Ekonomi

  • Deputetja e LSI Silva Caka është radhitur mes zërave kundër paketës së re fiskale për vitin 2016. Deputetja e quan absurditet, por ngre edhe pikëpyetje nëse mund të jetë një lapsus i qeverisë, faktin që ngrihet akciza e birrës që prodhohet në vendin tonë, ndërsa ulet ajo e birrës së importit. Caka shpreh habi se si ministrat e LSI nuk kanë ngritur zërin për atë që ajo e quan "falimentim të fabrikave të birrës vendase".
  • Projektbuxheti i vitit 2016, 18.5
    miliardë lekë për Pushtetin Vendo

    Në projektbuxhetin e vitit 2016 qeveria ka parashikuar një fond prej 18.5 miliardë lekësh për pushtetin vendor, nga i cili 12.7 miliardë lekë do të kalojnë si fond i pakushtëzuar. Në draftin e dorëzuar në Kuvend, ekspertët e qeverisë janë shprehur se ndarja e fondit është realizuar duke u mbështetur në ndarjen e re administrative, si dhe është përdorur e njëjta formulë e vitit të shkuar. 

  • Projektbuxheti 2016/ Rritet 184
    për qind buxheti për Kryeministrinë

    Ndërsa ka ulur dukshëm totalin e fondit në dispozicion të institucioneve të qeverisjes qendrore, bie në sy se kryeministria ka rritur në masën 184% buxhetin e saj për vitin 2016. Sipas draft-buxhetit 2016, të sapodërguar për miratim në kuvend, rezulton se nga 1.1 miliardë në vitin 2015, buxheti për Kryeministrinë shkon në 3.1 miliardë lekë.

  • Taksat e reja të banesave para dhe 
     pas 1993, tarifë e re për hipotekat

    Qeveria ka vendosur të ndryshojë taksat që do të paguhen për banesat si dhe për shitblerjen e pronësisë. Një tjetër ndryshim është dhe taksa për trojet, taksë që do ta paguajë si pronari ashtu dhe përdoruesi i pronës. Në ndryshimin për taksën vendore, bashkitë janë ndarë në tre kategori përsa i përket taksës për banesat, ndërsa për trojet do të kemi katër kategori.

  • Taksa shtesë për makinat
    luksoze dhe profesionet e lira

    Paketa fiskale për vitin 2016 parashikon që të gjitha makinat me cilindratë mbi 3000 cm3 do të paguajnë një taksë prej 70 mijë lekë kur të regjistrojnë makinën për herë të parë. Çdo vit do paguajnë taksë vjetore prej 21 mijë lekësh, përveç taksës që paguajnë sot në shtet. Profesionet e lira do paguajnë kontributet si të vetëpunësuar në bazë të pagës maksimale 97 mijë lekë të reja, nga 22 mijë lekë që kanë paguar deri tani.

  • Gjithë ndryshimet në paketën fiskale
    Ja sa paguajnë plus makinat luksoze

    Paketa Fiskale e vitit 2016 parashikon disa ndryshime në sistemin e taksimit. Sipas relacionit te Ministrisë së Financave të ardhurat nga politika fiskale sjellin një shumë modeste, prej 1,44 miliard lekë për arsye edhe të faktit se tërësia e masave të programuara si pjesë e paketës fiskale, kryesisht, konsistojnë në rregullime të disa taksave, që nga vet natyra nuk gjerojmë shumë të ardhura

  • Maqedoni, projektbuxheti për vitin
     2016, rritja ekonomike 4 për qind

    Për vitin a ardhshëm, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar të jenë 4.7 për qind më të larta, në krahasim me ato të vitit 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme do kenë rritje për 6 për qind, në krahasim me vitin 2015.

  • Cani: Buxheti i 2016 ka ulje taksash
    dhe ulje të nivelit të borxhit publik

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2016 në Konferencën e Kryetarëve, e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm si buxhetin e zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave.  VIDEO

  • Buxheti 2016: Shkurtohen 8.1 %
    e nëpunësve, ikin 7.100 mësuesPDF/Projektbuxheti i plotë për 2016-ën

    Sipas projektbuxhetit, i cili u paraqit dje për diskutim në kuvend nga Ministria e financave, numri i punonjësve në administratën publike, nga 88,550 në vitin 2015, do të pakësohet me 7,200 vetë, duke shkuar në 81,350 punonjës. Vetëm në Ministrinë e Arsimit do të shkurtohen 7105 punonjës, ku shumica prej tyre janë mësues në arsimin parauniversitar. Nje pjese e punonjesve qe do te shkurtohen do te kalojne ne varesine e pushtetit vendor. Të ardhurat do të jenë rreth 417 694 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 452 152 milionë, pra me një deficit prej 34 431 milionë lekë. 
    Maqedoni, projektbuxheti për vitin 2016, rritja ekonomike 4 për qind

  • Bizneset në Libohovë 60 mln lekë të
    reja taksa të palikujduara nga 2009-a

    Bizneset në bashkinë e Libohovës prej 6 vitesh nuk paguajnë asnjë taks ndaj bashkisë. Kjo ka bërë që në arkën e bashkisë së Libohovës të jenë minus 60 milionë lekë të rinj.

  • Ndihma ekonomike, kush merr
    më shumë dhe rastet kur ndërpritet

    Nëse nuk paraqiteni pranë bashkisë apo njësisë ku merrni ndihmën ekonomike, atëherë ajo u ndërpritet. Edhe nëse nuk bëni punë vullnetare kur ju thërrasin përsëri që hiqet ndihma ekonomike. Janë këto disa nga rastet që janë parashikuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale për përfituesit e ndihmës ekonomike.

  • Me buxhetin e ri të 2016 rritet me
    1 miliardë lekë fondi për ish-pronarët

    Për vitin 2016 qeveria ka parashikuar të rrisë me 1 miliardë fondin për kompensimin e ish pronarëve. Edhe pse në buxhet parashikohet ulje e të ardhurave nga legalizimi i ndërtimeve informale, pritet që për vitin e ardhshëm të dëmshpërblehen më shumë pronarë, ku përfshihen si subjektet që shpronësohen nga toka e zënë me ndërtime të paligjshme ashtu dhe pronarët që kompensohen për sipërfaqen që iu sekuestrua gjatë regjimit komunist. 

  • Buxheti i vitit 2016, 19.4 mld
    më shumë por ulen investimet

    Në projektbuxhetin e vitit 2016, qeveria parashikon një rritje të të ardhurave me 4.9 për qind por nga ana tjetër dhe një ulje të investimeve. Në draftin i cili pritet të dorëzohet këtë javë në parlament, qeveria ka parashikuar të ketë një fond prej 417.7 miliardë lekësh

  • Buxheti i ri/ Ja sa rriten pensionet
    dhe paratë për të përndjekurit 

    Për vitin 2016, Qeveria do të jetë mjaft dorështrënguar me shpenzimet. Nga projektbuxheti i vitit 2016, i cili është shpërndarë për konsultim nga Ministria e Financave, mësohet se Qeveria ka ngrirë rritjen e pagave të administratës, ndërkohë që ka parashikuar një rritje në normën e indeksimit të inflacionit për pensionet. 

  • Mirëmbajtja e sistemit, RTSH
    nxjerr jashtë loje 250 punonjës

    EKSLUZIVE/  Radio Televizioni Shqiptar ka vendosur t'i paguajë 8.8 milionë euro kompanisë private për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit, edhe pse aktualisht paguan për këtë qëllim një strukturë të specializuar prej 250 teknikësh e inxhinierësh. Prej vitesh mirëmbajtja e sistemit të transmetimit mbulohet nga Drejtoria e Stacioneve, ndërkohë që “Shqiptarja.com” ka zbuluar kontratën gati për t’u nënshkruar nga Drejtori i Përgjithashëm i RTSH, Martin Leka, e cila parashikon kalimin e këtij shërbimi te kompania shqiptare “Idea-Tel”. 

  • ​Zv.ministri i Ekonomisë, Mete:
    3 miliardë lekë për ish-pronarët

    Vrenjtjet në progres-raportin e Komisionit Evropian për zgjidhjen e çështjes së pronës ka bërë që qeveria të miratojë një strategji të re për kompensimin e pronarëve. Ervin Mete zëvendësministri i Ekonomisë i ftuar në studion e Report Tv tha se, në buxhetin e vitit 2016 janë parashikuar rreth 3 miliardë lekë për ish-pronarët.

  • Zerimi i taksave për biznesin e
    vogël, Peleshi: Vendim historik

    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e vlerësoi historike vendimin për të zeruar taksat e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetra.  VIDEO

  • Evazioni, me fitimet e aksionit
    zerohet taksa për biznesin e vogël
    'Vendim historik'

    Lufta ndaj informalitet prodhon rezultatet e para të cilat shkojnë në mbështetje të taksa-paguesve. Me të ardhurat e siguruara nga aksioni kundër informalitetit të bizneseve që nisi në shtator qeveria ka vendosur ta zerojë tatim fitimin mbi biznesin e vogël që ka xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetra dhe për biznesin nga 50 deri në 80 milionë lekë xhiro në vit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin do të ulet nga 7.5 % në 5 %. Në çdo rast biznesi i vogël duhet të ketë kasën fiskale dhe të bëjë deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve vjetore një herë në vit. VIDEO

  • Infrastruktura për TAP, në proces 
    7 rrugë dhe 8 ura, 750 të punësua

    Në Shqipëri, ecuria e punimeve për përgatitjen e infrastrukturës ndihmëse, që do të bëjë të mundur shtrimin e tubacioneve të përcajlljes së gazit, përmes TAP vlerësohet pozitive. Sipas të dhënave zyrtare të TAP aktualisht në proces ndërtimi janë 7 rrugë ndihmëse (ecuria thuajse 20%) dhe sipas planit po përgatiten 8 ura (ecuria mesatarisht 8% sipas planit).

  • OSHEE tejkalon plani, vetëm në 
    tetor 5.1.miliardë lekë të arketuara

    Tetori për financat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike rezulton të këtë qënë i mbarë. Në faqen zyrtare të OSHEE të dhënat e publikuara tregojnë se kompania ka regjistruar tejkalim të planit të të ardhurave por edhe humbjeve fizike të parashikuara.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv