Arkiva

  • Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, garantoi gjatë një takimi me të rinj të Tiranës se Bashkia e Tiranës do të jetë një institucion i ndershëm dhe i drejtë  për çdo qytetar, kur ai ta drejtojë atë.“Ne të do të punësojmë njerëz të aftë dhe të zotë, pavarësisht ngjyrave politike apo preferencave të tjera. Përvoja, dijet, aftësia, integriteti do jetë të vetmet kritere për të punuar në Bashkinë Tiranë. Bashkia e Tiranës do këtë vend për çdo njeri të aftë dhe të ndershëm, pavarësisht se për kë individ apo parti ka votuar”, ka thënë Bojaxhi i cili është ndalur edhe te raporti i të rinjve me politikën.
  • Leli: Do të vlerësoj pronat e 
    vlonjatëve dy herë më shumë 

    Kandidati i majtë për bashkinë e Vlorës ka zhvilluar sot një takim me banorët e njësisë numër 2 të qytetit përpara të cilëve ka prezantuar programin e tij.  VIDEO
     

  • Meta: Mazhoranca e përkushtuar
    Zgjedhje me standard bashkëkohor 

    Reforma territoriale dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në tërësi kanë qënë cështjet e diskutuara gjatë një takimi të veçantë mes kreut të kuvendit Meta dhe Shefes së Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.
     

  • Nuk funksionon sistemi i kontrollit
    Anulohen 200 fluturime në Belgjikë

    Për shkak të një defekti elektrik i cili shkaktoi mosfunksionimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror (Belgocontrol) në Belgjikë anulohen 200 fluturime, 

  • Kuvendi i Kosovës, nëntë projektligje drejt liberalizimit të vizave

    PRISHTINË, 28 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Nëntë projektligje që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave shqyrtohen në lexim të dytë në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në axhendën 10 pikëshe të Kuvendit të Kosovës për ditën e sotme është shqyrtimi i dytë i projektligjeve për Avokatin e Popullit, kundër Diskriminimit, për […]

  • CNRI: Irani bashkëpunon me Korenë e Veriut për armët bërthamore dhe balistike

    PARIS, 28 maj /ATSH-AFP/ – Opozita iraniane në mërgim akuzoi sot Teheranin për fillimin e një bashkëpunimi të gjerë me Korenë e Veriut në fushën e armatimit bërthamor duke siguruar se Irani nuk kishte aspak ndërmend të hiqte dorë nga posedimi i bombës atomike. “Regjimi iranian vazhdon të bashkëpunojë me Phenianin për çështjen bërthamore dhe […]

  • Studentë holandezë, interes për turizmin shqipta

    TIRANË, 28 Maj / ATSH- N.Lena/  – Interesi turistik për Shqipërinë është rritur mjaft. Grupe të shumta turistesh zbarkojnë në brigjet e Sarandës, Vlorës apo Himarës për të prekur peisazhet tona bregdetare mjaft të reklamuara, por një pjesë e mirë amatorësh të lartësive, ngjiten në malet dhe bjeshkët tona. Të gjithë shkruajnë apo lenë përshtypjet […]

  • Spanja me pesë ekipe në Ligën e Kampioneve

    TIRANE, 28 Maj /ATSH/. – Spanja do te marre pjese me pese ekipe ne sezonin e ri te Liges se Kampioneve. Kjo, pasi Sevilja u shpall kampione e Ligës së Evropës, duke e mposhtur në finale Dnipron me rezultatin  3-2. Sevilja nuk arriti kualifikimin në Ligen e Kampioneve përmes renditjes në La Liga, por e […]

  • Siri, ISIS kryen 20 ekzekutime
    në Palmira në sytë e publikut

    Të paktën 20 ushtarë dhe përkrahës pro-regjimit sirian, u vranë në mënyrë mizore nga nga rebelët e  shtetit islamik, në amfiteatrin romak të qytetit të Palmiras.

  • Xhixho në Laprakë: Veliaj ka
    energjitë e duhura për Tiranën

    Kandidatja për anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, znj. Erisa Xixho deklaron  gjatë takimeve me banorë të Njësisë 11 në zonën e Laprakës se LSI do të mbështesë shtimin e shërbimeve dhe nxitjen e punësimit për gratë e vajzat që merren me biznes përmes granteve financiare. Ndërsa ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatin e majtë në Tiranë Erion Veliaj, që sipas saj ka energjitë e duhura për transformimin e Tiranës.

  • PD akuza Veliajt: Mashtrove për
    minimumin jetik kundër varfërisë

    Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me periudhën kur ai mbante detyrën e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Sipas përfaqësueses së PD  Eleina Qirici, premtimi i Erion Veliajt për “Përllogaritje me shpejtësi e minimum jetik, si hapi i parë për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi të kategorive në nevojë”, rezultoi një mashtrim.

  • Dako premton në Manzë: Ulim
    30% taksën e pasurisë për biznesin

    Kandidati i ASHE për Durrësin Vangjush Dako deklaron se do të ulët me 30 përqind taksa e  pasurisë për bizneset, për ti dhënë një shtysë dhe dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve vendas Në Manzë. Premtimin Dako e ka bërë gjatë  takimeve që ka zhvilluar me sipërmarrës të fushave të ndryshme në Manzë.Dako ka shpreshur se do të jetë vazhdimisht pranë biznesit dhe në mbështetje konkrete ndaj tij për të krijuar lehtësirat e nevojshme, por edhe mbështetje për fermerët.

  • Gjosha në Pogradec:30 përqind e
    kandidatëve në këshilla janë të rinj

    Kandidatja e të majtëve për Pogradecin Diana Mile ka premtuar para të rinjve të Pogradecit kinema levizëse, terrene sportive dhe zyrë rinore për të rinjtë.E shoqëruar nga Ministrja Gjosha e deputetët Fino e Xhangolli në takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë Diana Mile e vuri theksin tek edukimi, rëndësia që ka arsimimi me standard e tek krijimi i perspektivave për të rinjtë që të rikthehen në Pogradec pas studimeve për të kontribuar në qytetin e tyre.

  • Veliaj në lagjen e Kosovës: Si jeton
    Dr.Halimi në këto kushte? Turp!

    Kthim të hapësirave publike për banorët dhe zgjidhje të problemit të ujit të pijshëm.Kanë qënë këto problemat e diskutuar nga kandidati i të majtëve për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj me banorë të njësisë numër 5 dhe asaj numër 2 në kryeqytet.Veliaj ndau me banorët shqetësimët për gjendjen e rrugëve, zënien e parkimeve dhe mungesën e lulishteve midis pallatave.  VIDEO
     
     

  • Kamëz, Meta: Zgjidhim problemin
    e ujit të pijshëm dhe kanalizimet

    Kryetari Kuvendit Ilir Meta, ka prezantuar gjatë një takimi elektoral me banorë të Kamzës, projektin “Kamza jonë”, ndërsa ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e të majtëve në këtë zonë Safet Gjici. Sipas Metës ky do të jetë një projekt transparent në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit.  VIDEO

  • Qerret,Duma: Durrësi humbi 15000
    vende  pune prej  keqmenaxhimit

    Kandidatja e PD për Durrësin Grida Duma deklaron gjatë një takimi më banorë të fshatit të Qerretit se nga keqmenaxhimi i fondeve dhe projekteve, Durrësi ka humbur 15 mijë vende pune. Duma bashkëbisedoi me banorët mbi projektin për të hapur vende të reja pune.

  • Kosova me banorët e QS: Ulim
    taksat, shtim fondi për vende pune

    Ulje taksash e shtim të fondit të garancisë për vende të reja pune në Tiranë. Ky është premtimi që ka bërë kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë një takimi me banorët e zonës së Qytetit Studenti. Kosova tha se në këto zgjedhje, qytetarët do të vlerësojnë personin tek i cili besojnë. Mungesa e mundësive të punësimeve për punësim ihste shqetësim kryesor që banorët e kësaj zone shpalosën për kandidatin demokrat.  VIDEO

  • Dako në Katund të Ri: Vizioni ynë
    ndihmë fermerëve dhe agrobiznesit

    Stacioni i radhës i kandidatit të majtë Vangjush Dako ka qenë komuna e Katundit të Ri, e cila me ndarjen e re administrativo-territoriale bëhet pjesë e bashkisë së re të Durrësit. Gjatë vizitës së tij Dako ka premtuar ndërtim të rrugëve parësore e dytësore ndihmë për zhvillimin e sipërmarrjeve të agrobiznesit si dhe pastrimi i rezervuarëve në këtë zonë.  VIDEO

  • SHBA, Ushtria dërgon gabimisht
    mostra antraksi në 9 laboratorë

    Ushtria amerikane ka dërguar aksidentalisht disa mostra antraksi në nëntë laboratorë të ndyrshëm në të gjithë vendin. Një laborator i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në Utah, kishte dërguar gabimisht mostrat në laboratorët komerciale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv