Ekonomi

  • Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Projekti i studios arkitekturore “Grimshaw Architects” parashikon zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. (Foto: Projekti i studios "Grimshaw")
  • Qershor, hidhet në qarkullim
    kartëmonedha 1.000 lekë, emetim i vitit 2011

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 48, datë 29.06.2011, miratoi rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 1.000 lekë. Në zbatim të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë njofton publikun se në datën 3 qershor 2013 do të hidhet në qarkullim kjo kartëmonedhë.

  • Berisha: 2/3 e burimeve ujore
    ende të pashfrytëzuara

    Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në forumin e organizuar në Tiranë nga Konfindustria  për sektorin e energjisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 30 kompani dhe u prezantuan 7 projekte të energjisë në proces si dhe u diskutuan skemat e financimit të tyre.

  • AKKP publikon listën e 33
    përfituesve të vitit 2012

    Vetëm 33 subjekte kanë përfituar vitin e kaluar nga fondet buxhetore, të caktuara të kalojnë në favor të familjeve të ish-pronarëve. Listën e subjekteve të shpronësuar, që, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të kërkesave të tyre, përfituan nga fondi i kompensimit në të holla për vitin 2012, e ka publikuar ditën e djeshme Agjencia e Pronës.

  • Greqia e Qipro bënë rritjen më të
    madhe të çmimit të energjisë

    Rritja më e lartë e çmimeve të energjisë elektrike në Evropa është regjistruar në Qipro dhe në Greqi në gjysmën e dytë të vitit 2012, sipas të dhënave të Shërbimit Statistikor Evropian (ESS).

  • Reshjet mundësojnë prodhimin
    rekord të energjisë nga KESH

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të prodhojë deri në 30.7 milionë kilovatorë në ditë, çka përbën një shifër rekord. Kjo sasi energjie e prodhuar në vend mbulon kërkesat e konsumatorit shqiptar, përfshirë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që mundëson edhe një eksport të kënaqshëm.

  • Amnistia fiskale, synim elektoral
    i qeverisë, rezultatet zhgënjyese

    Amnistia e propozuar fiskale është një mjet i pastër që përdoret për qëllime elektorale. Falja e mëparshme nuk solli në arkën e shtetit më shumë se 5 për qind të detyrimeve dhe gjobave të papaguara nga bizneset.

  • BE-Gjermania, fonde
    falas fermerëve

    Janë 8.27 milionë euro që do të jepen si ndihmë për fermerët shqiptarë nga skema e granteve ”IPARD-like”. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit së bashku me Agjensinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ çelën thirrjen e dytë për aplikime për skemën e granteve në ndihmë të fermerëve dhe agropërpunuesve.

  • AKBN ndryshon sërish
    drejtorin e saj të përgjithshëm

    Ministri i Ekonomisë ka emëruar në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) Sokol Behajn (në foto), i cili zëvendëson Petrit Gjonin, që qendroi në këtë pozicion vetëm për gjashtë muaj.

  • Mato: HEC-et vendore, “kioska”
    lumenjtë shfrytëzohen pa krite

    Aktualisht zhvillimi i hidroenergjetikës është i deformuar, me pasoja më të mëdha sesa fitimet që mund të vijnë nga prodhimi i energjisë. Ka deklaruar kështu ambientalisti Xhemal Mato, drejtues i “Ekolëvizjes”.

  • Sigurimet, rriten fitimet, por
    paguhen më pak dëme

    Kompanitë e sigurimeve e rritën me rreth 3.9% xhiron për muajin prill, por paguajnë 21 për qind më pak dëme. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një ecuri më të mirë në tregun e sigurimit të jetës, që është rritur me 12.55%, ndërsa primet në kategoritë e sigurimit të jo-jetës janë rritur me 2.4%.

  • CEZ, kamatat, që nga janari 2007
    në faturën e ardhshme të energjisë

    Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike do të kërkojë nga klientët kamata të vjetra, që deri tani ishin fshirë nga bilancet e këtij subjekti, që nga momenti që e mori në pronësi grupi çek, të cilit iu hoq licensa nga ERE.

  • Amnisti Fiskale, Min. e Financave
    s'është gati të realizojnë një draft

    Ministria e Financave nuk është e gatshme që të realizojë një draft për amnisti fiskale, që të kalojë në qeveri e më pas në parlament. Zyrtarët të saj hedhin praktikisht poshtë premtimin e Berishës në Kukës.

  • Strasburgu dënon qeverinë me
    2 mln euro, e paditi familja Delvina

    Sipas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg  qeveria shqiptare duhet t’i paguajë familjes Delvina në formë dëmshpërblimi për dëm pasuror shumën prej më se 2 milionë e 25 mijë eurosh

  • Tatimet “zbulojnë” sektorë me risk
    Në shënjestër edhe firmat e ndërtimit

    Drejtoria e Tatimeve (foto) ka kërcënuar se do të gjobitë rëndë sektorët, që i karakterizuar si më të prirur ndaj evazionit fiskal. Sipas saj, fjala është për ndërtimet, spitalet private dhe hoteleri-turizmin.

  • Ish-pronarët: Mungon transparenca

    Në kushtet kur buxheti i shtetit po has gjithnjë e më shumë vështirësi për sigurimin e të ardhurave, kompensimi financiar i ish-pronarëve duket se po shkon drejt një plani të dytë, pasi më shumë vëmendje po i kushtohet kompensimit fizik.

  • Shqipëria firmos marrëveshjen
    e gazsjellësit me 3 shtete

    Qeveria shqiptare ka firmosur sot Marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin trans-adriatik të gazsjellësit me qeveritë e Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve janë ftuar në Tiranë nga kryeministri Berisha.

  • Subjektet s’i ndalin gjobat
    e Autoriteti i Konkurrencës

    Tetë kompanitë e sigurimit në Shqipëri janë marrë vesh gjatë vitit 2012 midis tyre për të rritur në të njejtën kohë dhe në të njejtën masë çmimin e policave të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorrike.

  • Maqedonia ankesa për barrierat
    administrative shqiptare

    Pas shqetësimeve të vazhdueshme të Kosovës, edhe Maqedonia bën apel që Shqipëria të heqë barrierat administrative, me qëllim zhvillimin e tregtisë së lirë mes dy vendeve.

  • Tronditet bursa evropiane, bie
    indeksi i aksioneve në Azi

    Bursat evropiane janë çelur në ulje nga rënia e papritur e tregjeve financiare në Tokio. Indeksi mesatar i aksioneve të Nikkei ra me 7.3 %. Tani Azia ka frikë për ekonominë e saj pasi të dhënat flasin për një ngadalsim të ekonomisë kineze.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv