Kosova & Rajoni
-
Zëvëndës kryeministri njëherësh dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi këtë të martë në Tiranë se bisedimet me Serbinë të mbajtura në Bruksel janë historike, pasi ruajten ndarjen psrfundimtare të Kosovës.
VIDEO 13 Janar 2015, 17:10
-
Vuçiç pritet me protesta në Kosovë:
13 Janar 2015, 14:40
“Kërko falje për krimet e luftës!”Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Kosovë pritet me protesta të organizuara nga shoqëria civile e sidomos studentët, të cilët me pankarta në duar kërkojnë që Vuçiç të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë.
-
Vizita e Vuçiç në Kosovë, Thaçi
12 Janar 2015, 19:14
"Eshtë normale, e zakonshme"Vizita në Kosovë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila është paralajmëruar për ditën e mërkurë, është vlerësuar si normale dhe e zakonshme nga zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
-
Mediat: Vuçiç shtyn vizitën për
12 Janar 2015, 13:35
në Kosovë, ende nuk dihen arsyetNë kohën që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pritej të mbërrinte për një vizitë tre ditore në Kosovë, mësohet se ai ka shtyrë vizitën për më 14 janar, për arsye ende të panjohura. Lajmi është dhënë për “Radio Europa e Lirë” nga zyra e Marrëdhënieve me Publikun në kryeministrinë serbe.
-
Thaçi-Bushati: Luftë terrorizmit
12 Janar 2015, 08:44
Në mars mbledhja e dy qeveriveHashim Thaçi ka zhvilluar vizitën e tij të parë në rolin e ministrit të jashtë të Kosovës në Shqipëri. Fillimisht Thaci u takua me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, me të cilin mbajti edhe konferencën e vetme për shtyp. Dy diplomatët u fokusuan në forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, veçanërisht kundër terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm. Më pas Thaçi u takua me kryetarin parlamentit Meta, kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
VIDEO
FOTO
Konferenca e plote per shtyp Bushati-Thaci
Deklarata e plote per mediat e Thacit dhe e Ilir Metes
Basha-Thaçi: Marrëveshja mes PDK-LDK e duhur për Kosovën
Tiranë, UT nderon Hashim Thaçin me titullin “Doctor Honoris Causa”
-
Thaçi: Po dëshmojmë solidaritet
11 Janar 2015, 18:09Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë nga Parisi se prania në “Marshimin e Bardhë”, përkrah liderëve botërorë, po dëshmon solidaritetin me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit.
-
Kosovë- Shqipëri, 1 vit nga mbledhja
11 Janar 2015, 13:17
e dy qeverive, takimi i ri në marsPara një viti, në qytetin e Prizrenit është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e vlerësuar historike.
-
Gjakovarët protestë për deklaratën
10 Janar 2015, 17:08
e zëvendëskryeministrit të KosovësDisa qindra qytetarë të Gjakovës kanë protestuar sot, për të kundërshtuar dekalaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Aleksander Jabllanoviç.
-
Kosove-Serbi, marrëveshjet e pa
10 Janar 2015, 11:51
zbatuara janë peng i politikësDisa nga marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, vazhdojnë të mos zbatohen. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se nga rreth njëzet marrëveshjet e arritura, pesë nga to nuk zbatohen fare.
-
Vuçiç letër Mustafës: Do të qëndrojë
8 Janar 2015, 21:40
për vizitë në Kosovë nga 12-14 janaNë një letër dërguar Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës, kryeministri serb Vuçiç kërkon ndihmën e Qeverisë sonë për eskortën policore me rastin e vizitës së tij të ardhshme në Kosovë.
-
Kosova solidarizohet me viktimat
8 Janar 2015, 19:53
e sulmit në Paris, e dënon dhe BIKMe moton “Je suis Charlie”, (Unë jam Charlie), gazetarët në Kosovë ju bashkuan sot tubimeve përkujtimore gjithandej në nderim të viktimave të sulmit të së mërkurës në revistën franceze Charlie Hebdo, që la pas vetes 12 të vrarë. Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani tha se sulmet e tilla që synojnë të godasin fjalën e lirë, do të dështojnë.
-
Plani serb për Kosovën gati deri
7 Janar 2015, 21:32
në fund të javës, pritet marrëveshjeDeri në fund të kësaj jave, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, do të nisin konsultimet zyrtare për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
-
"Charlie Hebdo" ka mbështetur
7 Janar 2015, 19:29
edhe Kosovën gjatë gjenocidit seRevista satirike franceze "Charlie Hebdo" që u sulmua sot nga militantët islamikë të ISIS, për shkak të botimit të një karikature të udhëheqësit të kësaj organizate, në vite ka pasur disa karikatura edhe për zhvillimet në Kosovë.
-
Kosova dënon sulmin në revistën
7 Janar 2015, 19:08
"Charlie Hebdo": Akt barbar e qyqaQeveria e Kosovës thotë se është thellësisht e tronditur me aktin e sotëm terrorist në Paris të Francës.
-
Kosova voton në shkurt ligjin ndaj
7 Janar 2015, 11:33
'xhihadit', "Vetëvendosja" kundëKuvendi i Kosovës pritet të miratojë një nga ligjet më të diskutuara, atë Për Pjesëmarrjen në Konfliktet e Armatosura Jashtë Vendit, ose i njohur ndryshe ligji kundër pjesëmarrjes në “xhihad”.
-
Gazetari: Kosova është e dështuar
7 Janar 2015, 10:46
Ish-ministri francez: Ti je i sëmurëIsh-ministri i jashtëm i Francës Bernard Kouchner dhe një nga personazhet që luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës, është konfrontuar ashpër me gazetarin në një debat për shtetin e Kosovës në televizionin “France 2”.
-
Ndërhyrja e Beogradit në punët
6 Janar 2015, 22:23
e Kosovës, Prishtina i ankohet BEQeveria e Kosovës akuzoi Beogradin për shkelje të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve dhe për këtë është ankuar edhe në Bruksel. Akuzat pasuan vendimin e qeverisë së Serbisë për të emëruar kryetarin aktual të komunës së Shtërpcës, edhe në pozitën e kryetarit të komunës paralele serbe në atë qytezë në jug të Kosovës.
-
Thaçi: Ekstremistët duan të na
6 Janar 2015, 19:32
prishin me Shtetet e BashkuaraMinistri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova, si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-evropiane, është halë në sy e atyre që nuk e durojnë këtë stil të jetesës.
-
Kuçi: Hashim Thaçi president, ose
6 Janar 2015, 15:52
shkojmë në zgjedhje parlamentareNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Hashim Thaçi do të zgjidhet president i ri i Kosovës më 2016. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.
-
Ministri serb Aleksandar Vulin në
6 Janar 2015, 11:32
Kosovë për Krishtlindjen OrtodokseMinistri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të vizitojë sot fshatin Zoqishtë të Komunës së Rahovecit në Kosovë. Vulin do të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Krishtlindjeve Ortodokse për vigjiljen e Krishtlindjes që do të mbahet gjatë ditës së sotme.
