Ekonomi
-
Përfundon këtë të hënë afati që kishin të gjitha individët për të korrigjuar llogaritë bankare, në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Ishin mbi 2700 punonjës që kishin parregullsi me IBAN-in e llogarisë bankare dhe për pasojë nuk kanë përfituar nga ndihmat e qeverisë.
31 Gusht 2020, 10:58 -
Raporti/ Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të COVID-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor
31 Gusht 2020, 08:50Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit.
-
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
30 Gusht 2020, 17:35Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
-
Rritet kërkesa/6 muaj pandemi, importuam 28 mijë ton detergjentë (VIDEO)
30 Gusht 2020, 13:51Pandemia ka rritur kërkesat për të importuar më shumë detergjentë dhe materiale dezinfektimi. Raporti i doganave tregon se mbi 28 mijë tonë produkte higjienike janë importuar në 6 muaj në vendin tonë. Kjo rritje me rreth 3 mijë tonë në raport me 2019 sipas ekspertëve lidhet nevojat që po shkakton pandemia COVID-19. Por njëkohësisht eksperti ekonomisë Zef Preçi thotë se bizneset aktualisht janë në një pasiguri totale dhe kërkojnë ide të reja.
-
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
28 Gusht 2020, 22:25Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
-
Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë
28 Gusht 2020, 17:09Me rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës që pritet të përfundojë në 2022-shin, bileta vajtje-ardhje mund të kushtojë deri në 4 euro. Një vlerë kjo, që krahasuar të dhënat aktuale të Hekurudhës Shqiptare do t;i kushtojë një udhëtare 200 lekë më shumë.
-
Studimi: Sektori i ndërtimit në vend pastroi 1.6 mld euro, 60% e kompanive nuk justifikonin burimin
28 Gusht 2020, 12:521.6 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit nga viti 2017-2019. Sipas një studimi të bërë nga ‘Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar’, thuhet se 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.
-
Fibank Albania - Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020
28 Gusht 2020, 12:49Me gjithë situatën e krijuar nga pandemia, Fibank tregoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë gjatë gjysmës së parë të vitit, me një normë rritjeje më të lartë se mesatarja e sistemit bankar.
-
Në muajin korrik u treguan mallra me vlerë 80 mld lekë, ose 7 mld më pak se në 2019
27 Gusht 2020, 16:56Instituti i statistikave raporton se gjatë muajit korrik eksportet dhe importet kanë rënë me 7,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 80 miliardë lekë është vlera e mallrave të tregtuara në muajin korrik. Në raport me një vit më parë në muajin e kaluar është tregtuar 7 miliardë lekë më pak. Rënia më e madhe e transportit të mallrave ka qenë në rrugët hekurudhore.
-
Testet për COVID-19, ISHP hap tender 50.5 milionë lekësh për blerjen e kiteve
27 Gusht 2020, 16:18Ofertat do të vlerësohen për dy kritere kyç për çmimin më të ulët të ofertës dhe për ofertën ekonomikisht më të favorshme.
-
Gabime me bankat, mbi 2.7 mijë punonjës pa pagë luftë! Tatimet: Korrigjojini llogaritë deri në 31 gusht
27 Gusht 2020, 14:34Gabimet që kanë me llogaritë bankare ka lënë pa marrë pagat e luftër mbi 2 mijë e 700 punonjës. Drejtoria e Tatimeve rikujton edhe një herë përfituesit se afati për të korrigjuar llogaritë është 31 gushti, në të kundërt nuk mund të marrin pagën që ju takon.
-
Së shpejti mbyllet gara për hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku: Në 21 shtator presim ofertat financiare
27 Gusht 2020, 13:12Në shtator pritet të finalizohet kontrata për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
-
Rënia e të ardhurave në vend nga pandemia, Banka Botërore: Më e lartë se 11%
26 Gusht 2020, 17:22Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit sipas Bankës Botërore do të ulet me 11% këtë vit si pasojë e pandemisë. Në vlerësimin e fundit institucioni ndërkombëtar pret që varfëria të rritet deri në 5% dhe të ulen të ardhurat për frymë. Nga ana tjetër banka thotë se duhet rritur menaxhimi i financave publike.
-
Pastrimi i parave rrit nismat e qeverisë, për 7 muaj u miratuan 2 ligje dhe një udhëzim
26 Gusht 2020, 17:17Pastrimi i parave ka rritur nevojën për ligje të reja që mbyllin të gjitha shtigjet që e lejojnë atë. Për këtë arsye Kuvendi ka miratuar 2 ligje për ta frenuar këtë fenomen. Ndërsa Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin e ri, i cili konsiston në marrjen e informacioni të detajuar për përfituesit e transfertave ndërkombëtare.
-
Pandemia rrezikon 120 milionë vende pune në turizmin global
26 Gusht 2020, 17:12Më shumë se 120 milionë vende pune të lidhura me sektorin e turizmin në gjithë botën janë në rrezik për shkak të pandemisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se humbjet në turizëm mund të arrijnë deri në 710 miliardë dollarë nëse pandemia vazhdon.
-
Qeveria kërkon kredi 80 mln $ nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve
25 Gusht 2020, 14:51Qeveria kërkon përsëri borxh nga institucionet e huaja financiare. Ministria e Financave kërkon kredi prej 80 milionë dollarësh nga Banka Botërore me synim përmirësimin e financave publike si dhe forcimin e transparencës. Po ashtu do të forcohet edhe monitorimi nga Partneriteteve Publike e Private.
-
Përfundon afati për ankesat e pagave të luftës! Deri më 21 gusht nga të dy paketat përfituan 303 mijë punonjës e ish-punonjës
25 Gusht 2020, 12:56Ka përfunduar afati që kishin bizneset dhe punonjësit për të paraqitur ankesat e tyre pranë tatimeve për pagat e luftës. Në total nga paketa e parë përfituan mbi 130 mijë punonjës, ndërsa nga paketa e dytë përfituan mbi 172 mijë punonjës dhe ish-punonjës. Sipas të dhënave deri në 21 gush ishin bërë më shumë se 23 mijë ankesa.
-
INSTAT: Në korrik në Shqipëri kanë hyrë 387 mijë e 716 të huaj
24 Gusht 2020, 15:05Numri i turistëve vijon të jetë në rënie të thellë në raport me një vit më parë, por numri i atyre që vijnë për biznese është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT në 7 muaj në vend kanë ardhur 1.1 milionë shtetas të huaj duke u tkurrur me 64% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër gjatë pandemisë është rritur me 11% numri i personave që kanë ardhur për biznes në vend.
-
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, rekord qumështi e djathi, si krahasohemi me Europën
25 Gusht 2020, 08:20Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat.
-
Në 7 muaj të ardhurat nuk u realizuan me 264 mln euro! Pandemia zgjeron në nivel historik deficitin
25 Gusht 2020, 07:46Rënia në realizimin e planit të të ardhurave vazhdon. Në 7 muaj në total janë mbledhur 233.1 miliardë lekë, ose rreth 32.6 miliardë lekë më pak se në 7 muajit e vitit 2019. Nga ana tjetër deficiti buxhetor është zgjeruar me më shumë se 40 miliardë lekë, dhe në fund të muajit korrik ai ishte 49.2 miliardë lekë.