Ekonomi
-
Fasoneritë në prag falimenti me humbje në miliona euro gjatë pandemisë, kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria. Malli stop o shitet nën kosto, ndërsa ndihma që do i ringrinte, garancia sovrane, mbeti vetëm në letër, pasi u penalizuan nga kushtet në banka.
25 Qershor 2020, 20:53 -
'Një kg shalqi shitet 12 lekë në Divjakë', fermerët: Ka rënë eksporti, prodhimi ka mbetur pa shitur
25 Qershor 2020, 19:16Prodhimi i shalqirit këtë vit është i mbarë, por fermerët e Divjakës që janë prodhuesit më të mëdhenj në vend thonë se mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bie nën kosto.
-
Çalon procesi me garancinë e dytë sovrane! Miratohet kredia vetëm për 45% të aplikimeve
25 Qershor 2020, 08:00Është miratuar më 13 maj, por u bë funksionale në javën e dytë të qershorit. Pavarësisht kësaj kohe që mori miratimi i garancisë së dytë sovrane në vlerën e 150 milionë dollarëve, duket se procesi po çalon. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë miratuar deri më tani vetëm 45% e aplikimeve të bëra. Konkretisht kanë aplikuar 89 biznese dhe iu është miratuar vetëm 40 bizneseve.
-
Izolimi rrit numrin e biznesmenëve të huaj në vend (VIDEO)
24 Qershor 2020, 18:43Sipas INSTAT hyrja e investitorëve u rrit me mbi 15%, ndërsa ulje drastike njohu lëvizjet e shqiptarëve dhe të huajve, me mbi 94% rënie.
-
Ringrihet pas COVID-it, Bankers Petroleum rifillon prodhimin e naftës...95% e puseve në Patos-Marinzë në punë!
24 Qershor 2020, 13:14Gjatë muajit qershor, kompania do të realizojë dy ngarkesa eksporti, me një sasi totale prej rreth 40,000 ton.
-
Ndryshon garancia e dytë sovrane! Nëse biznesi nuk shlyen kredinë Ministria e Financave do të ndjekë procedurat e kthimit
22 Qershor 2020, 19:47Ndryshon garancia e dytë sovrane, duke ngarkuar me një tjetër përgjegjësi Ministrinë e Financave. Sipas vendimit të ri Ministria e Financave do të ndjekë edhe procedurat e kthimit të huasë nga bizneset.
-
‘Një nga digat më të larta në botë’! HEC-i i Moglicës nis shitjen e energjisë, Rama: Radhën tani e ka Skavica
22 Qershor 2020, 14:08I pranishëm sot për të parë nga afër veprën gjigante që është ndërtuar ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku.
-
Pogradeci çel sezonin turistik, Klosi: Operatorët të përgatisin oferta promovuese për pushuesit
21 Qershor 2020, 16:44Klosi theksoi se ajo se çfarë duhet të bëjë biznesi është pikërisht ofrimi i ofertave dhe paketave pozitive,në këtë mënyrë Klosi ka nxitur operatorët dhe hoteleritë të përgatisin sa më shpejt oferta të përbashkëta për t'i promovuar.
-
Çuçi vizitë në fermën e manaferrave në Lushnje: Heqja e TVSH për imputet dhe ligji për produktet plehëruese dhanë efekt për fermerët
21 Qershor 2020, 10:16Çuçi u shpreh se dy masat e marra së fundmi nga ministria e Bujqësisë kanë ndihmuar së shumti fermerët.
-
Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta për vijueshmërinë e biznesit
20 Qershor 2020, 14:45Si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar pandemia COVID-19, bankat e nivelit të dytë kanë rritur kushtet që kanë ndaj biznesit për të dhënë kredi. Por përpos situatës jo pozitive bankat kanë ulur lehtë normat e interesit. Shkak për këtë rënie të lehtë mund të jenë bërë edhe garancitë sovrane, për shkak se e para ishte pa normë interesi dhe e dytë me normë deri në 5%.
-
Sot afati i fundit i aplikimit për garancinë e parë sovrane
20 Qershor 2020, 09:05Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj.
-
COVID tkurr shitjet me pakicë të bizneseve, INSTAT: Sektorët më të goditur, hotelet, agjencitë dhe baret/restorantet
19 Qershor 2020, 22:20Pandemia globale përveç reduktimit të të ardhurave, ka ndikuar direkt edhe tek tregtia me pakicë. INSTAT raporton se bizneset e sektorit të turizmit në tre muajit e parë janë përballur me rënie të ndjeshme të shitjeve. Më të fituarit gjatë karantinës kanë qenë riparuesit e mjeteve dhe shërbimi postar.
-
Rimbursimi i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit, pritet t’i kushtojë buxhetit 26 milionë lekë (DOKUMENTI)
19 Qershor 2020, 10:0926 milionë lekë të reja është fondi i përcaktuar nga shteti për rimbursimin e gjobave që kanë marrë shtetasit shqiptarë jashtë vendit për shkelje të afatit të lejes së qëndrimit.
-
Biznesi i vogël pa TVSH, eksperti: Nuk e shmang evazionin, na kthen edhe një herë në 2005-ën
18 Qershor 2020, 16:55Zerimi i TVSH-së për biznesin e vogël, nuk zhduk evazionin fiskal, pasi përsëri ekzistojnë fashat tatimore, që krijojnë hapësira për abuzime. Kështu shprehet eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi për nismën e qeverisë për heqjen e këtij tatimi për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Sipas tij vendosja e fashave nuk është zgjidhje, dhe se pjesë e TVSH-së duhet të jenë të gjithë bizneset.
-
Qeveria u heq lejet bashkive, ndërtimet në breg të detit vetëm me PPP (Projektligji)
18 Qershor 2020, 12:22Vija bregdetare nuk do t’i shpëtojë dot ndërtimeve. Teksa IKMT ka nisur aksione masive për shembjen e atyre pa leje, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një draft përmes të cilit parashikohet që të gjitha ndërtimet në breg të detit të bëhen vetëm me koncension, përmes Partneritetit Publik Privat. Pronat në bregdet do të mund të përdoren edhe për investime strategjike, dhe i gjithë menaxhimi i vijës bregdetare do të bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
-
Porto Romano, veç hidrokarbureve, do trajtojë edhe mallra! Komisioni i Ekonomisë rrëzon Metën: Do jetë konkurrent i Portit të Durrësit
17 Qershor 2020, 18:52Porto Romano nuk do të trajtojë vetëm hidrokarburet por edhe mallra të tjera. Edhe pse presidenti Ilir Meta kërkoi që të rishikohet dhënia e këtij shërbimi koncensionarit me pretendimin se cenon konkurrencën, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë e rrëzuan. Sipas tyre këto ndryshime hapin tregun e përpunimit të mallrave.
-
Shkelën Shengenin për shkak të COVID-it, Denaj: Sot nis aplikimi, qytetarëve që u gjobitën do u japim lekët
17 Qershor 2020, 15:08Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi se për rimbursimin e tyre do të alokohet një fond nga buxheti i shtetit dhe se të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë pranë drejtorisë së tatimeve.
-
Mbyllja e aktivitetit ekonomik ‘gjunjëzon’ arkën e shtetit! Në maj bien me 30% të ardhurat krahasuar me 2019
16 Qershor 2020, 16:44Edhe pse në muajin maj një pjesë e bizneseve rifilluan aktivitetin e tyre ekonomik pas mbylljes me vendim qeverie për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, rënia në të ardhura ka qenë e ndjeshme.
-
Rindërtimi/ Shpallen fituesit për projektimin e 11 objekteve arsimore në Tiranë! ‘Sami Frashëri’ më e shtrenjta
16 Qershor 2020, 14:08Janë shpallur fituesit për projektet për rindërtimin e 11 objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës dhe në total projektet e shkollave do të kushtojnë 15.9 mln lekë. Projekti i shkollës së mesme ‘Sami Frashri’ është ai që do të marrë më shumë para, teksa do të kushtojë rreth 3.6 milionë lekë pa TVSH.
-
Meta dekreton kredinë nga FMN dhe shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin
16 Qershor 2020, 12:42Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e parapagesave të tatim-fitimit për bizneset. Kreu i shtetit e konsideron këtë akt normativ si të domosdoshëm dhe që mbështet kryesisht bizneset e vogla që janë edhe më të prekurit nga pandemia COVID-19.