Lajme nga emisionet
-
Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’ ku tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën. Flamur Noka tha se grupi i Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me LSI por është ne negociata dhe më të tjerë aleatë.
28 Janar 2022, 18:28 -
Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: BE dhe qeveria shqiptare 5.2 mln euro grante për turizmin rural dhe atë artizanal! Sektor kyç për ekonominë, zgjat gjatë gjithë vitit
28 Janar 2022, 18:235.2 milionë euro grante nga BE dhe qeveria shqiptare i janë dedikuar të gjithë fermerëve dhe kujtdo që kërkon të investojë në turizmin rural dhe atë artizanal. Civici tha se ky fond sigurohet 75 % nga BE dhe 25 % nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ky turizëm është kyç për ekonominë pasi zgjat gjatë gjithë vitit.
-
Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Amerikanët kërkuan ndihmën e Rudina Hajdarit që të merrte drejtimin e PD! Bisedat e Moore me Berishën! Ish-deputetja për Report Tv: S'kam koment
28 Janar 2022, 18:17Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.
-
Vdekja e foshnjës në Elbasan, babai flet në 'Pa Gjurmë': Do bëj denoncim, mjekët ia matën vetëm një herë temperaturën! Do ta çoj deri në fund të drejtën e vajzës
28 Janar 2022, 16:40Agimi, sjell edhe foton e fundit të vajzës, që është shkrepur mbrëmjen e datës 13 janar, 5 ditë përpara se e bija të ndërronte jetë. Sipas tij, e bija gëzonte shëndet të plotë. Ai akuzon mjekët për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në trajtimin që i është bërë duke thënë se dy orët e qëndrimit të vajzës në spital, mjekët ia matën vetëm një herë temperaturën.
-
Dikur një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, Pëllumb Elmazi rrëfen kohën e festivaleve dhe jetën në Amerikë: Muzika e pandashme nga mua
28 Janar 2022, 14:24Prej vitesh i mungon skenës, ka krijuar jetën e tij në Amerikë por Shqipëria për të është vendi i kujtimeve të bukura, i rinisë dhe i pasionit të tij të pashtershëm për këngën.
-
Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi në Report Tv: Për të fituar zgjedhjet në Shkodër, PD të dalë me një kandidat të vetëm! Partisë i duhet një lideri i ri
28 Janar 2022, 14:03Ish-deputet demokrat, Romeo Gurakuqi tha për Report Tv se PD ka shanse të fitojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër vetëm nëse del me një kandidat të vetëm që i bashkon “dy kampet”.
-
Kollarja që ‘shëtiti’ të gjitha festivalet e këngës para ‘90, ja kujt këngëtari i përket dhe historia gazmore që fshihet pas saj
28 Janar 2022, 12:08Festivalet e këngës para viteve '90 janë plot histori e rrëfime nga një brez i artë këngëtarësh që pavarësisht vështirësive krijuan artin e vërtetë.
-
Një miqësi e veçantë 46-vjeçare, që i rezistoi kohës dhe sfidave të jetës. Dy këngëtarët shqiptarë në një rrëfim plot nota nostalgjie e copëza kujtimesh
28 Janar 2022, 11:45Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ishin të ftuar dy këngëtarë të cilët me këngët e tyre gjatë festival para viteve 90’ kanë fituar zemrën e të gjithë.
-
Malko në ‘Repolitix’: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki
27 Janar 2022, 22:08Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.
-
6 marsi, Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD! Ja tre bashkitë që do fitojmë! Eksperti: Shkodra dhe Dibra ‘fushëbetejë’
27 Janar 2022, 19:40Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike duhet të mbajë përgjegjësi për krizën në selinë blu ndërsa theksoi se të gjitha lëvizjet që kanë bërë pas vitin 2017 kanë rezultuar të gabuara. Sakaq, Spaho u shpreh se do të krijojnë një koalicion sa më të gjerë për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.
-
Kumbaro në Report Tv: Hapen aplikimet për zonat e plazhit, në 1 maj nis sezoni! Hidrocentrale në Lumin Vjosa? Ministrja: Jemi në fazë studimi, s’ka ndërtime deri kur të përfundojë
27 Janar 2022, 19:14Nga dita e nesërme do të hapen aplikimet për të gjitha ato subjekte që duan të menaxhojnë stacionet e plazheve për sezonin e ri turistik 2022. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për Report Tv, ku theksoi se aplikimi do të zgjasë një muaj.
-
-
-
Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares
27 Janar 2022, 17:38Nga studio e Report Tv ish zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se nën drejtimin e Armando Dukës, FSHF është kthyer në një organizatë e përfshirë në krim. Socialisti akuzoi Dukën se vrau garën elektorale ndërsa akuzoi politikën se heshti qëllimisht për aferat e tij.
-
Turizmi/ Tare nga SHBA për Report Tv: Të konkurrojmë fqinjët me produktin shqiptar, të fokusohemi te cilësia! Taksa e karburantit për jahtet, gafë e madhe
27 Janar 2022, 14:37Kryetari i Këshillit Shkencor në UNESCO, Auron Tare në një komunikim me Skype nga Boston për Report Tv, tha se Shqipëria për të konkurruar fqinjët duhet të “tërheq” një turist tjetër nga ai që shkon në Greqi apo Turqi, duke kombinuar malin dhe detin, si dhe duke krijuar produktin shqiptar.
-
Çakrrat dhe shenjat e energjisë së fortë tek njerezit, ‘znj.Beti’: nëse arrini t’i kuptoni do të ndryshojnë shumë gjëra në jetën tuaj
27 Janar 2022, 14:00Por çilat janë këto çakra dhe si janë të vendosura në trupin tonë?
-
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA! Drejtësia të veprojë, politikanët e korruptuar harxhojnë paratë me dashnoret në vende ekzotike
26 Janar 2022, 22:34Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë! Dy sfidat me të cilat do përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
26 Janar 2022, 20:33Vora pritet të jetë bashkia ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku shpjegoi në Report Tv se partitë politike kanë shprehur vullnetin që projekti të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë , ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.
-
Zgjedhjet e 6 marsit, Pëllumbi në Report Tv: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së
26 Janar 2022, 18:29Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.
-
Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve për Report Tv: Tregu shqipfolës ‘shpëtoi’ turizmin nga pandemia! Duhet të konkurrojmë me cilësi, jo me çmime të ulëta
26 Janar 2022, 14:00Nënkryetari i Shoqatës së Turoperatorëve Kliton Gërxhani, duke folur për “goditjen” që i dha pandemia turizmit në Report Tv tha se atë e ka shpëtuar “tregu shqipfolës”.
