Arkiva

  • MILANO, 1 maj /ATSH-ANSA-AFP/ – U hapën para pak minutash të gjitha pavionet e ekspozitës universale Expo Milano 2015. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për gjashtë muaj dhe përveç pavioneve, do të organizohen edhe debate dhe ceremoni të ndryshme, kryesisht lidhur me bujqësinë dhe ushqimin. Ndërkohë, një manifestim i papritur ndodhi nga grupimi […]
  • 'Del Ponte ujdi me Beogradin për
    fshehjen e krimeve e gjenocidit serb'

    “Ishim një hap nga faktet e fshehta të Mlladiçit dhe Millosheviçit, por Del Ponte për arsye të presioneve stopoi gjithçka”, këtë ka deklaruar ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Jeffrey Nice, i cili shtoi se ndaj kësaj gjykate ka pasur ujdi dhe presione.

  • Hapen dosjet e ish-Sigurimit të
    Shtetit, kush ka të drejtë t’i shoh

    Kuvendi miratoi dje me 84 vota pro ligjin për hapjen e dosjeve. Sipas këtij ligji të hartuar nga qeveria tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do të ketë lustracion. Gazeta Shqiptarja.com boton nenet qe tregojne se kush ka te drejte te njihet me dosje te vecanta.

  • Posta Shqiptare përzgjedh 15 punonjësit më të mirë të vitit

    TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z. Tosku/.- Në prag të ditës ndërkombëtare të punonjësve, Posta Shqiptare, vlerësoi sot 15 punonjësit me performancë më të mirë. Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi tha se “institucioni që ai drejton ka për qëllim të rrisë konkurrencën pozitive në punë dhe të shtojë motivimin e punonjësve’. Sipas Postës Shqiptare, kjo nismë synon […]

  • 12 persona me Aftësi të Kufizuara si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhorë

    TIRANË, 30 Prill /ATSH / – Për herë të parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e KQZ-së. Në fjalën e saj përshëndetëse, […]

  • ITALI – Djali i ish-kryeministrit, Silvio Berluskoni në krye të Mediaset

    MILANO, 30 prill /ATSH-AFP/ – Pier Silvio Berlusconi, djali i biznesmenit dhe ish-kryministrit iralian, Silvio Berlusconi, u emërua sot si administrator i deleguar i grupit të televizionit Mediaset, pronar i të cilit është babai i tij, njoftoi në një komunikatë grupi. Këshilli i ri administrativ i Mediaset, thirrur sot nga presidenti, Fedele Confalonieri vendosi të […]

  • HUNGARI – Lazar: Orban nuk parashikon rikthimin e dënimit me vdekje

    BUDAPEST, 30 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk parashikon të rikthejë dënimin me vdekje, theksoi sot zëdhënësi i tij pas irritimit të ngjallur në Bashkimin Evropian për shkak të vullnetit të shfaqur nga drejtuesi populist për të nisur debatin lidhur me këtë çështje. “Ekziston në Hungari një debat lidhur me këtë çështje, por në të njëjtën […]

  • Rama: Gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë së kuqezinjve në Shkodë

    TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se është gati rindërtimi i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër. Shefi i qeverisë postoi edhe një foto të projektit të ri në rrjetin social duke deklaruar se “gjithçka është gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve […]

  • Dekriminalizimi-Balla prezanton draftin, Bylykbashi: Socialistët, mungesë vullneti

    TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Mazhoranca dhe opozita,  as gjatë seancës së sotme plenare, nuk kanë arritur konsensusin e nevojshëm për një draft të përbashkët për dekriminalizimin. Deputeti socialist Taulant Balla, në emër të mazhorancës bëri të ditur disa ndryshime në draftin e propozuar nga Partia Demokratike. “Kemi marrë 90 përqind të shqetësimeve të PD në draftin tonë dhe nuk […]

  • UKRAINË – Kievi: Putin pranon mundësinë për vendosjen e një misioni për ruajtjen e paqes në lindjen ukrainase

    KIEV, 30 prill /ATSH-AFP/ – Kievi konfirmoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin kishte pranuar mundësinë e vendosjes së një misioni për ruajtjen e paqes në lindjen rebele proruse të Ukrainës, një njoftim që nuk u konfirmua nga Kremlini. “Në kuadër të diskutimeve përsa i përket rrugëve për zgjidhjen paqësore të konfliktit, presidenti rus, Putin […]

  • Mitrovicë, zhvillohet takimi i parë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të “Kroit të Vitakut”

    MITROVICË, 30 Prill /ATSH/.-Në Mitrovicë është mbajtur për herë të parë pas lufte një takim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, pa ndërmjetësimin e të huajve, por me organizimin e dy kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, jugores – Agim Bahtirit dhe veriores – Goran Rakiç. Takimi është mbajtur në hapësirat e […]

  • Kosovë-Shqipëri, takim për zhvillimin ekonomik të zonave kufitare

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Zhvillimi ekonomik i zonave kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë në fokus të një takimi të organizuar në Gjakovë, për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Kosovë-Shqipëri. Gjatë takimit u bë e ditur se, brenda dy javësh në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh për të parë konkretisht atë […]

  • JERUSALEM – Përleshje mes policisë dhe izraelitëve me origjinë etiopiane

    JERUSALEM, 30 prill /ATSH-AFP/ – Përleshje janë regjistruar sot në mbrëmje mes policisë izraelite dhe dy mijë izraelitëve me origjinë etiopiane, të cilët manifestonin kundër racizmit të policisë, theksoi një gazetar. Manifestuesit i ishin afruar residencës së kryeministrit, Benjamin Netanjahu, pasi kishin bllokuar një rrugë para komisariatit të përgjithshëm të policisë. Policia ka bllokuar manifestuesit […]

  • Kosova eksporton kryesisht në Indi, importon nga Serbia

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171,8 milion euro krahasuar me deficitin prej 179,3 milion euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion euro, […]

  • Shqyrtimi i dosjeve të pronarëve-Kuvendi shtyn me 6 muaj mandatin e AKKP-së

    TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z. Tosku/.- Kuvendi miratoi me 86 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin e propozuar sot në parlament nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço  për shtyrjen edhe me 6 muaj të tjerë të mandatit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për inventarizimin e plotë të dosjeve të saj. Ministri i Drejtësisëm Nasip […]

  • Jahjaga në Panairin “Prishtina 2015”

    PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015” që po organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, nga data 29 prill deri më datën 2 maj 2015. “Mbajtja e këtij panairi, ku po marrin pjesë rreth 150 biznese nga vendi, rajoni […]

  • Nikolla: Kreshnik Qato, model suksesi për të rinjtë

    TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z.Tosku/-Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte e pranishme në ceremoninë e mbylljes së karrierës sportive të boksierit, Kreshnik Qato. Gjatë fjalës së saj, Ministrja vlerësoi arritjet e sportistit Qato, dhe i cilësoi ato si model suksesi për t’u ndjekur nga të rinjtë. “Rezultatet e këtij kampioni të madh shërbejnë si një […]

  • Kuvendi miraton me 83 vota p/ligjin ‘Për energjinë elektrike’

    TIRANE, 30 Prill/ATSH/- Kuvendi miratoi me 83 vota pro të enjten p/ligjin ‘për energjinë elektrike’, ndërsa me ligjin e ri nuk do të ketë barrë hipotekore për konsumatorët familjarë që janë debitorë ndaj OSHEE-së. Pas debateve të ashpra në Kuvend mbi vendosjen e barrës hipotekore për debitorët e energjisë elektrike, grupi parlamentar i Partisë Socialiste […]

  • Veliaj në takimin përmbyllës me stafin e MMRS-së: Punuam si një skuadër e “Formula 1?

    TIRANË, 30 Prill/ATSH-Z. Tosku/.- Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi të premten pasdite një takim përmbyllës me stafin e Ministrisë së MIrëqenies Sociale dhe Rinisë, ministri të cilën e drejtoi për rreth 18 muaj. Në aktivitetin e zhvilluar ishin prezentë ministra të kabinetit qeveritar si dhe drejtues të ministrisë së Mirëqënies Sociale, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv