triggiani, Drejtor i Selisë së Unioncamere Puglia në Shqipëri TIRANE, 28 Maj /ATSH-E,Xhajanka/- Drejtori i Selisë së Unioncamere Puglia në Shqipëri Luigi Triggiani, tha të enjten në një intervistë për ATSH-në, se “biznesi puliez po rrit interesin për të ndërmarrë sipërmarrje të reja në Shqipëri”. Ndërsa Unioncamere Puglia në Shqipëri, vijoi ai, […]

  • Viti 2015/Rriten eksportet bujqësore

    TIRANE, 28 Maj /ATSH/-Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 3 mujorin e parë të vitit 2015, kanë arritur në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve duke shënuar kështu një rritje me rreth 0.4 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministria e […]

  • Meta-Glover: Mazhoranca e angazhuar për standarde të larta në zgjedhje

    TIRANË, 28 Maj/ATSH/.- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi të enjten me Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadoren Audrey Glover, bisedoi rreth ecurisë së procesit përgatitor të zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe mbi fushatën zgjedhore. Meta shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Ambasadores Glover në […]

  • BB publikon prioritet e partneritetit me Shqipërinë

    TIRANE, 28 Maj /ATSH/- Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi dhe publikoi këtë javë, kuadrin e partneritetit me Shqipërinë për pesë vitet e ardhshme, ku parashikon mbështetje përmes huadhënies për një vlerë totale prej 1.2 miliardë dollarësh. Institucioni financiar ndërkombëtar në kuadër të partneriteti parashtron tre prioritete që janë faktor i rëndësishëm i këtij […]

  • Kosovë- Nis java e ‘luleshtrydhes’

    PRISHTINË, 28 Maj/ATSH/.- Për katër ditë me radhë duke filluar nga sot, sheshi “Nënë Tereza” i Prishtinës do të jetë i mbushur edhe luleshtrudhe, pasi shënohet java e këtij fruti. Kultivues të shumtë të luleshtrydhes kanë zënë vend në të dyja anët e sheshit ku edhe po promovojnë produktet e tyre. Ministri i Bujqësisë, Memli […]

  • ITALI – Lo Moro: Ndikimi i mafias te të zgjedhurit lokalë një fenomen alarmant

    ROMË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Për senatoren e qendrës së djathtë të Kalabrisë dhe ish-gjykatësen, Doris Lo Moro, influenca e mafias te të zgjedhurit lokalë në Itali, 132 prej të cilëve janë vrarë brenda 40 vjetëve, si në Plati në 1985-n, është një fenomen alarmant i rënduar nga kriza. “Prania e mafias prish shoqërinë, ekonominë […]

  • Nishani-Glover, diskutojnë çështje të procesit zgjedho

    TIRANË, 28 maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të enjten në një takim të veçantë Audrey Glover, Kryesuese e Misionit Vëzhgues të OSBE /ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, në takim u diskutuan çështje të reformës territoriale, si dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi. Misioni vëzhgues i […]

  • Sport – Benitez do largohet nga Napoli në fund të sezonit

    TIRANE, 28 Maj /ATSH/. – Trajneri spanjoll, Rafael Benitez, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Napolit, të cilin e mori para dy viteve. Ndeshja ndaj Lazios, e cila do të luhet te dielen ne mbremje, do të jetë e fundit për trajnerin spanjoll në krye të skuadrës se […]

  • Zonat ekonomike drejt zhvillimit

    TIRANE, 28 Maj/ATSH/- Kuvendi pritet të miratojë sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”. P/ligji mbështetet në situatën aktuale të zonave ekonomike të shpallura deri sot dhe në disa nga përparësitë dhe prurjet pozitive që ka për vendin krijimi dhe zhvillimi i tyre […]

  • Detyrimet e prapambetura- MF janë alokuar 14.33 miliardë lekë

    TIRANE, 28 Maj/ATSH/- Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.33 miliardë lekë detyrime të prapambetura deri në datën 25 maj. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, si detyrime për investime publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 91 % e shumës. MF bën të ditur se për […]

  • PARIS – Fabius: Ideja britanike e referendumit shumë e rrezikshme

    PARIS, 28 maj /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius e gjykoi sot shumë të rrezikshme idenë britanike për zhvillimin e një referendumi për qëndrimin ose jo të vendit në Bashkimin Evropian, disa orë para vizitës së kryeministrit konservator britanik në Francë, David Cameron. “Këtë proces e gjykoj shumë të rrezikshëm”, deklaroi Fabius për […]

  • Mustafa- Gruevskit: Kemi kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën

    - Kryeministri i Kosovës, Mustafa, takim kokë më kokë në Tiranë me homologun maqedonas Gruevski – TIRANË, 28 Maj/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Dy kryeministrat diskutuan rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë dhe ecurinë e hetimeve të […]

  • SHËNIM – GREQI – Një skandal korrupsioni shpërthen në rangjet e larta të policisë

    ATHINË, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Rastet e korrupsionit në gjirin e policisë greke kalojnë nivelin ”e atyre që i referohen kriminalitetit të organizuar” deri në atë masë sa mund të të bëjnë të parandjesh ”një komplot kundër qeverisë”. ”Kjo është ajo që ka dalë nga një hetim i brendshëm në këtë institucion, aq sa ka […]

  • Kroçera “Thomson Majesty” për herë të parë në Durrës, nis sezoni turistik

    DURRES, 28 Maj /ATSH- G. Kabashi/. – Në portin e Durrësit mbërriti sot në orët e para të mëngjesit kroçera “Thomson Majesty”, me 1518 turistë në bord. Anija me gjatësi 207 metra u ankorua pa probleme në kalatën 5 të portit. Ky është lundrimi i parë i saj drejt Durrësit, ndërsa mësohet se vetëm gjatë […]

  • Elbasan- Sejdini: Do të jem miku më i mirë i të rinjve

    ELBASAN, 28 Maj /ATSH- Miranda Sadiku/.-Kandidati i ASHEE, Qazim Sejdini, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit, në Kodër Krastë. Përpara entuziazmit të të rinjve, Sejdini parashtroi programin e tij për rininë në katër vitet e ardhshme. “Do të jem miku më i mirë i të rinjve, pasi së bashku do […]

  • Forumi Ekonomik i Vjenës- Vendet e Ballkanit: BE të investojë projektet e ndërlidhjes

    TIRANE, 28 Maj/ATSH/- 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnje-Hercegovina i bënë thirrje Bashkimit Europian të investojë projektet që do t’i shërbejnë lidhjes mes tyre fillimisht e më tej me BE-në. Financimi i projekteve ndërlidhëse mes vendeve të rajonit, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka të bëjë […]

  • Shfaqja e Kosovës “AMOK” merr çmim në Mongoli

      PRISHTINË, 28 Maj/ATSH/.- Shfaqja “AMOK” është kthyer me çmimin për “Regjinë më të mirë” nga Festivali Ndërkombëtar Teatror “SAINT MUSE -12”, që u mbajt ne Ulanbator të Mongolisë prej 17 deri më 23 Maj 2015. Festivali “Saint Muse” është Festivali më i madh i artit performativ në Mongoli në nivelin vendor dhe ndërkombëtar. Ky […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv