Ekonomi

  • Kryeministri Rama e cilëson vendimin për taksimin zero për bizneset e vogla si nxitje për vetëpunësimin, pavarësisht rezervave të shfaqura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën një krahasim mes taksave që paguante biznesi i vogël në dy vitet e fundit ndërsa vitin e ardhshëm taksat që do të paguajnë janë 0.
  • BB: Shqipëria zbret 11 vende për
    pagimin e taksave, e 142-a në botë

    Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria renditej e 131-ta. Në rajon, ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish. 

  • Mediat: Taksa zero në Shqipëri dhe
    rreziku i joshjes së bizneseve greke

    Lajmi i heqjes së taksave për biznesin e vogël nga Qeveria shqiptare është pasqyruar në dhjetëra media greke dhe është komentuar në mënyrë të veçantë edhe si një rrezik për largimin e bizneseve vendase drejt Shqipërisë.

  • 'Ujqërit' e Tiranës; Kujdes investimet
    në bursa nga skemat e palicencuara!

    Me dhjetëra skema me leje dhe pa leje kanë nisur të grumbullojnë kursimet e shqiptarëve për t’i investuar në bursat jashtë vendit. Institucionet mbikëqyrëse të tregut, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë zënë në befasi. A janë gati qytetarët për të investuar në bursa ndërkombëtare dhe për të përballuar rrezikun? Punonjësit brenda këtyre skemave pohojnë se klientët nuk i perceptojnë humbjet dhe nuk njohin rreziqet. Ja skemat e licencuara dhe ato pa licenca….

  • Edicioni i 22, sot çelja e madhe
     e Panairit "Klik Ekspo Group"

    Sot më 21 nëntor Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.

  • Taksa për 11 mijë makina luksi, PD
    kundër Canit: Preken edhe të varfrit

    Rritja e taksës për rreth 11 mijë makina, të përkufizuara nga qeveria si mjete luksi, kanë shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetëve të djathtë të këtij komisioni, jo çdo mjet me cilindratë mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura të pupullsisë.

  • Përplasja për taksat, Bankers
    Petroleum çon Tatimet në Arbitrazh

    Bankers Petroleum Ltd. ka aplikuar për një vendim bllokimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë (ICC) për të siguruar mbrojtje ndaj zbatimit të vlerësimit mbi taksat i bërë publik më parë, deri në arritjen e një konkluzioni nga një palë e tretë audituese ndërkombëtare, siç është rënë dakord.

  • Cani prezanton paketën fiskale
    opozita kundër akcizës së birrës

    Rritja e akcizës për birrën që prodhohet në vend dhe ulja e asaj të importit, kanë ashpërsuar akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Të djathtët e cilësojnë këtë ndërhyrje ligjore në taksa si favor për klientët e kabinetit duke fundosur prodhimin vendas. 

  • Turqi, Meta në Samitin e Energjisë 
    Shqipëria urë strategjike,lidh burimet

    Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll gjatë datave 18-20 nëntor. 

  • Kompensimi për ish-pronarët
    153 objekte në fondin e AKKP

    AKKP ka bërë publike 153 objekte shteërore të cilat janë kaluar në fondin e këtij istitucioni për t’u përdorur në funksion të kompensimit të ish pronarëve. Pjesa dërrmuese e objekteve janë depo, ofiçina apo magazina shtetërore, ndërkohë që nuk mungojnë repartet ushtarake, disa fabrika të vogla, kryesisht nëpër qytete periferike apo fshatra. 

  • Buxheti 2016, 3 milionë dollarë
    më pak për Policinë e Shtetit

    Buxheti për Policinë e Shtetit në vitin 2016 do të jetë rreth 3 milionë dollarë më i ulët se i 2015-ës, ndërkohë që të njëjtin fat do të pësojë edhe buxheti bë dispozicion të Gardës së Republikës. Krahasuar me vitin 2015, buxheti për Policinë e Shtetit do të jetë reth 2% më i ulët vitin e ardhshëm: Nga 14.7 miliardë lekë që ishte këtë vit, fondi buxhetor për forcat e rendit do të ulët në 14.4 miliardë lekë. 

  • Ministria e Financave: Janë
    shlyer 67 mld lekë detyrime

    Ministria e Financave ka bërë dje me dije se tashmë ka shlyer pjesën dërrmuese të detyrimeve të prapambetura, dhe se janë në proces pagese pjesa e fundit që ka mbetur prej rreth 1.5 miliardë lekësh. Ministria e Financave informon se vlera prej 72 miliardë lekësh e detyrimeve të prapambetura ka qenë një vlerësim paraprak, bazuar në vetëdeklarimin e subjekteve/bizneseve apo individëve mbi detyrimet që institucione qendrore kishin ndaj tyre për periudhën përpara 31.12.2013.

  • Braçe i përgjigjet LSI-së
    "Lobim ulëritës për birrën" 

    “Nisi lobimi ulëritës i birrës edhe këtë vit! Kështu u është përgjigjur Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe  deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Silva Caka mbi vërejtjet e tyre për akcizën e birrës. LSI ka shprehur dje rezervat e para të saj ndaj paketës fiskale të vitit të ardhshëm, prezantuar dy ditë më para nga qeveria. Rezerva më e madhe e tyre ishte akciza e birrës, e cila në variantin e parashikuar nga qeveria, favorizon prodhimin e huaj dhe jo kompanitë vendase të prodhimit të saj. 

  • Ja ku transferohen punonjësit
    që shkurtohen nga administrata

    Ministria e Financave, lidhur me shkurtimin e parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm të punonjësve të administratës qendrore, ka sqaruar se buxheti vendor i vitit 2016 është ai i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale. 

  • Skema e re, biznesi i vogël, ulen
     6 herë të ardhurat në buxhet

    Nxjerrja nga skema e taksimit të 83 mijë bizneseve të vogla do të ulë me rreth 6 herë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga krahasimi i treguesve të buxhetit 2015 (të rishikuar me Akt Normativ) me atë të vitit të ardhsëm, rezulton se Qeveria pret të arkëtojë vetem 266 milionë lekë, nga kjo taksë, nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015.

  • Ligji i ri, Qato: Fatura e ish-pronarëve
    në zonat informale nuk rivlerësohet

    Pronarët të cilët janë kompensuar për pronat e tyre të zaptuara nga ndërtuesit e paligjshëm që janë legalizuar, nuk do të jenë subjekt i ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave. Këta persona nuk do t’u nënshtrohen rivlerësimit të faturës së tyre të kompensimit. Këtë e konfirmon drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato gjatë një prononcimi për gazetën “Shqiptarja.com”. 

  • Çmimi i tokave, si do llogaritet
    për pronat e zëna me ndërtime

    Prezantohet nga Manjani e Qato formula e re për komesimet. Cilët nga ish-pronarët nuk rivlerëzohen dhe si do të shpërndahen 50 miliardë lekë dhe 23 mijë hektarë tokë. Projektligji për trajtimin dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, është diskutuar dje për herë të parë në Kuvend. 
    PD: Qeveria ka bllokuar për 2 vjet kompensimet

  • Dixhitalizimi/ RTSH pretendon se
    kontrata prej 8.8 mln€ është korrekte 

    Televizioni publik shqiptar e cilëson konform ligjit dhënien pa tender të mirëmbajtjes së sistemit të transmetimit.Radio Televizioni Shqiptar ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”, sipas të cilit ky institucion ka përgatitur kontratën e mirëmbajtjes së sistemit të transmetimit dixhital prej 8.8 milionë eurosh, ende pa u hedhur asnjë hap për vënien në jetë të këtij projekti. Mirëmbajtja e sistemit, RTSH nxjerr jashtë loje 250 punonjës

  • Lehtësimet, OSHEE: Në tetor, 2097 
    biznese firmosën aktmarrëveshjet

    Numri i bizneseve dhe abonentëve familjarë që kanë përfituar nga skemat lehtësuese të OSHEE është rritur ndjeshëm gjatë muajit tetor. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që prej tetorit kur filloi zbatimi i skemës së re, janë 2097 subjekte biznesi që kanë firmosur aktmarrëveshjet me kompaninë.

  • LSI rezerva Për paketën fiskale 
    Spahiu: Shpresoj të ketë reflektim

    LSI ka shprehur sot rezervat e para për paketën fiskale. Deputeti i saj, Përparim Spahiu shprehet se duhet të ketë reflektim në disa çështje, si tatimi mbi të ardhurat personale, akcizën e prodhimit vendas, etj. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv