Kosova & Rajoni

  • Komuna e Mitrovicës si duket nuk ka probleme me buxhet, sikur ka me sigurinë dhe aktet terroriste. Zyrtarët e lartë të komunës kanë blerë Iphone 4.
  • KFOR dhe EULEX përgjegjës, lejuan Koshtunicën

    KFOR-i dhe EULEX-i nuk e kanë respektuar një kërkesë të Qeverisë për t`ia ndaluar hyrjen në Kosovë kryetarit të partisë demokratike të Serbisë, Voisllav Koshtunica. Këtë e kishte pohuar edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili kishte thënë se këta dy mekanizma nuk e kanë kryer misionin e tyre në veri.

  • Beogradi: Të çarmatosen
    shqiptarët në veri të Kosovës

    Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanoviç u ka bërë thirrje forcave ndërkombëtare në Kosovë të çarmatosin "ekstremistët shqiptarë në veri të Kosovës".

  • Vetëvendosje, Aksion: “Pse s'e mbron Qeveria pragun e shtetit?”

    Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë kanë organizuar aksionin simbolik “Pse se mbron Qeveria pragun e shtetit?” duke vendosur posterë në të gjitha lagjet e qytetit. Posterë të njëjtë u vendosën edhe në lagjen “Tre Rrokaqiejtë”. Gjatë vendosjes së posterëve në këtë lagje, aktivistët u takuan me qytetarë shqiptarë të kësaj pjesë të cilët ishin të interesuar për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! lidhur me veriun e Kosovës.
    Posterët e vendosur gjatë këtij aksioni, u grisën në hapësirën rreth ndërtesës së Komunës.

  • Kuci kritika EULEX: Nuk duhej lejuar
    Koshtunica për fushatë

    Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar fushatën paraelektorale të Vojsllav Koshtunicës në veri. Zv.kryeministri Kuci kritikoi EULEX-in që nuk ia ka ndaluar hyrjen Koshtunicës nga Serbia në Kosovë.

  • Serbët u bllokojnë rrugën
    shqiptarëve me tela me gjëmba 

    Serbët vendosin tela me gjëmba afër barrikadës në Rudare, tek kthesa nga autostrada e Ibrit për në fshatrat Kelmend, Zhazhë dhe Boletin, të cilat janë të banuara me shqiptarë. Kjo bën të pamundur qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave drejt qytetit të Mitrovicës.

  • Serbia ka urdhër-arreste për shqiptarët, 
    Thaçit e Çekut u ndërpriten hetimet

    Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, ka thënë se “qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë”. E në anën tjetër, Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, thotë se hetimet kundër Hashim Thaçit dhe Agim Çekut, “për krime lufte kundër serbëve gjatë konfliktit me UÇK-në më 1998 dhe 1999”, kanë një ndërprerje.

  • Thaci “hesht” rreth skandalit
    të linjës së interkonjeksionit

    Kryeministri kosovar Hashim Thaci nuk ka pranuar të bëjë komente rreth skandalit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë I denoncuar nga gazeta “Zëri”në Prishtinë aferë në të cilën është përmendur dhe emri i djalit të kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha.

  • Rexhepi raporton në kuvend, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë

    Seanca e jashtëzakonshme është thirrur sipas kërkesës së nënshkruar nga 46 deputetë të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe deputetë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës. Dy partitë opozitare LDK dhe AAK e kanë arsyetuar mos nënshkrimin e kërkesës për seancë te jashtëzakonshme javën e kaluar nga Vetëvendosje me mospraninë e Thaçit në Kuvend.

  • Kryeredaktori i “Zëri”: Kosova hesht
    për skandalin e interkonjeksionit

    Astrit Gashi, kryeredaktor i të përditshmes “Zëri”, në një shkrim tijin paralajmëron të tjera fakte në lidhje me skandalin e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai thotë se “pavarësia energjetike e Kosovës është po aq vitale sa deklarata e pavarësisë”.

  • Jaksiç: Qeveria na tradhetoi

    Nënkryetari i Kuvendit të bashkësive të Kosovës, Marko Jaksiç ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen patjetër në komunat e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Shtërpcës.  “Besojmë se kjo qeveri tradhtare, e cila merret me shitjen e territorit të vet, do të zbres nga froni"

  • Karabinierët bastisin lagjet shqiptare në veri

    Në mbrëmjen e së martes, në urën e Suhodollit, lagje kjo e banuar nga shqiptarët, karabinierët italianë kanë  kontrolluar shqiptaret që po shkonin në Suhodoll, por jo edhe serbët.

  • Serbët kërcënojnë edhe me fletushka

    Organizata ultra-nacionaliste serbe Obraz (nderi) ka lënë fletushka në dyert e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tek Tre Rrokaqiejt, me logon e organizates dhe shkrimin "Ne po vijmë".
     

  • Me kë dialogon Prishtina pas 6 majit?

    Në garën e fortë elektorale që pritet të zhvillohet në Serbi më 6 maj, partia socialiste e ministritit të brendshëm Ivica Daçiç duket se do të jetë vendimtare për përcaktimin se nga do anojë peshorja e pushtetit.

  • Vojisllav Koshtunica dhe Samarxhiç,
    ilegalisht në veri

    Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral sonte (të martën) në veri të Mitrovicës. Ata janë parë para një ore në Jarinje duke kërkuar rrugë alternative për të hyrë në Kosovë pa u vërejtur nga ana e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.

  • Stefanoviç: Veriut status special, 
    të gatshëm për vazhdimin e dialogut

    Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime Borisllav Stefanoviç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Veriu i Kosovës duhet të ketë statusin special. Prishtina po ndërhyn në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, njëanshëm dhe me dhunë kundër serbëve.

  • Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj

    Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për të marrë këshilla projekte. Këtë vit janë paraparë 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese. Këshilltarë ka kërkuar edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e Brezovicës. MTI i ka ndarë rreth 500 mijë euro.

  • Edita Tahiri vizion Kroacinë

    Zonja Tahiri tha se të dy vendet dhe dy popujt tona ndajnë një histori të përbashkët të luftës për vetëvendosje dhe krijim të shteteve të pavarura dhe në këtë kohë i bashkon vizioni euro-atlantik dhe prosperiteti të rajonit. “Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim dhe stabilitet dhe se dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë i kontribuon këtij qëllimi” tha Pusiç gjatë takimit.

  • Tadiç: UNMIK-u, është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve

    Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtar thotë se Rezoluta 1244, e cila është bazë për mbrojtjen e sovranitetit tonë në Kosovë, kjo nënkupton se UNMIK-u, është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, dhe ne e respektojmë një gjë të tillë.

  • Shpërngulen 40 familje nga Veriu

    Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv