Arkiva

  • MAQEDONI – VMRO-DPMNE: Politika dhe strategjia e LSDM-së i shkakton dëm të madh shtetit

    SHKUP, 27 maj /ATSH-MIA/ – VMRO-DPMNE-ja deklaroi sot në një konferencë shtypi se politika dhe strategjia e LSDM-së i shkakton dëm të madh shtetit maqedon. “Politika e LSDM-së i dëmton qytetarët dhe gjithë shtetin. Qytetarët e panë atë. Mijëra dhe mijëra dolën nëpër rrugë në tubimin më të madh politik në historinë demokratike të Maqedonisë për […]

  • Shkëmbim zjarri mes grupeve rivale në Tiranë, konfirmohen tre viktima

    TIRANE, 27 maj /ATSH/. – Tre persona kanë humbur jetën nga një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale në kryeqytet në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë maternitetit të vjetër të mërkurën në mbrëmje. Burime policore bejne te ditur se veç viktimave ka edhe disa persona të plagosur. Deri tani  është mësuar vetëm emri i njërit prej viktimave, i […]

  • Presidenti Nishani pret Kryeministrin Vuçiç, Bashkëpunimi rajonal kryefjalë

      TIRANË, 27 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë, Kryeministrin e Republikës së Serbisë, zotin Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.  Presidenti Nishani vlerësoi zhvillimin e kësaj vizite zyrtare si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete e vullnetit për vendosjen […]

  • LONDËR – Blair jep dorëheqjen si i dërguar i paqes në Lindjen e Mesme

    /ATSH-DPA/ – Tony Blair ka paraqitur dorëheqjen si i dërguar i paqes në Lindjen e Mesme, pas gati tetë vitesh në këtë post, thanë sot burime pranë ish-kryeministrit laburist britanik.”Blair i shkroi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për t’i konfirmuar se do të hiqte dorë nga posti i tij […]

  • KQZ miraton një sërë projekt-vendimesh

    TIRANE, 27 Maj /ATSH/. – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi: Projekt-vendimin per “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar të Bashkisë Has, Qarku Kukës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. Projekt-vendimin […]

  • LONDËR – Qeveria zyrtarizon referendumin për qëndrimin në BE

    LONDËR, 27 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot një projektligj që konfirmon organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, çka pasqyron vullnetin e kryeministrit David Cameron për përshpejtimin e kësaj çështjeje. Projektligji u njoftua para parlamentit nga mbretëresha Elizabeth II […]

  • Kosovë- Mustafa në Tiranë merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    PRISHTINË, 27 Maj /ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë të enjten në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë. Njoftimi i dërguar nga Kryeministria kosovare thekson se, në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të […]

  • Vlorë- Leli: Bashkia do të shndërrohet në një model të qeverisjes së mirë

    Vlorë, 27 maj/ATSH-Harilla Koçi/.-Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Risili, që është përfshirë në këtë njësi të qeverisjes vendore pas reformës administrative territoriale. Gjatë këtij takimi, Leli ofroi vizionin e vet për zhvillimin e zonave rurale, ndërkohë që theksoi se, kjo nuk do […]

  • Kavajë – Rroshi: Investime të shumta në fshat

    KAVAJE, 27 maj /ATSH/. – Në një bashkëbisedimin me banorët e fshatit Bago të komunës Synej ne Kavaje, kandidati i mazhorancës per kryetar bashkie, Elvis Rroshi, ka premtuar investime të shumta në këtë fshat dhe në të gjithë komunën pas bashkimit me bashkinë e re të Kavajës. Rroshi tha se asfaltimi dhe ndriçimi i rrugëve, […]

  • DANIMARKË – Kryeministrja Thorning-Schmidt kërkon zgjedhje të parakohshme

    /ATSH-AFP/ – Kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt kërkoi sot zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 qershor, tre muaj para datës së përcaktuar, edhe pse sondazhet tregojnë se koalicioni i saj i qendrës së majtë në pushtet nuk është favorit për fitimin e tyre përballë së djathtës në opozitë. “Danimarka është në rrugë të drejtë, […]

  • Sport – Manchester United kërkon sulmuesin Karim Benzema

    TIRANE, 27 maj /ATSH/. – Drejtuesit e Manchester United kanë nisur te bëjnë planet për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Old Trafford ka në shënjestër disa lojtarë, të cilët synon t’i transferoje gjatë merkatos se verës. Njëri nga lojtarët që po vëzhgohet me kujdes nga menaxheri holandez, Louis Van Gaal, është edhe sulmuesi i  Real […]

  • Sport – Tenis – Nishikori eliminon brazilianin Bellucci

    TIRANE, 27 Maj /ATSH-AFP/. – Japonezi Kei Nishikori, ne krye te serise N.5, eshte kualifikuar te merkuren per ne turin e trete te turneut ne Roland-Garros, pasi mund brazilianin Tomaz Bellucci, i 40-ti ne renditjen boterore, me tre sete, (7-5, 6-4, 6-4). Nishikori synon qe te permiresoje rezultatin e tij me te mire ne Paris (1/8 e finaleve ne 2013). Pas testit […]

  • Transferohet nga Mbretëria e Bashkuar i dënuari 32-vjeca

    TIRANE, 27 maj /ATSH/. – Eshte kryer  transferimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Robert Linardi, 32 vjeç. Në përputhje me Marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, nga autoritetet britanike është realizuar transferimi i shtetasit Robert Linardi, bene te ditur burime nga Ministria […]

  • BERLIN – ”Die Welt”: Merkel kundër Grexit-it për arsye strategjike

    BERLIN, 27 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Në kancelarinë gjermane Grexit-i nuk konsiderohet një alternativë realiste, njoftoi gazeta gjermane ”Die Welt” në një kryeartikull. ”Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave, Wolfgang Schauble janë të dyzuar pasi Merkel kërkon një qasje të butë, ndërsa Schauble një Grexit. Nuk dihet me siguri se kush do të […]

  • Kryeministri Rama viziton një biznes fason në Berat

    TIRANË, 27 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-.1000 metra katror me një qera 1 euro, është ndihma që sipërmarrjes “Mito shpk”, në Berat, i është dhënë në kuadër të politikave nxitëse të qeverisë për rritjen e punësimit dhe nxitjen e sipërmarrjes. “Brenda 6 muajve,  në janar të vitit të ardhshëm do të vendosemi ne ambientin i ri. Do të […]

  • Përrenjas- Rira: Do të ndihmojmë biznesin e ndershëm dhe do të luftojmë informalitetin

    Përrenjas, 27 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europianë” për Bashkinë e Përrenjasit, Miranda Rira, vijoi takimet elektorale me përfaqësues të biznesit në territorin e kësaj bashkie të re. Rira shoqërohej nga deputetët Taulant Balla dhe Bujar Kllogjri si dhe nga zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali. Në fjalën e saj, […]

  • Sport – Tenis – Federer kalon lehtësisht në turin e tretë në Roland-Garros

    TIRANE, 27 Maj /ATSH-AFP/. – N.2 boteror i tenisit per meshkuj, Roger Federer, ka kaluar lehtesisht me tre sete (6-2, 7-6 (7/1), 6-3) spanjollin Marcel Granollers (57), nje specialist ne toke te forte, te merkuren ne turin e dyte ne turnerun Roland-Garros. Kundershtari i tij i rradhes do te jete qiprioti Marcos Baghdatis (59) ose boshnjaku Damir Dzumhur (88).  /a.ke/

  • Kryemadhi: Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm po bëhet realitet

    Lezhë, 27 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës,  Viktor Tushaj,  është ndalur në komunën e Balldrenit dhe në fshatin Dragushë të Zadrimës. Tushaj shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deputetët e qarkut si dhe deputeti Spartak Braho. Në këtë takim, deputetja e zonës, Monika Kryemadhi, vlerësoi kandidaturën e Tushaj […]

  • Nis sot punimet Forumi Ekonomik i Vjenës

    TIRANE, 27 Maj/ATSH/- Në Tiranë çel sonte në mbrëmje punimet Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës, i cili zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. Forumi fillon sot në orën 19.00, ku do të ketë një pritje në Pallatin e Brigadave për të gjithë pjesëmarrësit dhe delegacionet zyrtare. Në ceremoninë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv