Lajme nga emisionet
-
Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka dhënë detaje të tjera nga deklarata e Departamentit të Thesarit të SHBA, lidhur dokumentin ku sqarohet se Shqipëria nuk ka thyer embargon ruse lidhur me grurin ukrainas e rus dhe plehrat kimike. Ai sqaroi se në dokument është qartësuar se nuk ka asnjë sanksion për eksportin e këtyre produkteve.
17 Dhjetor 2022, 22:39 -
Avokati Beqiri: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar
17 Dhjetor 2022, 18:58Avokati Idajet Beqiri ka renditur 4 dosjet e mëdha që duhet të çojë deri në gjyq kreu i ri i SPAK, Altin Dumani. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri përmendi ‘Gërdecin’, ‘CEZ-DIA’ ‘Inceneratorët’ dhe ’21 janarin’. Për 3 prej këtyre dosjeve, Beqiri thotë se kryekoka është ish kryeministri Sali Berisha i cili duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.
-
Dy gazetare ritakohen në 'E ardhmja është vajzë' me biseda të ndjera, emocione dhe shumë surpriza
17 Dhjetor 2022, 15:02Admirina Peçi, zëri që ka shpluhurosur të fshehtat e ditëve të errëta të komunizmit vjen si asnjëherë më parë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën
-
Dënimi i Salih Mustafës me 26 vite burg, ish-komandanti UÇK-së: Vendim politik, jo i bazuar në fakte e prova! Fjalimi i Vjosa Osmanit i turpshëm
17 Dhjetor 2022, 13:15Vendimi i Gjykatës Speciale, që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, vendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë, ka sjellë edhe reagime në politikën në Kosovë
-
61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë
17 Dhjetor 2022, 12:30Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.
-
Dumani në krye të SPAK, Patozi: Më mirë të monitorojë Kim se politika jonë! Situata e PD? Keqardhje sesi është katandisur
17 Dhjetor 2022, 12:18Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i SPAK nuk ka sjellë vetëm interpretime për pritshmëritë e tij në Prokurorinë e Posaçme, vëmendje mori edhe prezenca e ambasadores së SHBA Yuri Kim në KLP. Astrit Patozi i cili u shpreh me fjalë të tjera, edhe pse nuk ishte fort dakord me praninë e kryediplomates, se ishte “zgjedhja” më e mirë e mundshme
-
Dumani kreu i ri i SPAK, Sula në ‘Pa Protokoll’: Prezenca e Kim e domosdoshme, ditët e lumtura për politikanët do marrin fund! Shabani: Procesi pati presione
16 Dhjetor 2022, 22:17Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.
-
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin
16 Dhjetor 2022, 20:06Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.
-
Ish i persekutuari politik Et’hem Fezollari rrëfen në ‘Esencë’ kalvarin e vuajtjeve në kampin e internimit dhe arratisjen me varkë nga liqeni Pogradeci
16 Dhjetor 2022, 19:57Këtë herë në studion e “Esencë” rikujtuam një prej atyre historive që mund të ngjajë me shumë të tjera, por mbetet ndër më të guximshmet. Historia e familjes Fezollari nga Pogradeci dhe arratisja e tyre me varkë nga liqeni në vitin 1975.
-
Dërgoi një video, ‘Pa Gjurmë’ pas 26 vitesh i gjen të riut gjerman babain shqiptar! Adrian Tahiri: Kam motra dhe vëllezër do vij në Shqipëri’
16 Dhjetor 2022, 17:58Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’, në Report TV shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu që u rrit nga nëna gjermane rrëfen emocionet e takimit me të atin e tij shqiptar.
-
KATAR 2022/ Luga në ‘E vëmë me bast’: Franca, favorite! Kina po investon shumë në futboll
16 Dhjetor 2022, 10:20Në finalen e madhe, nga Kina trajneri Ergys Luga shef favorite Francën madje ttegon se kjo është edhe dëshira e tij, por gjithsesi tregon se edhe nëse do të fitonte Argjentina, për të nuk do të ishte një surprizë.
-
Porti i ri i Durrësit, Alabbar në 'Real Story': Për 2 muaj vinçat e parë gati për punë, 50 mijë vende të reja pune! Partnerë offshore?! Vetëm unë jam investitori
15 Dhjetor 2022, 21:39Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.
-
Virusi RSV, epidemiologia: Duhet kujdes i shtuar për fëmijët 0-6 muajsh, por dhe për moshuarit! Simptomat shfaqen vonë, jo si gripi normal
15 Dhjetor 2022, 19:48Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar.
-
Samiti i Berlinit në Tiranë, Spiropali: Tregon që jemi lider i Ballkanit Perëndimor! Protesta e Berishës? E rrudhur! S’na intereson kush zgjidhet në krye të SPAK
15 Dhjetor 2022, 18:47Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, për ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, është një tregues se Gjermania, por edhe vende të tjera europiane mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur.
-
Përçarja në PD, Topollaj: Sa më shpejt të ndahen në dy parti, më mirë për opozitën, do kenë fokusin tek qeveria! Jola Hysaj: Nuk do që të vijmë në pushtet
15 Dhjetor 2022, 18:10Zgjedhjet lokale 2023 do e gjejnë sërish Partinë Demokratike të ndarë në dy kampe, në atë të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha në Report Tv se PD duhet të ndahet sa më shpejt në dy parti dhe ta përqendroje aksionin politik tek qeveria dhe jo në akuzat brenda vetes.
-
‘Pa celular por të lumtur’ zonjat në ‘Rreze Dielli’ kujtojnë me nostalgji vitet para 90’ në Shqipëri
15 Dhjetor 2022, 15:29Pavarësisht jetës së mbyllur e vështirësive të tjera që krijoi sistemi komunist, zonjat në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji ato vite dhe mënyrën e thjeshtë të jetesës që bëhej dikur.
-
PD-ja kërkon ndryshime në Kodin Rrugor, Gështenja: Shpejtësia maksimale të jetë 130 km/h për autostradat! Si standardet evropiane! Eksperti: E rrezikshme
15 Dhjetor 2022, 13:25Nga ulja e gjobës, heqjes së patrullave të policisë dhe rritjes së shpejtësisë maksimale, janë këto disa nga propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor nga Partia Demokratike
-
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Arifi: Mund të jemi pranë anëtarësimit në BE brenda 15 viteve! Bashkimi Europian e ka kuptuar që me pengesa nuk arrihet qëllimi
15 Dhjetor 2022, 12:02Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike beson se brenda 15 vitesh, Kosova do jetë shumë pranë procesit të anëtarësimit në BE. Në një intervistë për Report Tv, Arifi u shpreh se pas luftës në Ukrainë, duket se BE është rizgjuar dhe po lëviz me ritme më të shpejta drejt zgjerimit.
-
Zgjedhja e kreut të SPAK, Beqiri: Në KLGJ dhe KLP pushtetin më të madh e ka Berisha e Meta! Haklaj: SHBA s’ka preferencë për kandidatura, por për rregullat e lojës
14 Dhjetor 2022, 22:39Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri theksoi se deklaratat e ambasadores nuk i referohen drejtpërdrejt politikanëve pasi ajo është mbi pushtet. Sipas Beqirit, në KLGJ dhe në KLP pushtetin më të madh e ka opozita sot, më konkretisht Sali Berisha dhe Ilir Meta
-
Mahniti jurinë greke në 'The Voice', flet për Report Tv këngëtari Xhuljo Imeri: Në Greqi nuk ndjej paragjykim se jam shqiptar
14 Dhjetor 2022, 20:54Xhuljo Imeri, i riu shqiptar i cili mahniti jurinë e ‘The Voice of Grece’, në një intervistë për Report Tv tha se performanca e tij u prit shumë mirë nga të katërt anëtarët e jurisë. Imeri tha se në Greqi është më e lehtë të bësh art pavarësisht sfidave që ka për faktin se është emigrant