Ekonomi

  • Euroja ecën pa u ndalur drejt barazimit të vlerës me dollarin. Kjo i ul rreziqet e deflacionit dhe ua lehtëson biznesin eksportuesve. Por ekspertët paralajmërojnë për një luftë monetare.
  • Nafta bruto, çmimi ulet
    sërish, kuotohet me 44 USD/fuçi

    Në mënyrë të papritur, kur mendohej se kishte arritur një nivel minimal dhe tani do të niste kurbën rritëse, çmimi i naftës bruto në tregjet botërore ka filluar sërish të ulet. Në Bursën amerikane një fuçi naftë West Texas Intermediate (WTI – nafta referencë amerikane, por edhe ajo arabe) tregtohet aktualisht me më pak se 45 dollarë për fuçi. 

  • Haxhinasto-Hoxhaj: Rruga e Kombit
     aset, gjallërojmë jetën ekonomike

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

  • Borxhi publik u rrit me 1.8 mln
     euro në ditë gjatë vitit 2014

    Në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik 2015-2017, të miratuar në 4 mars nga Këshilli i Ministrave, qeveria pranon se “borxhi gjatë vitit 2014 ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme”. Kjo është diçka, për të cilën qeveria Rama ishte përgatitur .

  • Përfaqësuesit e FMN vijojnë 
    takimet me autoritetet në Tiranë

    Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, po vijon takimet me autoritetet shqiptare ku në qendër të bisedimeve janë zbatueshmëria e rekomandimeve, gjendja e financave publike gjatë muajve të parë të këtij viti, ndjekja e të dhënave të borxhit publik, ecuria e reformës së pensioneve, por edhe projektet për zhvillimin e investimeve të huaja.

  • Euro në nivelin më të ulët në
    12 vjet se dollari amerikan

    Euro ka rënë sot pranë nivelit më të ulët në 12 vjet. Monedha e përbashkët evropiane është këmbyer me 1.39 dollar vitin e kaluar, por ajo ka humbur pothuajse një të kartën e vlerës kundër monedhës amerikane në 11 muajt e fundit.

  • Raporti i INSTAT, Rama: Rritje
    me 82 mijë numri i të punësuarve

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2014. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama e ka cilësuar një lajm të mirë dhe inkurajues raportin e INSTAT, sipas të cilit numri i të punësuarve është rritur me 82 629 persona.

  • Doganat, miratohet lirimi i Spiropalit
    dhe komandimi i Irena Beqiraj

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimin e Drejtoreshës së Doganave, ku ashtu siç u bë publike pak ditë më parë, pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit, vendin e saj e merr Irena Beqiraj.

  • Projekt bashkëpunimi bizneseve 
      rajonale nga ProCredit Bank

    Biznese të shumta nga Shqipëria dhe Serbia janë ftuar në një takim të përbashkët rajonal organizuar në qytetin e Tiranës. Në fokus të takimit “Business to Business” ishte nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve rajonale të biznesit midis klientëve të bankave ProCredit, të cilët operojnë në Shqipëri dhe Serbi. 

  • Falje 80% të gjobave për subjektet
    që shlyejnë sigurimet deri në 30 prill

    “Të gjithë ata subjekte të cilat do të paguajnë brenda datës 30 prill kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, do të përfitojnë faljen në masën 80% të gjobave.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri për Zhvillimin Ekonomik Arben Ahmetaj në një dalje për mediat. VIDEO

  • Energjia, Çela: Në muajin shkurt
    arkëtimet 73 mln $, ulëm humbjet

    Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e së mërkurës, ka bërë bilancin e arkëtimeve për muajin shkurt.  “Në këtë periudhë kemi arritur të dyfishojmë arkëtimet. Vetëm në shkurt mblodhëm 73 milionë dollarë, ndërkohë që humbjet u ulën në 31 për qind nga 42 që ishin në shkurt 2014”, ka deklaruar Çela. 

  • INSTAT: Rritet papunësia
    18% në tremujorin e fundit 2014

     Sipas Institutit të Statistikave, në fund të vitit të kaluar ka patur një rritje të papunësisë, që ka arritur në 18 për qind, nga 17.1% që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2013. 

  • Bonot e privatizimit, lehtësi në
    procesin e legalizimit të pronës

    Qeveria ka shtyrë deri në fund të vitit 2016 vlefshmërinë e përdorimit të bonove të privatizimit, duke synuar t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre individëve që posedojnë ende bono, për t’i përdorur ato, aty ku është parashikuar.

  • Haxhinasto me homologun e Katarit
    diskutohet linja direkte Doha-Tiranë

    Ministri i Trasportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një një takim zyrtar me Ministrin e Transportit të Katarit Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.

  • Banka Botërore, 35.16 milionë dollarë për
    zhvillimin dhe integrimin e bregdetit të jugut

    Projekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban ‘Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ i financuar nga Banka Botërore, me një vlerë totale investimi 35.16 milionë dollarë amerikan, ka synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të bregdetit të jugut, duke krijuar një platformë për rritjen e qëndrueshme ekonomike të zonës me në fokus,

  • Konferenca e BB-FMN, Ahmetaj:
    Ekonomia jonë me reforma të thella

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë ‘Ballkani Perëndimor, 15 vite tranzicioni ekonomik’  që u mbajt në Vjenë dhe  e organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

  • Nis gara koncesionare për aksin
    Milot-Morinë në rrugën e Kombit

    Ministria e Transportit dhe Infrastrukurës ka shpallur garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi edhe në qeverisjen Berisha, ish-ministri Sokol Olldashi bëri të njejtën gjë, por procesi u bllokua pa shpjegim bindës. 

  • “Kërcim” i papritur i inflacionit 
    INSTAT:Indeksi i çmimeve 2.3%

    INSTAT njoftoi se në muajin shkurt 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.3%, pas një periudhe të gjatë që rritja e çmimeve ka qendruar nën kuotën minimale, të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 %.

  • Punësimet në administratë
    DAP: Ja cilat janë rregullat e reja

    Shqiptarja.com (print) publikon ndryshimet në mënyrën e aplikimit online për konkurrimin në vendet vakante në administratën publike, të bërë me dije nga Departamenti i Administratës Publike. Sipas DAP janë shpallur zyrtarisht 760 vende vakante në institucione të ndryshme shtetërore.

  • Marrëveshja e OSHEE, Çela: Nxitoni
    debitorë, afati deri në 31 mars!

    31 marsi i 2015 është afati i fundit për të lidhur akt-marrëveshjet e abonentëve debitorë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ndërsa administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, inspektoi sot Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, ku paguhet fatura e dritave dhe ofrohet shërbimi ndaj abonentëve ai iu bëri thirrje personave që i përkasin kësaj kategorie që të mos e lënë për ditën e fundit nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por ta realizojnë sa më shpejt. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv