Kosova & Rajoni

  • Raporti i OKB për Kosovën në Keshillin e Sigurimit/ Sot, në Këshillin e Sigurimit diskutohet raporti më i ri i Sekretarit të Përsgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Moon, për zhvillimet në Kosovë në tre muajt e fundit, nga 16 tetori deri më 15 janar.
  • Ashton merr dhurata për ditëlindje
    nga kryeministrat Thaçi e Daçiç

    Sipas mediave serbe, për ditëlindjen e saj, Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka marrë një shall dhe doreza nga Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç si dhe një varëse nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

  • Mediat: Arrestohet për kanosje
    djali  i vëllait të Kryeministrit Thaçi

    Djali i vëllait të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme nga policia e Kosovës i akuzuar për kanosje. Mediat kosovare shkruajnë se Leutrimi, djali i Gani Thaçit, është arrestuar pas një përleshjeje me një person tjetër.

  • Aktivistja e Vetëvendosjes
    kërcënohet me jetë

    Një aktiviste e lëvizjes Vetëvendosja ka marrë një letër kërcënuese në banesën e saj ku i shkruhet të mos mbrojë turpin, se e pret plumbi".

  • Pas Brukselit, Thaçi e Daçiç drejt
    Nju Jorkut me të njëjtin aeroplan

    Pas raundit të 7 të bisedime të zhvilluara në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, dy kryeministrat Thaçi e Daçiç kanë udhëtuar në të njëjtin aeroplan drejt Nju Jorkut.

  • Thaçi-Daçiç 12 orë takim
    por ende pa marrëveshje

    Pas 12 orësh takimesh dy-palëshe e tre-palëshe Kryeministrit Kosovar Hashim Thaç atij Serb Ivica Daçiç dhe baroneshës Catherine Ashton raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë - Serbi ka përfunduar me marrëveshje.

  • Podujevë, plagoset një shqiptar
    nga policia serbe

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dërguar në urgjencë, një person të plagosur, që dyshohet, me armë zjarri. Personi i plagosur është nga fshati Metehi i Podujevës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e së mërkurës.

  • Ja foto e takimit
    Thaçi-Nikoliç në Vatikan

    Gazeta Express ka siguruar një foto të momentit kur Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidenti serb Tomislav Nikolic ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit, të martën në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut.

  • Dialogu Kosovë-Serbi në raundin
    e 7, Thaçi-Daçiç flasin për Veriun

    Kryeministri Hashim Thaç dhe ai serb Ivica Daçiç janë takuar sot në Bruksel për gjetjen e një formule që do të  kënaqte të dy palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë si dhe për normalizimim e raporteve ndërmjet dy shteteve.

  • Kosovë-Shqipëri, marrëveshje
    për kodin telefonik të njëjtë

    Kosova dhe Shqipëria pritet të formojnë grupe punuese të përbashkëta që do të merren me mundësinë e shfrytëzimit të përkohshëm të kodit telefonik të Shqipërisë +355, derisa Kosova të marrë kodin e vetë shtetëror.

  • Kurorëzimi i Papës, Thaçi-Nikoliç
    Shtrëngim duarsh në Vatikan

    Kryeministri kosovar është takuar me Presidentin e Serbisë në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut I, thonë burime të Gazetës Express. Takimi duket se është mundësuar nga diplomacia amerikane, pasi që si Thaçi ashtu edhe Nikoliç takuan mbrëmë në Romë Zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.

  • E ulin në fund të tryezës, Pacolli
    braktis Këshillin e Integrimit

    Zëvendëskryeministri i Parë, Behxhet Pacolli ka braktisur mbledhjen e Këshillit për Integrime Europiane, i indinjuar me vendin, jo-dinjitoz që kishte rezervuar për të organizatorja dhe udhëheqësja e këtij trupi, Presidentja e vendit Atifete Jahjaga. (Fotoja e publikuar sot ne mediat kosovare, Behxhet Pacolli iken nga takimi)

  • Fyle: Marrëveshjet me
    Serbinë mundësojnë MSA-në

    Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule tha sot në Prishtinë se marrëveshjet me Beogradin do t’i mundësojnë Kosovës hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

  • Fyle në Beograd: Negociatat me BE
    në dorë të bisedimeve me Kosovën

    Komisionari për zgjerim i BE, tha sot në Beograd se data e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, varet nga përparimi në bisedimet me Kosovën. Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit politik të Serbisë, gjatë vizitës që po zhvillon sot në Beograd.

  • Tahiri: Fund iluzioneve serbe
    nuk ka autonomi për Veriun

    Zv.Kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të qartë edhe një herë se për veriun nuk do të ketë asnjë status special apo autonomie si ajo e vitit '74, siç po pretendojnë serbët.

  • Hoxhaj: Nuk ekziston marrëveshja 
    e publikuar nga serbët për Veriun

    Nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje e shkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me rajonalizimin e veriut të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Këto komente, Hoxhaj i ka bërë në lidhje me një dokument të publikuar në mediat serbe.

  • LISBA, partia islame në Kosovë
    Zhita: Pse na u imponua politika

    INTERVISTA/ Të imponuar nga diskriminimi i qeverisë së Kosovës ndaj komunitetit mysliman dhe mos suksesit të saj në segmente të tjera të jetës. Më këtë argument Noli Zhita, anëtari i kryesisë në LISBA, shpjegon prurjen më të re në politikën kosovare, “partinë fetare”, programit të së cilës iu dha “Ok” i KQZ-së në muajin mars të këtij viti.

  • Kosovë-Serbi, marrëveshja
    për Veriun duket e afërt

    Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë - Serbi po shihet si mundësi e mirë për arritjen e marrëveshjes për Veriun. Lehtësuesja e bisedimeve, Catherine Ashton, tha se Thaçi dhe Dacic mund ta bëjnë këtë

  • Guajana njeh Kosovën

    Ministri i Punëve Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanas, Carolyn Rodrigues–Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanas për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

  • Bruksel, Ashton: Thaçi e Daçiç
    mund të bëjnë marrëveshje

    Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka deklaruar sot në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic mund të arrijnë marrëveshje, “por gjithçka varet nëse do të mund të gjejmë zgjidhje për disa probleme serioze që kanë ata”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv