Lajme nga emisionet
-
Në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Enno Bozdo u shpreh se 'lufta' mes Bashës dhe Berishës nuk ndihmon partinë, duke uruar që viktimë mos të bjerë pikërisht kjo e fundit. Ai theksoi nevojën për një opozitë të re, me fytyra të reja.
13 Shtator 2021, 22:43 -
Bamir Topi në Report TV: Bashën e solli Berisha në pushtet me të njëjtën skemë që ndoqi Enver Hoxha me Ramiz Alinë! Përjashtimi i ish-kryeministrit, dhuratë nga SHBA për Bashën
13 Shtator 2021, 22:41Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën 'babain e tij politik' për ish Presidenti Bamir Topi ishte i papritur dhe i kapi të gjithë në befasi. Topi tha se largimin e Berishës, Basha e mori dhuratë nga SHBA, pasi të ishte për kryedemokratin nuk do e kishte përjashtuar kurrë Berishën.
-
Fier/Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje,ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor
13 Shtator 2021, 16:09Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.
-
E pabesueshme/ Shërohet nga tumori me mjekime popullore, burri rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe besimin tek doktor Ylli Merja: Më shpëtoi jetën, është Zoti për mua
13 Shtator 2021, 11:33Dukej e paimagjinueshme që të shënohej një histori suksesi me kura natyrale kundër sëmundjeve që deri më tani janë cilësuar si tepër të rënda e të rrezikshme për shëndetin.
-
'Vendimi i Bashës për përjashtimin është nul' Ibsen Elezi: 'Arma' e Berishës, ka influencë tek demokratët në gjithë Shqipërinë, kryetari i PD i lehtë për t'u rrëzuar
11 Shtator 2021, 18:20Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së është vendim individual dhe jo personal. Demokrati Elezi tha se 'arma' në dorë që ka Berisha është fakti se ai ka një influencë të lartë tek demokratët në të gjithë vendin dhe në këtë mënyrë mund të realizojë takime në çdo degë dhe të mbledhë firmat për Këshillin Kombëtar që të bëjë referendum mbi vendimin e Bashës.
-
Rikthehet me sezonin e ri 'Rreze Dielli', mëngjese plot surpriza! Nga 13 shtatori në ekranin e Report Tv nisim ditën me energji dhe buzëqeshje
11 Shtator 2021, 13:52Të hënën nis në ekranin e Report Tv sezoni i ri i emisionit të mëngjesit “Rreze Dielli”. Moderatorja Androniki Kolka do të jetë drejtuesja e re shtëpisë së madhe “Rreze Dielli’ ndërsa na zbulon pak nga shumë suprizat që pritet të ketë ku sezon.
-
Ristani: PD në situatë të rrezikshme, nuk ringrihet pa largimin e kreut të PD-së dhe Berishës! Basha në korrupsion financiar me Ramën prej vitesh
10 Shtator 2021, 22:00Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vepruar si hileqar në largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ristani i ftuar në emisioni 'Pa Protokoll' në Report Tv theksoi se vendimi i Bashës është nul, pasi sipas tij nuk ka të drejtë që ta përjashtojë
-
-
-
I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi
9 Shtator 2021, 14:52Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi.
-
Alban Zusi: Rritja e çmimeve si pasojë e ndikimit nga tregu ndërkombëtar! Brenda muajit njerëzit do të kenë 20% më shumë shpenzime, të merren masa! Të hetohen abuzimet
9 Shtator 2021, 12:41Alban Zusi shprehet se çmimet janë rritur dhe kjo do të pasohet edhe me rritjen e të ardhurave por do të kalojë kohë dhe për këtë arsye shtresa në nevojë do të kenë probleme.
-
Ndryshimi i gjeneraliteteve, Fatos Klosi: Sali Berisha ka bërë 2 shkelje, i ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme dhe s'i ka deklaruar në formularin e Dekriminalizmit
8 Shtator 2021, 21:47Në një kohë që presioni i SHBA për ta përjashtuar nga Kuvendi është i madh, Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar
-
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, mjeku Tola: 95% e të shtruarve në spital të pavaksinuar! Virusi 10-fish më agresiv tek gratë shtatzëna
8 Shtator 2021, 20:34Kosova është në kulmin e valës së katërt të pandemisë. Kështu ka deklaruar në 'Report Tv', infektologu Ilir Tolaj, i cili theksoi se 95% e të shtruarve në spital nuk e kanë marrë vaksinën anti-COVID, ose kanë marrë vetëm një dozë të saj. Ndërsa, Tolaj theksoi se virusi shfaqet 10-fish më agresiv tek gratë shtazëna.
-
Rritja e çmimeve të ushqimeve, kreu i Agrobiznesit: Pandemia, tërmeti dhe ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve
8 Shtator 2021, 17:46Kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një intervistë për Report Tv, thotë se tre janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve. Rrapaj tha se në fushën e rritjes së ushqimit kanë ndikuar pandemia, tërmeti si dhe kushtet e motit, që nuk varen prej tyre dhe nuk ka abuzim nga tregtarët pasi diskutohet nga tregu ndërkombëtar
-
'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'. 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës që e mundon prej vitesh
8 Shtator 2021, 17:15Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj.
-
Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune
8 Shtator 2021, 12:22Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.
-
-
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
7 Shtator 2021, 21:39Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se vendosja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë është për shkak të një pazari midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës
-
'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundit kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës
7 Shtator 2021, 18:43Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. Nga ana tjetër, në vendin tonë, që nga 1 qershori deri më tani kanë hyrë mbi 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.
-
Historia e rrallë/ U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë dhe nga vij?!
7 Shtator 2021, 16:55Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet.
