Kosova & Rajoni

  • Në Prishtinë, kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra ka publikuar një hulumtim lidhur me përfshirjen e grave nga Kosova në Shtetin Islamik. Në hulumtim thuhet se 42 gra nga Kosova deri më tani kanë shkuar në luftën e Sirisë
  • Arrestohet politikani boshnjak për
    ndërhyrje në drejtësinë e Kosovës

    Një pasanik boshnjak njëherësh udhëheqës i njërës nga partitë e koalicionit qeverisës në Bosnjë e Hercegovinë,Fahrudin Radonçiç, është arrestuar nën dyshimin për "pengim të drejtësisë".Fahrudin Radonçiç, ish pronar pronar i gazetës më të madhe në Bosnjë, Dnevni Avaz, drejton Bashkimin për një të Ardhme më të mirë, një nga partitë e koalicionit qeverisës.

  • Albright: Biseda me Adem Demaçin,
    një nga më rrëqethëse në jetën time!

    Si e përshkruan Madeleine Albright, sekretarja e atëhershme amerikane e punëve të jashtme, bisedën telefonike me Adem Demaçin gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambouillet, në dimër të vitit 1999. Detajet janë shkëputur nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir”, Miramax Books, 2003.

  • Situata në Kosovë, Vetëvendosje:
    Dorëheqje të qeverisë, jo negociata

    Lëvizja VETËVENDOSJE i ka kërkuar qeverisë që të japë dorëheqjen, pasi ajo nuk është e gatshme që të vijojë negociata me të.

  • Kandidat për president të
    Kosovës? Flet Rexhep Qosja

    Akademik Rexhep Qosja, ka disa ditë që po përflitet nëpër media si emër i mundshëm konsensual i bllokut opozitar për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Përmes një reagimi dërguar mediave, Qosja ka thënë se nuk pranon propozime për mandate të përkohshme politike, ndërsa kritikon raportuesit e këtij lajmi se janë përdorur “pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën”.

  • Bisedimet Kosovë-Serbi më 27 Janar
    Mogherini: Në fokus marrëveshjet

    Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç do ti japin dorën njëri tjetrit sërish. Dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen në Bruksel, për të vazhduan dialogun e nisur. Sipas njoftimit nga zyra e shefes së politikes së jashtme të Bashkimit Evropian, dy kryeministrat do të diskutojnë nesër për zbatimin e marrëveshjeve

  • FMN: Ngërçi në Kosovë, mund
    të largojë investitorët e huaj

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë apel ndaj palëve politike në Kosovë që të bisedojnë për të zgjidhur çështjet për të cilat protestohet, pasi protestat ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

  • Ish-shefi i shërbimit sekret francez:
    Thaçi është agjenti ynë, e rekrutuam 

    Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi.

  • MSA hyn në fuqi në Qershor, ja cilat
    produkte lirohen nga tarifat doganore

    Marrëveshja për Stabilizim-Asocim (MSA) mes BE-së dhe Kosovës, e cila është nënshkruar vitin e kaluar dhe është miratuar këtë javë nga Parlamenti Evropian (PE), pritet të hyjë në fuqi në qershor të këtij viti. Nga marrëveshja del se tarifat doganore, në fazën e parë, do të hiqen plotësisht për gjithsej 2 mijë e 564 produkte bujqësore të përpunuara, përveç mishit, verës dhe produkteve të sheqerit. 

  • Tensionet politike, një tjetër zyrtar
    amerikan do të vizitojë Prishtinën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për lidershipin e Prishtinës zyrtare.

  • Opozita e Kosovës: Më 17 shkurt
    protesta e radhës kundër qeverisë

    Opozita e bashkuar në Kosovë ka mbajtur sot konferencën për media ku u bë e ditur data e protestës së ardhshme kundër “Zajednicës”, kundër Demarkacionit me Malin e Zi, dhe për largimin e kësaj qeverie që e ka shkelur Kushtetutën. 

  • Albin Kurti në Tiranë: S'ka paqe 
    pa shqiptarët dhe luftë pa serbët

    Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u shpreh gjatë takimit me mbështetësit e Vetëvendosjes në Tiranë se protestat e opozitës në Kosovë, janë një goditje e fuqishme ndaj Serbisë dhe jo qeverisë së Kosovës."Nuk është çështja se çfarë i kemi dhënë qeverisë së Kosovës, por i kemi dhënë goditje të fuqishme Serbisë. Këtu konsiston opozita e bashkuar e Kosovës," tha Kurti.  VIDEO

  • PE miratoi MSA-në për Kosovën
    Lunaçek: Marrëveshje historike

    Parlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte, marrëvëshjen e Stabilizim-Associmit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës. MSA u miratua me 468 vota pro, 102 vota kundër dhe 81 abstenim. Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.

  • 10 vjet pa ish presidentin Ibrahim
    Rugova, homazhe në nder të tij

    Në Kosovë është shënuar dhjetë vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugova.Udhëheqësit politik dhe institucional të Kosovës nderuan figurën e presidentit të ndjerë duke kujtuar njëherësh kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Dhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

  • VIDEOLAJM/ Hashim Thaçi i
    shpëton mirë rrëshqitjes në borë

    Siç duket ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk është mësuar të ecë në këmbë e për më tepër në akull.

  • Robertson takon të rinjtë e
    Kosovës:Kam gjak shqiptari 

    Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili ka vizituar sot Kosovën në një vizitë një ditore e që është takuar me drejtuesit më të lartë të Shtetit të Kosovës, ka takuar disa të rinj të cilëve iu ka thënë se ka gjak shqiptari në venat e tij.

  • George Robertson vizitoi Kosovën,
    apelon për stabilitet e debat politik

    Ish Sektretari i përgjithshëm i Nato-s George Robertson ka vizituar sot Kosovën ku ka apeluar që në vend të ketë stabilitet dhe debat politik konstruktiv. Siç raportojnë mediat kosovare, këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, isa Mustafa i cili i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë për Kosovën në kohën e luftës.

  • Temperatura të ulta në Kosovë
     ja me çfarë ngrohen qytetarët

    Ashtu siç ishte parashikuar nga metereologët, Kosova është zgjuar këtë të shtunë nën reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta, të cilat pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme. Në këto ditë të ftohta dimri ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Kosovës përdorin sistemin qëndor të ngrohjes, nëpërmjet projektit të koogjenerimit nga Termokosi.

  • Opozita në Kosovë mbështetësve:
    Protesta deri në largimin e qeverisë

    Opozita e bashkuar në Kosovë ka mbajtur takim mobilizues me strukturat e saj. Në këtë tubim folën të tre liderët e subjekteve opozitare: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj si dhe Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj. 

  • Isa Mustafa: Hashim Thaçi
    President, votohet në shkurt

    ​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, cili sipas tij do të jetë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv