Ekonomi

  • Kryeprokurorja Arta Marku banon në një apartament me qira në Tiranë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, qiraja e banesës së saj dio paguhet nga Qeveria në masën 35 mijë lekë të reja në muaj. 
  • Doganat, Rama:Jo më histori
    dashurie tregtarë-doganierë

    Kryeministri Edi Rama ka qenë tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ku është vendosur një sistem i ri online për procedurat doganore. I shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  Rama ka parë është njohur me detajet e transformimit të doganave.

  • Aeroporti i Akërnisë, banorët
    shprehen entuziast për Report Tv

    Një ditë pas diskutimeve në komisionin e Ekonomisë ku një kompaninë turke është interesuar për ndërtimin e aeroportit të ri në Akerni të Vlorës, Report Tv ka shkuar në këtë fshat dhe ka takuar banorët e zonës. Ata shprehen mjaft entuziast, pasi ndërtimi i një aeroporti në zonën e tyre do të jetë një mundësi më shumë sa i përket punësimit dhe të ardhmes së tyre.  VIDEO

  • Kriza e bizneseve, rritet numri i
    subjekteve të mbyllura në janar

    Në muajin e parë të këtij viti 1479 biznese kaluan statusin në pasiv, sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Krahasuar me janarin e 2017-s, numri i  bizneseve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me 38%.

  • Ulet kërkesa e bizneseve për të
    marrë kredi në tremujorin e parë

    Ky vit vjen pak si i veçantë në kërkesën për kredi, pasi bankat për qëllime të kredidhënies marrin në konsideratë vetëm bilancin zyrtar që dorëzohet në tatime. Deri në fund të 2017, bankat jepnin kredi për bizneset në bazë të bilanceve reale.

  • Patentat e makinave, ndryshojnë
    pyetjet për testin teorik

    Hyjnë në fuqi duke filluar nga 1 marsi i këtij viti, ja detyrimet. Pyetjet e reja mund të aksesohen për secilën kategori të klasifikuar në faqen e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor dhe janë të ndara në 25 tema ashtu sikurse sanksionohet në udhëzimin e ministrisë.

  • Qeveria aksion për evidentimin
    e puseve të ujit pa leje

    Nis diskutimi i projektligjit që i hap rrugën rregullimit të sektorit. Sipas ndryshimeve, burimet ujore në vend parashikohet të menaxhohen në mënyrë të përqendruar nga një institucion i vetëm: Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Por, për këtë, duhet të shmanget më parë mbivendosja e detyrave dhe përgjegjësive me organe të tjera të pushtetit vendor, si dhe me ujësjellësat, që janë ndërmarrje publike por me aksionerë të ndryshëm.

  • Vota pro aeroportit, tërhiqet 
    Shehaj: Ndjesë demokratëve!

    ​Shehaj iu kërkon ndjesë qytetarëve të Vlorës dhe demokratëve që, sipas tij, mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim, duke sqaruar se vota e tij në seancë plenare do të jetë kundër kësaj afere korruptive. Më tej, ai shton se është totalisht kundër mënyrës se si do ndërtohet ky aeroport, sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

  • Aeroporti i Vlorës, Braçe: Nëse
    s’ka pasagjerë shteti do paguajë 

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe deklaroi se në emisionin '45 minuta'  të gazetarit Denis Minga, në Report TV se në marrëveshjen që do të lidhet me kompaninë turke shteti shqiptar do të marrë përsipër riskun duke paguar diferencën nëse nuk do të ketë pasagjerë sa do të përcaktohet në kontratë Braçe theksoi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. VIDEO

  • Aeroporti i Vlorës,Kadiu: Si po e
    fsheh qeveria vjedhjen e madhe

    Sipas Kadiut, projekti i qeverisë vjen në mungesë totale të transparencës dhe fsheh të gjitha synime që sipas saj qeveria po mundohet t’i fshehë me një vendim Kuvendi.

  • Aeroporti i Vlorës,TIA:Mbështesim
    çdo nismë që zhvillon ekonominë

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mbështet nismën e qeverisë për të ndërtuar një aeroport në qytetin e Vlorës, temë e cila ka hapur një debat të gjerë politik ditët e fundit. Përmes një deklarate, TIA sqaron se është pro çdo nisme që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

  • Agron Shehaj del kundër PD-së
    voton pro aeroportit të Vlorës

    Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot për miratimin e projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Grupi i PD votoi kundër, por deputeti Shehaj duket se nuk ka qenë dakort me këtë vendim të partisë së tij dhe ka votuar pro këtij projektligji që do shkojë të enjten për tu votuar në Parlament.

  • PD+LSI kundër aeroportit të Vlorës
    Dash Shehi: S'dua investime turke

    Anëtarët e opozitës te të dy komisionet te ai i Ligjeve dhe Ekonomisë, janë shprehur kundër projektit të aeroportit të Vlorës. Deputeti demokrat, Dash Shehi ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij kur u shpreh se është kundër investimeve turke në vendin tonë. 

  • Paralajmërojnë Financat:S'ka rroga
    për Institucionet që nuk paguajnë...

    Me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive  bankare në emër të drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik buxhetor.

  • S'deklaruan pasurinë,ja sa zyrtarë
    u gjobitën nga ILDKPKI gjatë 2017

    Por e veçanta e këtij tremujori është që kontrolli ka filluar edhe për bizneset që kanë detyrim caktimin e një sinjalizuesi dhe nuk e kanë bërë atë sipas kërkesave. Madje vetë ILDKPKI deklaron se gjobat në fjalë janë vendosur si pjesë e mosrespektimit të tre ligjeve, por nuk specifikon numrin që i përket çdo kategorie.

  • Skandali/ ARMO 22 miliardë lekë
    borxhe ndaj OSHEE/ Tabela 

    Pas mospagimit të taksave del në pah një tjetër skandal që lidhet me rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO. Report TV disponon të dhënat ku janë listuar borxhet që kjo kompani i ka OSHEE për mospagim të energjisë elektrike.

  • Tregu i Sigurimeve 2017: Primet
    arritën mbi 120 milionë euro

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2017 kapën vlerën mbi 16,194 milionë lekë (120 milionë euro), ose 5.38% më shumë se në vitin 2016. Gjatë vitit 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,261,238 me një rritje prej 11.99% krahasuar me vitin 2016. 

  • Azili, shqiptarët drejt BE-së, Iraku
    dhe Afganistani drejt Shqipërisë

    Kur shqiptarët prej disa vitesh, me një kulmim në vitin 2015, i janë drejtuar shteteve europiane për të kërkuar azil, për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga te huajt për azil në Shqipëri. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv