Ekonomi

  • Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, mori pjesë në Forumin e biznesit dhe investimeve me investitorë të mëdhenj gjermanë në Frankfurt, takim i organizuar si bashkëpunim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Deutsche Bank dhe Ambasadës së Shqipërisë në Berlin.
  • Shehaj: Familjarët e pronarit të 
    biznesit do punojnë pa sigurime

    Në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisilda Shehaj shpjegon mënyrën si është zhvilluar në terren aksioni masiv kundër evazionit, si dhe rezultatet e deritanishme të tij. Shehaj: 103 mijë kontrolle, janë regjistruar 36 mijë biznese, si dhe më shumë se 80 mijë punonjës që punonin në të zezë.  80 provokatorë në terren për të hetuar dhënien e faturave. 

  • Qeveria: Në periudhën shtator-tetor 
    67 mijë çregjistrime nga puna

    Qeveria në një reagim të publikuar në faqen “transparenca.al”, thotë se për periudhën shtator-tetor janë ç’regjistruar 67 mijë njerëz. Ky numër është 10 herë më i lartë sesa numri mesatar në muajt e kaluar të këtij viti. Kjo si pasojë e aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Por, qeveria nënvizon se monitorimi i gjithë regjistrimeve dhe çregjistrimeve nga puna nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është një procedurë rutinë. Dhe në këtë kuadër, emaili i dërguar nga Brisida Shehaj ka qenë në këtë linjë.

  • Alarmohen tatimet: Bizneset
    shkurtojnë 73 mijë vende pune

    Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

  • Ish- Stream Oil del sërish në
    shitje, turqit në vështirësi financiare

    Industria e naftës në Shqipëri duket se është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kompania turke Transatlantik Petroleum njoftoi shitjen e degës në Shqipëri. Gjatë vitit që shkoi ata kishin blerë koncesionarin e nxjerrjes së naftës, Stream Oil.
     

  • Kompensimi, 621 pronarë që do
    të marrin paratë për tokën e zënë 

    Këshilli i Ministrave ka miratuar kompensimin financiar për 621 pronarë, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Përmes një Vendimi të miratuar në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka vënë në dispozicion të kompensimit të tyre fondin prej 450 milionë lekësh (afërisht 4 milionë dollarë).

  • Dalin shifrat e projekt-buxhetit 2016
    + 5 % të ardhura, -1 % shpenzime
    Vendimi/Ndryshime në minutë të fundit

    Kanë dalë shifrat e para lidhur me projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Projekti ka kaluar mbrëmjen e së mërkurës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

  • Panariti: Maqedonia “luftë
    tregtare” ndaj produkteve tona

    Prodhimet bujqësore shqiptare po bllokohen nga pala maqedonase në pikën kufitare të Bllacës, me argumentin se nuk shoqërohen me certifikata të rregullta fitosanitare. Ky fakt u soll në vëmendje nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë takimit të Ministrave të Europës Juglindore, të cilët po diskutojnë në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

  • Vendimi/ Miratohet Buxheti '16
     ndryshime në minutë të fundit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vitin 2016. Ndërsa nuk publikoi në faqen e vet zyrtare draftin e miratuar, Ministria e Financave ka bërë me dije se drafti parashikon rritje të dukshme të investimeve, veçanërisht edhe falë eurobondit prej 450 milionë eurosh të emetuar këtë javë

  • Programi/ Basha nis fushatën me
    sytë nga qielli: Jo taksa dhe TVSH

    Rikthehet taska e sheshtë, ulet TVSH e tatim fitimi.S'ka faturë financiare për efektet.Partia Demokratike ka zyrtarisht platformën e saj për qeverisjen e vendit, të bazuar në taksën e sheshtë prej vetëm 9%. Shqiptarja.com ka mundur të zbardhë draft programin e PD-së thelbi i së cilës është rikthimi i taksës së sheshtë.

  • Masat/ Tatimet: Asnjë vërtetim
    pa paguar taksën e mjeteve

    Administrata tatimore ka bërë me dije se asnjë subjekt që nuk vërteton se ka shlyer taksat për mjetet ka në zotërim, nuk do të mund të marrë vërtetim se nuk ka detyrime të papaguara. Drejtoria e Tatimeve i ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëhere nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara.

  • Evazioni në vite, procedura për të
    vetëkorrigjuar të dhënat deri në dhjeto

    Të gjithë subjektet me shkelje kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjobave, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore. Administrata Tatimore ka bërë me dije se të gjithë taksapaguesit, të cilët deri më datë 31 dhjetor 2015, korrigjojnë deklaratat tatimore, do t’u falet gjoba dhe ndaj tyre nuk do të bëhet kallzim penal.

  • Tatimet, nga sot hyjnë në 
    fuqi gjobat e reja për biznesin

    Falet evazioni tatimor deri në 31 dhjetor, procedura që do të ndiqet. Kush nuk ka paguar taksën e makinës,nuk do të marrë vërtetimet. Ja gjobat e reja për shkeljet, nga kuponat tatimorë, kasat dhe deklarimi i punonjësve. Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja ndëshkimore për shkeljet e bizneseve për moslëshimin e kuponave tatimorë, apo për mosdeklarim të punonjësve, të cilat mund të shkojnë deri 10 milionë lekë (afërisht 90 mijë dollarë)

     

  • “Supergjobat”, Jaka: Do e çojmë
    ligjin në Gjykatë Kushtetuese

    Biznesi vendas, duket se po e mendon seriozisht për t’i çuar ndryshimet e Procedurave Tatimore (ose siç njihet ndryshe ligji i ‘Supergjobave’) në Gjykatë Kushtetuese. 

  • Banka Societe Generale Albania
    inauguron Degën e Rinovuar në Korçë

    Në një ceremoni të posaçme, u inaugurua rinovimi i degës së Bankës Societe Generale Albani në qytetin e Korçës. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin ambasadori i Francës Bernard Fotiussi, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe shumë klientë dhe bashkëpunëtarë të kësaj dege. 

  • Tatimet: Nuk ka vërtetim nëse nuk
    paguani taksën vjetore të makinave

    Drejtoria e Tatimeve i ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëhere nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara.

  • “Supergjobat” në Kushtetuese(?)
    Ja kush mund ta kërkojë interpretim

    Çështjen për interpretimin e procedurave tatimore, mund ta çojnë në Gjykatë edhe shoqatat e biznesit, duke qenë se mund të argumentojnë në lidhje me interesat e tyre.
     

  • Çfarë pengon lotarinë e kuponave?

    Para dy vjetësh Financat njoftuan objektivin e tyre për të aplikuar një metodë të efektshme, pa përdorur policë, tatimorë e burgje, për të detyruar përdorimin e kuponave foskalë të shitjes. Deri më sot, një gjë e tillë nuk është realizuar. Të bën përshtypje një lajm i sotëm i gazetës kosovare “Telegraf”.

  • FMN “bekon” aksionin e qeverisë
    ndaj evazionit, Cani: Ulim taksat 

    Fondi Monetar ndërkombëtar e ka “bekuar” aksionin masiv të Qeverisë kundër informalitetit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave, të Ekonomisë dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesja e FMN Anita Tuludhar tha se masat e qeverisë në kuadrin e evazionit janë të drejta dhe po japin rezultatet në ecurinë e ekonomisë. “Këto masa duhet të shihen si masa të drejta. 

  • "Rruga e Kombit", Haxhinasto 
    Nën 5 euro tarifa e propozua

    Tarifa e propozuar nga dykompanitë që kanë paraqitur ofertën për tenderin e "Rrugës së Kombit" është nën 5 euro. Kështu ka deklaruar këtë të martë, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ndërsa tha se shumë shpejt do dalë vendimi që vlerëson cilësinë e këtyre oferta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv