Arkiva
-
TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Vitin e kaluar, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, ishte 45.539 lekë dhe mbulonte gjithë sektorët e ekonomisë me llogaritje sipas të dhënave nga listë-pagesat e deklaruara nga ndërmarrjet ekonomike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Hendeku gjinor në sektorin privat ne paga është 10 %, ku […] 30 Prill 2015, 16:43
-
Zhbogar: Miratimi i MSA-së për Kosovën, hap i rëndësishëm
30 Prill 2015, 16:43PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se miratimi i propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet BE – Kosovë. “Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap të […]
-
Qeveria mund të rishikojë buxhetin muajt e ardhshëm
30 Prill 2015, 16:42TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Qeveria mund të rishikojë në ulje buxhetin e vitit 2015 në muajt e ardhshëm, duke parë edhe ecurinë e shpenzimeve. Kjo ndërhyrje e qeverisë në ligj vjen për shkak të mosrealizimit të të ardhurave të planifikuara në buxhet në fillim të vitit. Sipas të dhënave, mund të ketë rreth 6 miliardë lekë minus […]
-
PE miraton rezolutën për Shqipërinë, kërkohet plotësimi i pesë prioriteteve
30 Prill 2015, 16:42TIRANË, 30 Prill /ATSH/ -Parlamenti Europian ka aprovuar rezolutën për Shqipërinë, e hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian. Kjo rezolutë i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtaësimit të vendit. Edhe pse përshëndetet fillimi i […]
-
INSTAT: Gjatë vitit 2014 punësimi u rrit 1,3%
30 Prill 2015, 16:42TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Gjatë vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, rezulton se 50,5 % e popullsisë 15-64 vjeç ishte e punësuar, 11 % e papunë dhe 38,5 % ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës), ku pjesa kryesore, ose 53,5% e të punësuarve, ishin në sektorin bujqësor, pyjeve dhe peshkimit. Sipas INSTAT-it, […]
-
BSH: Tregu i pasurive të paluajtshme është përmirësua
30 Prill 2015, 16:41TIRANE, 30 Prill /ATSH/- Në fund të vitit 2014, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme treguan një situatë lehtësisht të përmirësuar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, indeksi i çmimit të banesave për Tiranën shënoi rritje, ndërkohë që pritjet e agjentëve të pasurive të paluajtshme janë më optimiste. Kredia për blerje pasurie […]
-
Riatdhesohen 70 shtetas shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Franca
30 Prill 2015, 16:41TIRANË, 30 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sot rreth orës 12.30 nëpërmjet dy fluturimeve charter të organizuar nga Britania e Madhe dhe Franca, janë kthyer në aeroportin e Rinasit 70 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, si dhe kanë hyrë dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe. Operacioni […]
-
Dëmtuan pyjet, ndiqen penalisht
30 Prill 2015, 16:41TIRANË, 30 Prill / ATSH/ – Dëmtimi dhe prerja e paligjshme e pyjeve, ka çuar drejt penalizimit disa persona që kanë kryer kundravajtje ligjore dhe kanë prerë dru në kundërshtim me ligjin. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit bën me dije se 4 persona po procedohen penalisht për prerjen të paligjshme të pyjeve. Sipas ISHM, në ndjekje penale […]
-
Qeveria e Kosovës mirëpret miratimin e propozimit për MSA
30 Prill 2015, 16:40PRISHTINË, 30 Prill /ATSH/.-Kryeministri Isa Mustafa në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës mirëpret miratimin e propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. Në njoftimin për shtyp të kreyministrisë, thuhet se “ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si […]
-
Harito: Teknologjia në mbështetje të bizneseve të reja
30 Prill 2015, 16:40TIRANE, 30 Prill /ATSH/- Tre biznese të reja kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë nëpërmjet Qendrës së Zhvillimit të Inovacionit Protik. Bizneset, që në muajin shtator të vitit të kaluar ishin thjesht ide në letër, tanimë janë operacionale dhe funksionojnë në tregun e financës, teknologjisë dhe komunikimit. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, […]
-
Strehoi hebrenj gjatë luftës, familja e ministrit Panariti nderohet në Jeruzalem
30 Prill 2015, 16:39TIRANE, 30 Prill /ATSH/- Autoritetet në Izrael kanë zhvilluar të enjten një ceremoni nderimi për familjen e ministrit shqiptar të Bujqësisë, Edmond Panariti, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës. Në një njoftim për shtyp, ministria e Bujqësisë bën tëditur se, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond […]
-
Rezoluta e BE-së për Azilin dhe Migrimin, Meta: Aksion i përbashkët kundër trafikantëve
30 Prill 2015, 16:39TIRANË, 30 Prill/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përshëndeti Rezolutën e Parlamentit Europian mbi krizën humanitare të Mesdheut, votuar dje me shumicë dërrmuese, dhe ka inkurajuar ndërmarrjen e një aksioni të përbashkët kundër trafikantëve. “Kuvendi i Shqipërisë inkurajon koordinimin e një aksioni më të integruar dhe më të fortë mes vendeve anëtare, kandidate […]
-
Nikolla, letër të hapur studentëve për ligjin mbi arsimin e lartë
30 Prill 2015, 16:38TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u dërgoi të enjten një letër të hapur studentëve, të cilët kanë protestuar kundra ligjit të arsimit të lartë, duke iu shpjeguar atyre se ky ligj ka në qendër studentët. Sipas ministres Nikolla, edhe pse debati jo rrallë është veshur me të pavërteta, të vërtetat […]
-
GREQI – Athina do të paraqesë një listë reformash për kreditorët
30 Prill 2015, 16:38ATHINË, 30 prill /ATSH-AFP/ – Greqia do të paraqesë sot në Bruksel për kreditorët e saj, BE dhe FMN, listën e reformave që ajo synon të miratojë në përpjekje të zhbllokimit të kredive për vendin, theksoi një burim qeveritar. “Grupi i Brukselit u mblodh në një klimë pozitive për të diskutuar reformat që Greqia është […]
-
Ministria e Shëndetësisë pezullon nga detyra një mjek dhe një infermier në Korçë
30 Prill 2015, 16:37TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Pas publikimit të një video amatore në qytetin e Korçës, ku një mjek dhe një infermier kanë nxjerrë nga ambulanca një pacient duke e tërhequr zvarrë dhe më pas e kanë lënë jashtë në rrugë, Ministria e Shëndetësisë i ka pezulluar ata nga puna. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me marrjen e njoftimit […]
-
Edhe shteti shkel punëtorët
30 Prill 2015, 15:40Është bërë gati një vit kur rreth 10 ish-punëtorë të Fabrikës së Tubave të Ferizajt janë vendosur në një tendë pak metra larg objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
-
Seksi si Kimberley Garner
30 Prill 2015, 15:33 -
Juventus- Pogba, i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit
30 Prill 2015, 14:07TIRANE, 30 Prill /ATSH/. – Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se Paul Pogba mund të rikthehet për ndeshjen e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Pogba është drejt rikuperimit të plotë nga demtimi që pësoi në ndeshjen e pare ndaj Borussia Dortmundit. “Pogba do t’i nenshtrohet edhe […]
-
Kredi-Individët ulin ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit
30 Prill 2015, 14:07TIRANE, 30 Prill /ATSH/- Individët vijojnë të ulin ekspozimin ndaj kredisë së pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë bëri te ditur të enjten, gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar se, në dhjetor 2014, kjo kredi zbriti në rreth 29.3% të tepricës së kredisë totale për individë, nga 34.2% që shënonte […]
-
Thaçi për “Radio Vatikan”: Do të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me Vatikanin
30 Prill 2015, 14:06PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Radio Vatikanin” theksoi se vizita e tij në selinë e shenjtë do të hapë rrugë për një komunikim më të mirë ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Sipas tij, gjatë takimeve të shumta në selinë e shenjtë është shtruar domosdoshmëria […]
