Kosova & Rajoni

  • Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, gjatë vizitës sot në Prishtinë në një takim me homologun e tij kosovar Kadri Veseli, ka thënë se edhe Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, por se ky proces, sipas tij, është ndërlikuar pas numrit të madh të azilkërkuesve kosovarë.
  • Kosovë, fshati me dy shtëpi
    dhe me vetëm 4 nxënës shkolle

    Në Kosovë ekziston një fshat në të cilin jetojnë vetëm dy familje. Bëhet fjalë për fshatin malor Plitkoviç të komunës së Lipjanit, i cili ka vetëm dy shtëpi me familje.

  • Krijohet loja "Nali Isë", Mustafa
    provon të ndalojë eksodin kosova

    Eksodi i madh i qytetarëve kosovarë të cilët çdo ditë e më tepër po lënë atdheun e tyre për të emigruar në vendet e zhvilluara evropiane, ka marrë përmasa të mëdha, aq sa së fundmi është kthyer edhe në një lojë të quajtur “Nali Isë”.

  • Vulin: Deklarata e Thaçit, përpjekje
    për të mos e vazhduar më dialogun

    Ministri i Punës dhe Çështjeve  Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi deklaratën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid, tha se beson që kjo është një përpjekje për të mos vazhduar bisedimet në Bruksel. 

  • Mustafa: Zhvillimi ekonomik është
    një prioritet të cilin duhet ta arrijmë

    “Zhvillimi ekonomik është një prioritet të cilin duhet ta arrijmë”, u shpreh sot kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa. Në një postim në ‘Facebook’, Mustafa thekson se, “Kemi shumë punë për të bërë, na nevojitet përkrahje nga të gjithë. Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes."

  • Hashim Thaçi: Kosova do kërkojë
    dëmshpërblim lufte nga Serbia

    Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar në datat 18-20 shkurt një vizitë zyrtare në Turqi, ku u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit turk. Në një intervistë për mediet Thaçi ka thënë se gjithe emigrantet qe jane nisur per ne Gjermani nuk kane asnje shans per azil dhe do riatdhesohen. VIDEO

  • Eksodi, Thaçi: Gjermania do
    t’i kthejë emigrantët kosovarë

    Gazeta gjermane “BILD”, me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka realizuar një intervistë me zëvendësministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Bild e quan zëvendëskryeministrin Thaçi hero të Kosovës së pavarur.

  • Kryetari i ri i Vetëvendosjes, nisin
    votimet pas largimit të Albin Kurtit

    Në Prishtinë ka nisur votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Që nga ora 10:00 e mëngjesit ka nisur sot votimi për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, pas largimit të Albin Kurtit.

  • Austria e gatshme për kthimin
    e azilkërkuesve nga Kosova

    Autoritetet austriake e kanë njoftuar Qeverinë e Kosovës, për përgatitjet që po bëhen rreth kthimit të personave që migruan paligjshëm muajt dhe javët e fundit në Austri.

  • Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës
    globale në luftën ndaj ekstremizmit

    Për të biseduar për çështjen e largimit masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa probleme të tjera me të cilat përballet vendi, në studion e  "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.

  • Safedin Kuçi: Kosova e gatshme
     të presë kthimin e emigrantëve

    Sefedin Kuçi, nga departamenti për shtetësi, azil dhe migrim në MPB të Kosovës, thotë në një intervistë për DW, se Kosova ka nënshkruar me shtete të ndryshme 22 marrëveshje për ripranimin e emigrantëve kosovarë.

  • Gjermania mbështetje Kosovës
    në kthimin e qytetarëve të larguar 

    Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka marrë mbështetjen e Emisarit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichel, për të kthyer qytetarët që janë larguar nga Kosova

  • Voci: Mielli që përdor Shqipëria
    është ushqim kafshësh në Serbi 

    Kryetar i Shoqatës së Mullinjëve në Kosovë, Misin Voci thotë se mjelli që futet në Shqipëri nga kompani kosovare është nga Serbia dhe prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. 

  • Videolajm/ Mustafa vë në gjumë
    Hashim Thaçin me fjalimin e tij 

    Teksa kreu i ri i qeverisë së Kosovës Isa Mustafa ka qene duke folur në Kuvend, paraardhësi i tij Hashim Thaçi ia ka futur gjumit

  • Hahn: Kosova të bëjë më shumë
     për kontrollin e kufirit, s'ka azil

    Kosovës duhet t’i jepet mundësia për përafrim me Bashkimin Evropian ka deklaruar sot në Prishtinë, komisionari i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka përgëzuar Kosovën për shtatë vjetorin e pavarësisë duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përparime të dukshme përkundër sfidave.

  • Han takon Jahjagën: Liberalizimi 
    i vizave nuk ka lidhje me emigrimin

    Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka pritur në një takim komisionarin e BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Han. Gjatë këtij takimi është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të MSA-së për Kosovën, migrimin ilegal të qytetarëve të vendit, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përmes dialogut që po zhvillohet në Bruksel. VIDEO

  • "Eksodi", Enver Hoxhaj: Qytetarëve 
    kosovarë duhet t'u rikthehet shpresa

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në A1 Report për 7-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ndalur gjerësisht në shkaqet e largimit të qytetarëve nga Kosova, por edhe për se çfarë duhet bërë për ta frenuar këtë fenomen. VIDEO

  • FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit
    të NEWBORN dhe "E" e zezë

    Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ndryshojnë dhe ngjyrat e monumentit NEWBORN në Prishtinë. Këtë vit, monumenti që njihet si simbol i pavarësisë ka marrë një pamje të re, por ajo që bie më shumë në sy është ngjyra e zezë e shkronjës “E”.

  • Thaçi : Flamuri i  Kosovës do
     të valvitet edhe në Beograd

    Kosova kurrë nuk ka qenë më e lire, ndërsa shtetet e Ballkanit kurrë nuk kanë qenë në paqe me njëra-tjetrën siç janë sot, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për portalin pan-evropian “EurActiv” me rastin e shtatëvjetorit të shtetësisë së Republikës.

  • Kapiteni Cana: Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime

    Futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, gjakovari Lorik Cana, u ka uruar bashkombasve të tij festën e pavarsisë.Përmes faqes së tij në “Facebook”, 31-vjeçari kujton me emocion ditën e pavarsisë së Kosovës teksa shkruan: “Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime!”, duke e mbyllur postimin me këngën himn të shqiptarëve: “O sa mir me qen shqiptarë”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv