Lajme nga emisionet
-
Ndonëse vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ende nuk ka siguri që dimrin do të kalohet pa u prekur nga fasha 800 KWH. Zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja bëri me dije se muaj pas muaji shihet situata nga prodhimi vendas dhe më pas përcaktohet vijimësia. Në një intervistë në Report Tv, Ilir Bejtja u shpreh se për energjinë do të jenë gjithmonë në gjendje alerti.
30 Nëntor 2022, 20:36 -
‘Një jetë në shërbim të kauzave të shoqërisë’, aktivistja Sevim Arbana rrëfehet në ‘Esencë’: Jam kërcënuar, por s’jam ndalur! Jam grua e ndjeshme, të fortë të bëjnë përballjet
30 Nëntor 2022, 19:09Një grua jo vetëm për gratë por për të gjithë shoqërinë. Me misionin dhe thirrjen e brendshme për të qenë zëri i problemeve të kësaj shoqërie Sevim Arbana është njeriu që asnjëherë nuk ka reshtur së punuari për këtë
-
Propozimi i ‘Nisma Thurje’, Koçi: Avni Rustemi, Myslym Shyri e Vasil Shanto, e meritojnë vendin në histori! Etiketimi si ‘terrorist’ e ‘vrasës’, i bën dëm vendit
30 Nëntor 2022, 18:12Mes debatit të nxitur nga Nisma Thurje nëse figura si Avni Rustemi, Myslym Shyri apo Vasil Shanto meritojnë apo jo të nderohen me emra rrugësh apo sheshesh, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar, e thotë me bindje “po”.
-
'Si do të zhvillohet protesta e Berishës dhe Metës pa lejen e policisë?', temat që do diskutohen sonte në 'Repolitix' në orën 21:00
30 Nëntor 2022, 17:48“Qeveria merr masat për samitin e 6 dhjetorit me BE-në ndërsa opozita nuk heq dorë nga protesta. Ndërsa Tirana kalon në nivelin më të lartë të sigurisë, mbetet ende e paqartë sesi do të zhvillohet protesta e Berishës dhe Metës në Bulevard pa lejen e policisë”. Kjo është një nga temat që do të diskutohet mbrëmjen e sotme në Report Tv në emsionin ‘Repolitix’, ora 21:00.
-
Ekskluzive/ Deputeti britanik për Report Tv: Etiketimi i shqiptarëve si kriminelë, imoral! Do krijojmë hapësira për t’i punësuar legalisht
30 Nëntor 2022, 17:17Shqiptarët kanë qenë kryefjalë e mediave dhe politikës së brendshme britanike, duke i etiketuar ata si kriminelë. Pikërisht këtyre akuzave iu përgjigj sot deputeti britanik Daniel Kawczynski në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Sipas tij, shqiptarët japin kontribut në Britani, ndaj premton krijimin e hapësirave për t’i punësuar legalisht.
-
Kosova drejt lëvizjes së lirë me vendet e BE, analisti Spahiu për Report Tv: Emigrimi masiv dhe raporti me Serbinë shtynë kaq vite vendimin
30 Nëntor 2022, 15:14Analisti i njohur nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, e konsideron vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të përcaktuar një datë fundore për liberalizimin e vizave (Jo më vonë se 1 janari 2024) si një dhuratë të marrë nga BE për qytetarët e Kosovës.
-
Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit! Baçi: 'Non-grata' personale, nëse ka problem me ligjin të futet në burg
30 Nëntor 2022, 14:06Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën. Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi theksoi se protesta bëhej në të mirë të qytetarëve dhe se ishte një mikpritje për liderët e BE-së.
-
Rrëfimi prekës i juristes që po lufton për të disatën herë me kancerin, nga fëmijëria e vështirë tek divorci me ish-bashkëshortin: ‘Doja të bëhesha nënë, pavarësisht sëmundjes’
30 Nëntor 2022, 13:20Nertila Haxhia vajza guximtare dhe aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të grave pas një lufte me sëmundjen e vështirë të kancerit ka vendosur te rrëfejë historinë e saj në studion e emisionit “Rreze Dielli”.
-
Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë njerëzimit, Margariti për Report Tv: Krenari! UNESCO fond special për të ruajtur dijebërjen e saj
30 Nëntor 2022, 12:30Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, nga Maroku, ministrja Margariti u shpreh se për hartimin e dosjes janë mbështetur edhe nga ekspertë të huaj, ndërsa theksoi se ka qenë një punë e gjatë e cila ka nisur në korrik të vitit 2020. Sipas ministres ato kanë marrë një fond të dedikuar nga UNESCO për të ruajtur procesin e dije bërjes së saj
-
KATAR 2022/ Ja parashikimi i saktë për katër ndeshjet e djeshme në 'E vëmë me bast'! Sot publiku i ndarë për Poloni-Argjentinë e surprizon me Arabinë
30 Nëntor 2022, 09:29Moderatori Andi Kapxhiu parashikoi saktë katër ndeshjet e ditës së djeshme të Kupës së Botës në emisionin “ E vëmë me bast”. Ai parashikoi fitoren e Senegalit, Holandës, Anglisë dhe SHBA-ve. Edhe specialist i futbollit Andrea Marko ishte i saktë në parashikim për tre nga katër ndeshjet e djeshme.
-
KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 29 nëntorit (VIDEO)
30 Nëntor 2022, 07:38Holanda dhe Senegali janë dy skuadrat që kualifikohen në 1/8 e Botërorit nëpërmjet grupit A. I mjaftonte edhe një barazim, por në ndeshjen e fundit të grupit A Holanda ka fituar pastër 2-0 kundër vendit organizator të Botërorit Katarit.
-
-
6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa për 4 orë! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Muça dhe Beqiri: Rama s'dëmtohet nga 2 pleshta
29 Nëntor 2022, 22:12Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.
-
Ithtarët e Enver Hoxhës/ Ahmetaj: Janë marionetë, s’duhen lejuar! Beqiri: Liria është liri! Karaj: Askujt nuk i prishin punë! Muça: Në Shqipëri s’ka frymë komuniste
29 Nëntor 2022, 21:36Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha shkuan për homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata kryen homazhe.
-
Protestat në Kinë/ Myrteza nga Pekini: E arritën qëllimin! U zbutën masat anti-COVID! Shqiptarët s'festuan dot 28-29 nëntorin prej karantinës
29 Nëntor 2022, 20:00Protestat në Kinë kundër politikave për koronavirusin duket se e kanë arritur qëllimin e tyre, ndonëse jo në nivelet maksimale.
-
Florinda Mazreku, aktorja e dashur e Teatrit të Kukullave rrëfehet në 'Esencë': 41 vite duke i dhuruar personazhe e hare fëmijëve të Shqipërisë
29 Nëntor 2022, 19:31Ne nuk e zgjedhim kohën në të cilën do të lindim e jetojmë, por ne mund të zgjedhim të jemi një histori e bukur për t’u rrëfyer... Sepse në fund, secili prej nesh është një histori.
-
-
Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo Myslim Shyri apo Avni Rustemi! Muça: PR politik për vota
29 Nëntor 2022, 18:18Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.
-
'Ervis Martinaj është vrarë dhe i është zhdukur kufoma', xhaxhai i tij në ‘Pa Gjurmë’: Ka lidhje politika! Hasmi nuk të zhduk xhenazen
29 Nëntor 2022, 16:42Në një rrëfim për herë të parë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë dhe kufoma i është zhdukur. Ai tha se vrasja e tij është me motive politike.
-
Prej dy dekadash realizon Betlehemin në mënyrë vullnetare në Shkodër, regjisori Gjon Stefa tregon vendin ku do të vendoset këtë vit
29 Nëntor 2022, 14:52Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Shkodër me artistin Gjon Stefa, i cili prej vitesh krijon në mënyrë vullnetare Betlehemin dhe karnavalet në qytet.