Ekonomi

  • Dyshimi se tregtarët kanë abuzuar me çmimin e duhanit e cigareve, duke e rritur atë më shumë se sa u rrit me ligj akciza, ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës, duke hapur procedurën e hetimit paraprak në tregun e duhanit dhe cigareve të paketuara; përfshin periudhën 1 janar 2013-14 janar 2014. Cmimi rezulton më i rritur se ç ishte rritja e akcizës.
  • Ilaçet, pullat e reja të barnave
    me çmim 19.6 % më lirë

    Qendra e Kontrollit të Barnave është duke prodhuar pullat e reja të medikamenteve të cilat janë me një çmim 19.6 për qind më lirë se në fund të muajit mars.

  • Turqi, Duçka në forumin e gazit dhe 
    naftës: Investoni në Shqipëri

    Zëvendësministri i Energjisë Dorjan Duçka gjatë Forumit Ndërkombëtar të naftës dhe gazit, në Ankara të Turqisë, ftoi kompanitë ndërkombëtare pjesëmarrëse në forum për të investuar në vendin tonë. (Në foto zëvendësministri Dorjan Duçka gjatë Forumit Ndërkombëtar të naftës dhe gazit)

  • Eksportuesit, qeveria lehtëson 
    procedurat e rimbursimit të TVSH

    Qeveria shqiptare ka lehtësuar procedurat e rimbursimit të TVSH për eksportuesit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Financave.

  • Dokumenti/ Ja si firmat shqiptare
    pastrojnë paratë e pista

    Hetohen 7 politikanë/ Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Patrimit të Parave publikon tri skema tipike të riciklimit. Tirana e Fieri më problematikët. Në tre raste, të referuara si tipologji në raport, tregohet se si, pas dyshimeve, është arritur në konkluzionin se ishte fjala për pastrime parash të pista.

  • Paratë “e pista”,
    hetohen 7 politikanë

    Shtatë politikanë janë duke u hetuar për pastrim parash, tha dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit Genti Gazheli, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

  • Furgonët 8+1, Transportet: PD të
    sjellë në Kuvend amendamentet

    Ministria e Transporteve ritheksoi sugjerimin që është bërë ndaj Partisë Demokratike, për të propozuar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e legjislacionit, si forcë politike që ka mbështetur operimine e autoveturave 8+1, madje është bërë dhe pjesë e protestave të tyre. Sipas saj, kërkesat e sindikatave dhe shoqatës së taksive 8+1 janë në kundërshtim me ligjin.

  • Gjiknuri:Shtyhet afati i kredisë së
    qeverisë gjermane për unazën e jugut

    Qeveria ka shtyrë afatin e kredisë së financimit gjerman, FFW për unazën e jugut të transmisionit të energjisë të linjës 110 kw.  VIDEO

  • Rriten kreditë e këqia,
    24.2% në shkurt

    Kreditë që bizneset dhe individët nuk u kthejnë bankave në kohën e duhur kanë vijuar të rriten për të dytin muaj radhazi, pasi kishin ndalur këtë tendencë në dhjetor.

  • Çmimet në treg, inflacioni hyn
    sërish në normë, tani 2.2%

    Në muajin mars 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2%, njoftoi dje INSTAT. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 2,4%, por më pas vendi duket se po rrëshqiste drejt deflacionit, duke shënuar nivele nën kuotën më të ulët të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh.

  • Financat shesin 113 mln € bono
    Destinacioni bazë: Pagesa e faturave

    Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të qeverisë 15.8 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6 dhe 12 mujore, një pjesë e të cilave pritet të shkojë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të biznesit.

  • Zbulimi i Brukselit: Papunësia
    në Shqipëri arrin rekord 17%

    Direktorati i Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar i KE, publikon vlerësimin për shifrat e ekonomisë shqiptare. Bilanci financiar i tre maujve të fundit nuk është aspak i mirë. FMN: Shqipëria, rritja më e ulët në rajon. Sipas raportit të Komisionit Evropian, papunësia në vendin tonë ka arritur në 17 për qind.

  • FMN: Shqipëria do të shënojë
    një rritje ekonomike prej 2.1%

    Publikohet raporti vjetor i ekonomisë. Shifra më të mira se INSTAT. FMN: Në 2013 Shqipëria, rritja më e ulët në rajon. Vetëm Kroacia më keq se ne: Pati recesion me -1.1%. Ndërsa ekonomia shqiptare duket se po shkon drejt shërimit, ku sipas FMN rritja ekonomike për vitin 2014 do të jetë 2.1%. Performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-n kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet që në  2015-n të jetë e qëndrueshme.

  • FMN, ekonomia globale po fuqizohet

    Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rimëkëmbja e ekonomisë  botërore është duke u fuqizuar. Ekonomisti i lartë i FMN-së Olivier Blanchard tha sot se parashikimi është që ekonomia botërore të rritet me 3,6 për qind këtë vit.

  • Këshilli i Territorit hap rrugën për
    fillimin e punës së gazsjellësit TAP

    Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili u mblodh sot nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen zhvillimore komplekse-faza 1 për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës.

  • Gjiknuri: Strategji për energjinë e
    rinovueshme, fund krizës 8-vjeçare

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se me miratimin e ligjit të ri “Për energjinë”, tregu do të liberalizohet tregu. Në një tryezë me donatorë, Gjiknuri deklaroi se ndihma e tyre është mjaft e nevojshme  VIDEO

  • Shlyerja e borxhit, ja punimet
    publike që nuk do të paguhen

    Publikohet lista e faturave që institucionet shtetërore kanë marrë nga kontraktorët e ndryshëm, të cilët kërkojnë pagesën e tyre. Detyrimi i shtetit, në rastin e këtyre faturave nuk mund të likuidohet, duke qenë se administrata ka hasur në parregullsi, që kërkojnë verifi ke dhe plotësime. Lista me emrat e kompanive që s'kanë dokumentacionin.

  • Topalli e Berisha në një zë kundër INSTAT
    për borxhet e biznesit: Gënjeni!

    Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë me thirrjen “gënjejnë”, ndaj shifrave të deklaruara sot nga kreu i INSTAT-it, Gjergj Filipi, për rritjen ekonomike në vitin 2014. Asaj i është bashkuar edhe ish-Kryeministri Berisha.

  • Kompanitë e ndërtimit, nga 1998
    mbi 1 mln USD borxhe ndaj CEZ

    Janë rreth 550 kompani ndërtimi që i kanë rreth 1 milionë dollarë borxhe të papaguara energjie KESH-it dhe CEZ-it. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, tha se borxhet e kompanive vijojnë nga 2-10 milionë lekë.

  • Rama me biznesin fason në Vlorë
    "Jeni potencial i madh punësimi"

    Kryeministri Rama vizitoi fabrikën e “Alba Shoes”, një linjë e prodhimit të këpucëve në Nartë, e cila ka të punësuar 700 vetë. Rama tha se biznesi fason ofron avantazhe konkurruese, të cilat qeveria, nënvizoi Kryeministri, synon t’i forcojë edhe me paketën e re prej 42 masash mbështetëse për këtë industri. FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv