Arkiva

  • Edhe ditën e sotme kanë vijuar protestat kundër qeverisë Gruevski pas publikimit të përgjimeve, ku diskutohej mbulimi i një vrasjeje të kryer nga një efektiv policie. Mijëra protestues janë nisur drejt Parlamentit dhe se turmat po lëvizin drejt bulevardit që çon në pjesën qendrore të kryeqytetit. Protestuesit po brohorasin “Vrasës”, “Gruevski ik”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe thirrje të tjera.
  • Turqia, e gatshme të mbështesë FSK-në

    PRISHTINË, 7 Maj/ATSH/.- Zëvendësministri i FSK-së, Fadil Gashi po merr pjesë në Panairin e 12 Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, në Stamboll. Në ceremoninë e çeljes së këtij panairi kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës së Turqisë, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe delegacione të larta […]

  • KLSH kallëzon në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të QSUT-së

    TIRANË, 7 Maj/ATSH/- Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës. “Nga QSUT vetëm për tenderin “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë”, që mbulon shërbimin janar-prill 2015, si pasojë e shkeljes së barazisë […]

  • Tryeza e ekspertëve: Shtrohet nevoja për një reformë në arsimin juridik

    TIRANE, 7 Maj/ATSH/- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë pas hartimit të dokumentit analitik për gjetjet dhe problematikat lidhur me edukimin ligjor dhe arsimin juridik vijoi me diskutimin në tryezat e punës me pjesëmarrje të gjerë të grupeve të interesit. Në Kuvendin e Shqipërisë, grupi i ekspertëve të nivelit të Lartë, […]

  • Obama përshëndet Netanjahun, i gatshëm të punojë me qeverinë e re

    UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot popullin izraelit, kryeministrin Netanjahu dhe koalicionin e ri për formimin e një qeverie të re, theksoi Shtëpia e Bardhë. “Presidenti amerikan është shprehur i gatshëm për të punuar me kryeministrin, Netanjahu dhe qeverinë e re”, theksoi ekzekutivi amerikan në një komunikatë të shkurtër, që […]

  • Pjesëmarrje qytetare nëpërmjet instrumentave të ICT- AIS organizon një trajnim me të rinj gjimnazistë

    TIRANE, 7 Maj /ATSH/- Në kuadër të Ditës Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, Albanian Institute of Science (AIS) në bashkëpunim me Telecentre-Europe, organizoi sot një trajnim në ambjentet e  Librarisë Tirana Times, me të rinj të gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë. Trajnim u realizua në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende […]

  • Kosovë, aktakuzë për terrorizëm ndaj 32 personave

    PRISHTINË, 7 Maj/ATSH/.- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 32 të pandehurve për veprat penale “Rekrutim për terrorizëm”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Për disa nga […]

  • HELSINKI – Finlanda formon një qeveri të djathtë tripartiake

    HELSINKI, 7 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ardhshëm finlandez, Juha Sipila njoftoi sot se kishte zgjedhur të formonte qeverinë e tij me dy partitë e djathta, Finlandezët e Vërtetë(euroskeptikët) dhe konservatorët. Për të siguruar një maxhorancë, Sipila, i cili fitoi zgjedhjet legjislative të 19 prillit me premtimin se do të rimëkëmbte ekonominë në krizë, u bashkua […]

  • Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 29 barna të reja

    TIRANË, 7 Maj /ATSH-Z.Tosku/ – Duke filluar nga data 1 prill 2015 ka hyre në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive. Sipas farmacisteve, këto barna përmirësojnë dhe […]

  • Gjilan: Promovohet monografia “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”

    PRISHTINË, 7 Maj/ATSH/.- Instituti Albanologjik promovoi sot në Gjilan, në Universitetin “Kadri Zeka”, monografinë me shkrime të 40 autorëve me titull “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”, që në vete përmbledhin tekste me përmbajtje historike, duke ofruar të dhëna nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtyre trevave. Studiuesit e pranishëm në këtë ngjarje, kanë […]

  • PD kallëzon në prokurori Dakon, Spaho: Po manipulohen zgjedhjet

    TIRANË, 7 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Deputetët e Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Arben Ristani depozitojnë në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal lidhur me dyshimin e PD-së për cënimin e listave të zgjedhësve nga bashkiaku Vangjush Dako. Sipas Partisë Demokratike, janë afro 2700 zgjedhës që i janë shtuar listës zgjedhore, në cënim të plotë të ligjit […]

  • ROMË – Policia italiane dhe amerikane shkatërron një rrjet trafiku kokaine

    ROMË, 7 maj /ATSH-DPA/ – Policitë italiane dhe amerikane zbuluan dhe shkatërruan gjatë një operacioni të përbashkët një rrjet antidroge, të drejtuar nga mafia kalabreze, i specializuar për kontrabandë kokaine nga Amerika Latine drejt Nju Jorkut dhe Italisë së Jugut. ”Të paktën tre persona, ndërmjet tyre një kalabrez që drejtonte një restorant në Kuins, u […]

  • Sport – FIFA: Shqipëria në të njëjtin pozicion

    TIRANE, 7 maj /ATSH/. – Shqipëria nuk ndryshon pozicion në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s. Kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 57 me 575 pikë, pasi gjatë muajit të fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. Ndryshime nuk ka as për tre prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator të Euro 2016. Kështu, Portugalia qëndron në […]

  • Meta dënon ngjarjen në Ersekë: Qytetarët të distancohen nga akte të tilla

    TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, ku pati nje tentative per te cenuar fizikisht kryetarin e PD-se, Lulzm Basha, gjate nje aktiviteti elektoral, e dënoi atë ashpër dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat […]

  • MAS prezanton fushatën “Të pastrojmë bregdetin”

    TIRANË, 7 Maj /ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe lëvizjen “Ta pastrojmë Shqipërinë” prezantuan sot, fushatën “Të Pastrojmë Bregdetin -22 Maj”. Kjo fushatë ka për qëllim të mobilizojë nxënësit për aksionin vullnetar të pastrimit të bregdetit dhe të dy liqeneve në vend, Pogradec dhe Kukës Zëvendësministrja e Arsimit […]

  • Rama: Shqipëria po merr kthesën në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike e sociale

    TIRANE, 7 Maj/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se Shqipëria po merr kthesën e po hyn në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike, sociale e kulturore falë reformave që ne po bëjmë. Shefi i qeverisë, teksa shpërndau disa leje legalizimi për qytetarët e Tiranës tha se ALUIZNI ka bërë përgjatë një viti , atë që qeverisja […]

  • RUSI – Gazprom: Gazsjellësi ”Turkish Stream” operacional që prej dhjetorit 2016

    MOSKË, 7 maj /ATSH-AFP/ – Gjiganti rus i gazit Gazprom njoftoi sot se gazjellësi i ri ”Turkish Stream”, destinuar për furnizimin e Turqisë me gaz rus dhe për të kompensuar braktisjen e projektit ”South Stream” drejt Bashkimit Evropian, do të jetë operacional që prej dhjetorit 2016. “Një marrëveshje u arrit për shfrytëzimin dhe fillimin e livrimeve të gazit në […]

  • Veseli takohet me ish-kongresistin amerikan Pomeroy

      PRISHTINË, 7 Maj /ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Earl Pomeroy, ish-kongresmen amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë (HDP), me bashkëpunëtorë. Kryeparlamentari Veseli vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie […]

  • Në fshatrat e Vithkuqit dëbora vazhdon të jetë prezente

    TIRANË, 7 Maj/ ATSH/. – Tashmë ditët e nxehta të pranverës po ndihen në gjithë vendin dhe deri diku po përpiqemi t’i shmangim ato, por ka një zonë në vendin tonë ku vazhdon ende dimri. Në fshatrat Styllas-Panarit në komunën Vithkuq të Korçës, rruga është ende e bllokuar nga debora dhe banorët janë të detyruar […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv