Lajme nga emisionet
-
Si një variant që përhapet me shpejtësi pritet që brenda pak javësh varianti Omicron të bëhet dominues mbi Deltën edhe në vendin tonë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në Report Tv se është e rëndësishme shmangim grumbullimet.
27 Dhjetor 2021, 14:30 -
Për disa nisin problemet financiare, parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…
27 Dhjetor 2021, 13:53Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë
27 Dhjetor 2021, 13:20Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.
-
-
Ekskluzive, aktori i ‘La Casa De Papel’ flet shqip në emisionin ‘N’kohë’: Të dua Shqipëri! Rrëfimi i yllit të Netflix, për prapaskenat e serialit më të ndjekur në botë (VIDEO)
25 Dhjetor 2021, 21:09Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë aktori i “La Casa De Papel”, Luka Peros në emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv. Peros, i cili luan personazhin “Marsella” te seriali më hit i momentit “La Casa De Papel”, ka provuar të flasië shqip.
-
Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit
25 Dhjetor 2021, 13:43Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.
-
Plane për Vitin e Ri? Motin e keni 'aleat'! Meteorologia Bani për Report Tv: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni
25 Dhjetor 2021, 11:59Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.
-
Bushati në ‘Pa Protokoll’: Falni më shumë dashuri! Kastrati: Shqiptarët janë shembull i humanizmit! Çepani: Varfëria është ekstreme
24 Dhjetor 2021, 21:57‘Bamirësia shëron plagë varfërie.’ Kjo ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjes. Të ftuar në studio ishin Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati, aktivistja Edlira Çepani, Orges Beti, gazetarja e Report Tv Elda Lame dhe humanisti nga Kosova Halil Kastrati, i cili përmes një lidhje me ‘Skype’ ndau eksperiencat dhe një mesazh për shqiptarët.
-
Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale në 'Kontrast': Kemi identifikuar subjektin e parë ku dyshohet që vjen rrjedhja e saj, kemi nisur hetimet
24 Dhjetor 2021, 19:57Në një lidhje në Skype, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, duke folur në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se kanë nisur hetimet në lidhje me të dhënat personale të publikuara më herët.
-
Bumçi në 'Studio Live': Berisha, kryetar tranzitor i PD për një periudhë 2-3 vjeçare! Basha të krijojë fraksionin e tij në parti
24 Dhjetor 2021, 19:23Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka akuzuar Lulzim Bashës se ka pasur si kartë të fortë "masakrën zgjedhore", por në fund nuk bëri asgjë. Për këtë, Bumçi ka renditur në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, edhe arsyet se përse Basha ka hequr dorë nga karta e tij më e fortë përballë qeverisë, e këtu nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi.
-
Berisha afat Bashës për të lënë zyrën, Hoxha në 'Kontrast': Në PD s'duhet të diskutohet me ultimatume! Në 5 janar s'do ndodh asgjë
24 Dhjetor 2021, 18:40Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar sot në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, tha se nuk e konsideron aspak komode që në një parti si PD të diskutohet për ultimatume, brava e dyer.
-
Kapllanaj në Report Tv: Do pastrojmë PD nga mbeturinat! Berisha komunist i lidhur me kultin e individit, të ndahemi përfundimisht! Gjikondi: Ai krijoi përçarje në parti
24 Dhjetor 2021, 15:16Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Edhe aktivistja Brizida Gjikondi tha se Berisha arriti të krijojë çarje të mëdha në PD.
-
Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë
24 Dhjetor 2021, 14:41Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.
-
Pastori Akil Pano rrëfen historinë e tij të dashurisë me inxhinieren dhe ‘sekretet’ e një martese 27-vjeçare: Ka pasur lot, trishtim dhe grindje
24 Dhjetor 2021, 13:32Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Pastori Akil Pano ku ishte i ftuar sëbashku me Linditën, bashkëshorten e tij, rrëfyen për martesën më shumë se 27 vjeçare.
-
Në prag të Krishtlindjes, Pastori Akil Pano në Report Tv mesazh të ndjerë për të gjithë besimtarët: Mos vraponi nga zoti por vraponi drejt tij….
24 Dhjetor 2021, 13:18Në prag të Krishtlindjes, pastori Akil Pano ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv bashkë me bashkëshorten e tij Lindita Pano, të cilët në vigjilje të kësaj Krishtlindje vendosën të rrëfejnë për këtë ditë të rëndësishme të religjonit të tyre.
-
Omicron në Shqipëri, Rakacolli: Dy rastet u konfirmuan në Tiranë! Kamza dhe Klosi bashkitë me numrin më të ulët të vaksinimit, Himara dhe Saranda më lartin
23 Dhjetor 2021, 20:16Sot u konfirmuan dy qytetarët e infektuar me Omicron, megjithatë varianti i ri i koronavirusit qarkullon në vendin tonë prej dy-tre javësh. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në Studio Live në 'Report Tv' se Tirana është qyteti parë që preket nga Omicroni pasi dy rastet e reja janë pikërisht nga kryeqyteti. Dy personat e infektuar kishin udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian dhe pas testimit në laboratorët gjerman rezultuan mbartës.
-
Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar
23 Dhjetor 2021, 18:41Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi.
-
Skandali me publikimin e pagave, eksperti i IT në Report Tv: Konferenca e Ramës qesharake! Krim shtetëror, frikë se çfarë mund të nxjerrin në vazhdim
23 Dhjetor 2021, 14:32I ftuar në Report tv për të folur rreth skandalit të publikimit të pagave dhe konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama gjatë mesditës së sotme, ekspertin IT Besmir Semanaj tha se ajo ishte qesharake nga ana teknike dhe se ka frikë se ka akoma të dhëna të tjera që mund të publikohen në vazhdim.
-
Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike
23 Dhjetor 2021, 13:35Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale
-
Kështu mund ta dekoroni shtëpinë tuaj për festat e fundvitit , me pak para dhe shumë shije
23 Dhjetor 2021, 11:59E ftuar në “Rreze Dielli” Anila Hetoja, interior designer jep disa këshilla si të dekoroni bukur shtëpinë tuaj për festat e fundvitit