Ekonomi
-
Publikohet lista me 1050 emrat që përfitojnë lejen e legalizimit të pronave të tyre në qytetin e Shijakut. Është zyra e ALUIZNI-t në qarkun Durrës e cila ka publikuar listën me emrat e banorëve, ndërsa i fton të gjithë ata që gjejnë emrin e tyre në këtë listë, të paraqiten për të marrë dokumentet përkatëse të pronësisë. 16 Shkurt 2015, 09:12
-
Faturat afrofe në Laç, OSHEE:
15 Shkurt 2015, 13:01
Evidentuam dhe ndëshkuam rastetPartia Demokratike ka akuzuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe qeverinë në lidhje me faturat e energjisë, duke u shprehur se jo në pak raste ato vendosen afrofe. Nderkohe OSHEE ka sqaruar se janë bërë të gjitha verifikimet në terren dhe ka rezultuar se në disa familje kishte mbifaturime ndërsa në disa të tjera kishte nënfaturime.
-
Vendimi i ri, faturat e energjisë, si
15 Shkurt 2015, 07:44
mund të përfitohet tani kompensimiNë bazë të një Udhëzimi, të miratuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, ministri i Financave dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka hyrë në fuqi kompensimi i energjisë elektrike për kategori të caktuara qytetarësh, që do të mbrohen nga shtetim pas ndryshimit të sistemit, nga ai me dy tarifa, në një tarifë të vetme.
-
Kazinotë shpërngulen vetëm
14 Shkurt 2015, 07:44
në zonat turistike në vendKazinotë, shumë të përhapura në të katër anët e vendit, do të kufizohen vetëm në zona turistike.
-
Fondi për punësimin, Fieri
14 Shkurt 2015, 01:15
e Vlora marrin 1 mln dollarëFondi i punësimit për vitin 2015 është dyfishuar, kështu që kompanitë e ndryshme private mund të aplikojnë për të përfituar duke punësuar persona në nevojë, ata me aftësi të kufizuara, gra dhe të rinj.
-
Pronësia, Oborret e shtëpive
14 Shkurt 2015, 08:01
para 1991, tapitë brenda 7 ditëveProcedurat e dhënies së të drejtës së pronësisë mbi oborret funksionale të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 do të kryhen brenda 7 ditëve në rastet kur këto sipërfaqe i nënshtrohen realizimit të projekteve, investimeve apo shpronësimeve për interesa publike.
-
Matësat inteligjentë PD: Kosto për
13 Shkurt 2015, 14:55
shqiptarët! OSHEE: Shpifje e rëndëNjë ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e projektit pilot për vendosjen e matësave inteligjente të energjisë, Partia Demokratike e ka konsideruar këtë një projekt që do t’u kushtojë shumë xhepave të shqiptarëve. Nga ana tjetër OSHEE sqaron se projekti mundëson që qytetarët të paguajnë vetëm atë që konsumojnë.
VIDEO -
INSTAT: Popullsia e Shqipërisë më
13 Shkurt 2015, 13:19
1 janar 2015 është 2.8 milion banorëPopullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 arriti në 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të 1 janarit 2014. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, nga kjo popullsi, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra.
-
Ndërtimet pa leje, Dallëndyshe
13 Shkurt 2015, 07:36
Bici: Ja kush rrezikon më shumëINTERVISTA/ Ndërsa është mbyllur zyrtarisht afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje, Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, thekson se çdo objekt që mbetet jashtë procesit të legalizimeve do të merret në shqyrtim nga kjo strukturë. Në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, kreu i IKMT rendit tipologjitë e objekteve që përkufizohen nga ku institucion si të paligjshme.
VIDEO -
Azerbajxhan, Gjinkuri: Mbështesim
12 Shkurt 2015, 17:32
TAP, pjesë dhe kompanitë vendaseDiskutimet për ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit mblodhën sot në Baku Ministrat e Energjisë së Azerbaxhanit, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë dhe zv.presidentin e Komisionit Evropian.
-
ALUIZNI: 515 legalizime në Tiranë
12 Shkurt 2015, 07:35
qytetarët duhet të likujdojnë faturatDrejtoria Rajonale e ALUIZNI-t për ka bërë publike listën e emrave të 515 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë sporteleve të kësaj dege për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
-
Ndërtimet pa leje, AKKP: Ja
12 Shkurt 2015, 08:08
formulari për kompensiminAKKP ka bërë publike hapat që duhet të hedhin pronarët e cenuar nga ndërtimet pa leje për të përfituar kompensimin financiar si dhe formularin formularin që duhet të paraqesin pranë këtij institucioni.
-
Financat e Tatimet marrëveshje
11 Shkurt 2015, 22:25
me Italinë për asistencë teknikeMinistria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve kanë arritur një marëveshje me Italinë për të marrë asistencë teknike nga isnpektorët italianë në lidhje me njohuritë e reja tatimore dhe përmirësimin e administratës në këtë sektor. Marrëveshja vjen në kuadrin e Projektit të OECD-së, i njohur si Inspektorët e taksave pa kufinj.
VIDEO -
Veneto Banka marrëveshje financimi
11 Shkurt 2015, 19:56
për dentistët e Dental Leader CorsVeneto Banka nga sot u jep mundësi të gjithë dentistëve të rinj që të realizojnë ëndrrat nëpërmjet financimit të biznesit të tyre. Veneto Banka në bashkëpunim me Dental Leader Corsi do të financojë dentistët e rinj në blerjen e materialeve të konsumit, blerjen e paisjeve dentare, si dhe kurse trainimi brenda e jashte vendit.
VIDEO
FOTO -
Denada Prifti emri i qeverisë për
11 Shkurt 2015, 19:28
anëtare në bordin drejtues të BSHQeveria ka miratuar emrin e Denada Priftit si anëtare për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama është vendosur që emri i Denada Priftit t’i prezantohet Kuvendit si anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
VIDEO .
Genti Sejko Guvernatori i ri i BSH miratohet në Kuvend me 105 vota -
Vodafone, teknologjia 4G tani risia
11 Shkurt 2015, 18:28
e rradhës në tregun e ShqipërisëKlientët Vodafone do të kenë mundësi të prekin nga afër shërbimet e teknologjisë 4G. Kompania Vodafone Albania njoftoi se ka nisur fazën e testimit të teknologjisë 4G/LTE në rrjetin e vet dhe së shpejti klientët do të mund të përfitojnë shërbime data më të shpejta se kurrë.
-
Matësat inteligjentë, Rama:
11 Shkurt 2015, 12:10
Projekti me Deutsche TelekomKryeministri Rama deklaroi gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen Energjetike se kompani Gjermane Deutsche Telekom ka bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, më tej ai tregoi edhe zonat që do të preken nga projeti pilot. Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se nuk do të ketë falje të borxheve ndaj energjisë elektrike. Ai shtoi se i ka kërkuar OSHEE-së që të rishikojë qëndrimin ndaj të përmbyturëve. Rama i është përgjigjur edhe Blushit për masat e marra.
VIDEO
Aksioni i Energjisë, Tahiri:130 mijë kontrolle e 893 të arrestuar,s'ndalemi -
HEC-i i Devollit, Statkraft merr
10 Shkurt 2015, 18:34
përsipër edhe ndërtimin e rrugësKompania norvegjeze Statkraft merr përsipër ndërtimin e infrastrukturës rrugore zëvendësuese gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Devoll. Ndërsa një pjesë tëe detyrimeve financiare që ka pala shqiptare do t’ia kompensojë kompanisë duke e përjashtuar për 15 vite nga fi-ja konçensionare.
-
Ahmetaj: Gati zona ekonomike
9 Shkurt 2015, 16:54
në Spitallë, kompanitë të aplikojnë!Së shpejti zona e Spitallës së Durrësit do të kthehet në një park industrial ose thënë ndryshe në një zonë të madhe ekonomike. Kjo është lajmëruar nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij maqedonas Bekim Neziri. Ahmetaj: Riaktivizim Komitetit të Përbashkët Ekonomik me Maqedoninë. Nga ana e tij Neziri: Kompanitë maqedonase të prodhimit të barnave eksport në Shqipëri.
VIDEO -
Akuzat e PD, Çela: Të shëmtuara
9 Shkurt 2015, 16:26
Asnjë lekë nga faturat e anuluara!Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike qtha se nuk është marrë asnjë qindarkë nga konsumatorët, faturat e të cilëve janë anuluar.
VIDEO
