Kosova & Rajoni
-
Pas gati një muaj, sot është bërë edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare i zgjedhjeve të 8 qershorit. Meqenëse njezëri këto rezultate u aprovuan, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-zë ka certifikuar zgjedhjet. Jahjaga mirëpret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. 4 Korrik 2014, 19:03
-
BE-Kosovës: Nuk përzihemi! Por
4 Korrik 2014, 09:51
formoni qeverinë, jo zgjedhje të rejaSelia e BE në Bruksel vijon të qëndrojë indiferente në lidhje me faktin se kush do ta formojë qeverinë e Kosovës, por në mënyrë të tërthortë ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja. Diplomatë të Bashkimit Europian thonë se ata nuk kanë ndër mend të përzihen në debatet se kush do ta formojë qeverinë e re në vend.
VIDEO -
Jacobson:Kosova përparon nëse i
3 Korrik 2014, 23:01
përmbahet parimeve demokratikePërvjetori i 238-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Kosovë. Ambasada e SHBA’ve ka zhvilluar një ceremoni në selinë e saj në lagjen Arbëria ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.
-
Bileta fluturimi mbi 6 mijë euro
3 Korrik 2014, 22:33
Vlora Çitaku: Udhëtim në disa vendeMinistria e Integrimeve Evropiane sipas raportit të auditorit për vitin 2013 ka paguar një biletë aeroplani në klasë të biznesit drejt Washingtonit prej 6007 eurove.
-
VV: Në zgjedhje nëse opozita
3 Korrik 2014, 22:25
nuk pajtohet me qëndrimet tonaMolliqaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Sipas tij, kjo mund të ndodhë nëse blloku tjetër opozitar nuk pajtohet me kushtet e këtij subjekti politik i cili siç tha ai nuk do ta mbështesë koalicionin opozitar dhe gjithçka do të shpërndahet. Përveç kësaj ky subjekt politik, sipas Molliqajt, nuk do ta përkrahë as futjen në qeveri të Listës Serbe.
-
Haradinaj: Dihet epilogu, qeveria
3 Korrik 2014, 20:52
krijohet nga AAK-LDK-NismaMandatari i bllokut politik, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni është duke bërë përpjejke që vendi të marrë drejtim tjetër.
-
PDK: Kushtetuesja ka sqaruar se
3 Korrik 2014, 18:53
kush do të formojë Qeverinë e reKryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar në aspektin kushtetues të drejtën e saj si fituese e zgjedhjeve parlamentare që të formojë Qeverinë e Kosovës. Në një deklaratë të publikuar më tej thuhet se, gjithashtu, nisur nga Kushtetuta.
-
Nisin punimet në Autostradën
3 Korrik 2014, 17:53
Prishtinë-Hani i ElezitNën mbështetjen e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, u organizua sot ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6”, në fshatin Uglar afër Fushë Kosovës. Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6". Kjo autostradë u emërua "Arbër Xhaferi".
-
Dialogu, LDK, AAK e Nisma
3 Korrik 2014, 17:00
përafrohen me VetëvendosjenTri partitë, LDK, AAK dhe Nisma, kanë shënuar përafrim me Vetëvendosjen sa i përket kushtit për dialogun me Serbinë. Zyrtarët e Vetëvendosjes thonë se ka një mirëkuptim nga partitë tjera për propozimin e Vetëvendosjes sa i përket çështjes së dialogut.
-
Mark Krasniqi kritikon klerikët:
3 Korrik 2014, 16:52
Mos ma prekni SkënderbeunAkademik Mark Krasniqi ka kritikuar edhe klerikët myslimanë, edhe atakatolikë, të cilët, si njerëz të ndershëm, nuk kanë guximin të ngrenëzërin kundër muxhahejdinëve dhe fanatikëve katolikë, të cilët po nashkaktojnë dëm shtetëror dhe kombëtar.
-
Popullata rrezikohet nga kanceri
3 Korrik 2014, 16:34
OKB fshehu raportin për uraniuminNjë tekst shokues që është publikuar së fundmi, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 ton të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.
-
Zgjedhjet në Kosovë, Daka:
3 Korrik 2014, 13:46
Nesër certefikimi i rezultateveCertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë, mund të bëhet nesër, pasi të përmbyllet afati ligjor në Gjykatën Supreme. Kryetarja e KQZ-ës Valdete Daka ka thënë sea nkesat e subjekteve politike dhe të kandidatëve, gjykata duhet t’i shqyrtojë brenda 72 orëve.
-
Zyrtare: Togo njeh pavarësinë
2 Korrik 2014, 21:11
e Kosovës, bëhet shteti i 107Shteti i Togos, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shprehur falenderimet për 107 shtetet që kanë njohur shtetin e Kosovës.
-
Serbët ndalojnë ndërtimin e shtëpive
2 Korrik 2014, 12:03
të shqiptarëve në veri tëMitrovicësKompania “Shpk Lili Grup” e cila kishte filluar punimet sot në orën tetë të mëngjesit, pas rreth dy orë e gjysmë pune, është penguar nga rreth 20 qytetar serb, të cilët me automjetet e tyre kanë bllokuar rrugën, duke bllokuar depërtimin e kamionëve të kësaj kompanie në thellësi të lagjes Kroi i Vitakut.
-
Qeveria e re në Kosovë, Kurti:
2 Korrik 2014, 11:38
Nuk lëvizim nga qëndrimet tonaLëvizja Vetëvendoje nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet e saj për ta mbështetur Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Megjithatë, lideri i VV-së Albin Kurti thotë se qëndrimet rreth kushteve të tyre janë përafruar mes bllokut opozitar.
-
Përdhoset busti i Skënderbeut në
1 Korrik 2014, 20:14
Kaçanik, video e autorëve në internetDy persona janë arrestuar pasi kanë përdhosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut i vendosur në oborrin e gjimnazit të Kaçanikut. Një 4-0-vjeçar me inicialet J.V dhe një 37-vjeçar me inicialet A.B kishin postuar në rrjete sociale një video ku duken teksa përdhosin bustin e heroit kombëtar.
VIDEO -
Koalicioni LDK-AAK-NISMA:
1 Korrik 2014, 17:25
S’bëhemi pjesë e kabinetit Thaçi 3Tre partitë, LDK-AAK-NISMA të cilat kanë arritur në një marrëveshje paszgjedhore për formimin e qeverisë së re. E kanë pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.
-
Hashim Thaçi:Respektoj vendimin
1 Korrik 2014, 17:06
Përcakton qartë fituesin e zgjedhjeveKryeministri aktual i Kosovës është shprehur përmes rrjetit social “Facebook” se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për partinë që i jepet mundësia e parë për krijimin e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
-
Kushtetuesja nuk njeh koalicionin
1 Korrik 2014, 16:23
paszgjedhor, mandatohet ThaçiGjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për mandatarin e formimit të qeverisë. Në bazë të vendimit të Kushtetueses presidentja Jahjaga duhet të mandatojë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi si lider të partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 8 qershorit.
VIDEO -
Çitaku lë mandatin e deputetes
1 Korrik 2014, 12:34
do të bëhet diplomate në New YorkVlora Çitaku ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Kosovës. Ajo edhe pse i ka fituar votat e mjaftueshme për deputet, ka kërkuar që të zëvendësohet me kandidaten e radhës, që i bie të jetë Ganimete Musliu me 5037 vota.