Arkiva

  • TIRANË, 30 Prill / ATSH / – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, organizoi sot  një aktivitet me karakter kulturor dhe edukues me fëmijët e ciklit të ulët të shkollës “Naim Frasheri”, të qytetit të Korçës. Specialistët e DRKK-së së sektorit të Korçës sqarojnë se kjo veprimtari synon edukimin e fëmijeve të kësaj shkolle, që […]
  • Mustafa falënderon partnerët e Kosovës dhe BE-në për MSA-në

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpriti sot, miratimin e propozimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian dhe vlerësoi se “ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si mekanizëm kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së”. […]

  • ‘Hapja e dosjeve’ – Kuvendi miraton me 84 vota pr/ligjin

    TIRANË, 30 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Kuvendi miratoi të enjten me 84 vota pro dhe 22 vota kundër projektligjin ‘për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit,  që i garanton të drejtën çdo individi për t’ u njohur me informacionet dhe dokumentacionin e ish-Sigurimit të  Shtetit. Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 27 pro, 75 vota kunder dhe 2 […]

  • Yee: Kosova, Bosnja, Shqipëria 
    Maqedonia burime xhihadistësh 

    "Ballkani Perëndimor është një burim thelbësor i luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak, veçanërisht kur merret parasysh proporcioni për kokë banori në raport me popullatën”, ka thënë Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee. 

  • Inspektoriati Teknik bllokon 13 pika karburanti për shkelje

    TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Inspektoriati Qëndror Teknik bllokon 13 pika karburanti të tregëtimit në vend për shkeje. IQT bën me dije se bllokimi i subjekteve të tregëtimit të hidrokarbureve është bërë, për mungesë dokumentacioni nga ana e tyre. Sipas Inpektoriatit, bllokim i i 13 karburanteve është për periudhën mars 2015. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë […]

  • NEPAL – Arrin në 5 844 numri i të vdekurve pas tërmetit

    KATMANDU, 30 prill /ATSH-AFP/ – Bilanci i tërmetit në Nepal që ndodhi të shtunën e kaluar arriti në 5 844 të vdekur, sipas një bilanci të ri të komunikuar nga njësia e menaxhimit të katastrofave në Ministrinë e Brendshme. ”Më shumë se 11 000 persona janë plagosur gjithashtu nga tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter”, […]

  • Thaçi për “Der Standard”: Serbinë do ta padisim për gjenocid

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” theksoi se Kosova është duke shqyrtuar disa mundësi për të paditur Serbinë për krime gjenocidi në Kosovë. Sipas tij, ka shumë shqiptarë që kanë përgatitur dosje dhe dëshirojnë ta padisin Serbinë për dëmet e […]

  • Mustafa në Novobërdë, premton investime

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim (MKK) Dalibor Jevtiq, bashkë me disa ministra të tjerë, vizituan sot komunën e Novobërdës, ku folën për investimet e ardhshme në infrastrukturën e këtij qyteti, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe gjendjen e sigurisë. Kryeministri Mustafa tha se, në Novobërdë […]

  • Vlorë – Italia, 40 milionë euro për mbështetjen e SME-ve

    Vlorë, 30 Prill/ATSH-Harilla Koçi/.-Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve(PRODAPS) dhe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA), zhvilluan një seminar të përbashkët për të prezantuar aktivitetin e deritanishëm dhe ecurinë e mëtejshme në nxitje të biznesit të vogël e të mesëm në rajon dhe që mbështetej nga SMART INNO(Network smart dhe klastera të qëndrueshëm për inovacionin), një […]

  • Mustafa: Nuk ka asnjë arsye për grevën në arsim

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi sot se, nuk ka asnjë arsye për grevë në arsim. Sipas tij, “Qeveria nuk mund t’i paguajë borxhet që kanë mbetur që prej 15-20 vjetësh”. “Por ne po i lajmë borxhet e tanishme”, tha Mustafa, duke shtuar se pagat në arsim janë konkurruese me ato të […]

  • Durrës / “Miku i Monumentit” në Hamamin e qytetit të Durrësit

    TIRANË, 30 Prill / ATSH / – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, në kuadrin e projektit “Miku i Monumentit , ka përfshirë së fundmi edhe shkollën 12 vjeçare artistike të qytetit, Jan Kukuzeli, ”duke i besuar  përkujdesjen dhe rijetëzimin e  monumentit të quajtur Hamami i qytetit të Durrësit. DRKK Durrës ka sqaruar se projekti […]

  • ITALI – Istat: Papunësia regjistron rritje duke arritur në 13 për qind

    ROMË, 30 prill /ATSH-AFP/ – Përqindja e papunësisë ka regjistruar rritje në Irali duke arritur në 13 për qind në muajin mars, një rritje prej 0,2 pikë në raport me muajin shkurt, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti i Statistikave (Istat). ”Në një vit, përqindja e papunësisë është rritur me 0,5 pikë”, shtoi […]

  • Zjarr në kodrat e ullishtave në Divjakë

    TIRANË, 30 Prill / ATSH / – Një zjarr i dendur ka përfshirë një prej kodrave me ullishta në zonën e Divjakës dhe pikërisht atë mbi fshatin Mizë. Burime nga policia e Lushnjes bëjnë të ditur se zjarri ra papritur dhe rrezikon të përhapet në masë për shkak të erës që fryn. Me të marre […]

  • 6-mujori II 2014/ Leku i qëndrueshëm kundrejt valutave kryesore

    TIRANE, 30 Prill /ATSH/- Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014, leku ka mbetur i qëndrueshëm ndaj euros, por është nënçmuar ndaj dollarit amerikan, duke reflektuar kryesisht trajektoren e kursit euro/dollar në tregjet ndërkombëtare, beri të ditur Banka e Shqipërisë. Në terma realë, monedha vendase shfaqi vlera të lehta mbiçmuese, si rrjedhojë e rënies më […]

  • RUSI – Kim Jong Un jo i pranishëm në paradën për Ditën e Fitores

    MOSKË, 30 prill /ATSH-DPA/ – Rusia deklaroi sot se lideri koreanoverior, Kim Jong Un nuk do të jetë i pranishëm në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, më 9 maj. “Ai vendosi të qëndrojë në Phenian”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov duke iu referuar burimeve koreanoveriore. ”Pheniani informoi Moskën për vendimin e Kimit […]

  • Durrës- Kandidiati i PS, Dako: Do fuqizojmë qendrën ku të trajtohen fëmijët autikë

    TIRANË, 30 Prill /ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht kandidat i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj për një tjetër mandat, Vangjush Dako, mori pjesë sot një takim të organizuar në kuadrin e muajit të sensibilizmit për trajtimin e femijëve të prekur nga autizmi Dako u shpreh se, Durrësi do të ketë […]

  • Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç kryesojnë grupin e të papunëve

    TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Gjatë vitit 2014, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 219.797 persona, ku shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç ishte 17,9 %, për meshkujt 19,7 % dhe për femrat 15,5 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 32,5 %, ku 35,6 % u takon meshkujve dhe […]

  • Rama – investitorëve turq: Ja 5 sektorët kryesorë ku mund të investoni në Shqipëri

    TIRANË, 30 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama zhvilloi te mërkurën  një vizitë një ditore në Stamboll, ku mori pjesë në edicionin e 15-të të forumit të organizuar nga “Tryeza e Ideve”, një organizatë akademikësh e sipërmarrësish turq. Forumi, me temë “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”, pati një pjesëmarrje […]

  • Orikumi në prag të sezonit turistik

    TIRANË, 30 Prill / ATSH / – Në prag të nisjes së  sezonit turistik, Bashkia e Orikumit ka organizuar një takim me përfaqësuesit e bizneseve të zonës, si dhe me ata të drejtorisë se policisë së rendit, asaj pyjore dhe prefekturës, për masat që duhen marrë për këtë sezon  që do të çelet së shpejti.  […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv