Kosova & Rajoni
-
Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Palët pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, e cila është arritur më 19 prill. 8 Korrik 2013, 07:50
-
Kosova dhe Ajova i SHBA
7 Korrik 2013, 21:56
thellojnë bashkëpuniminMarrëveshja e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve është një marrëveshje e mirë dhe e rëndësishme për gjithë rajonin. Kështu ka deklaruar guvernatori i shtetit amerikan të Ajovës, Terry Branstad, në një konferencë për media, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
-
Marrëveshja, Ashton: Të lëvizim
7 Korrik 2013, 19:27
përpara në dialog dhe implementimPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, javën e ardhshme pritet të vizitojë Serbinë dhe Kosovën, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të dy vendeve.
-
Nesër në Bruksel, raundi i 13-të
7 Korrik 2013, 12:58
i bisedimeve Thaçi-DaçiçKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç të hënën do të takohen në Bruksel, në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, për të zhvilluar bisedimet e radhës mbi Marrëveshjen.
-
Prishtinë, qytetarët natën në shesh
7 Korrik 2013, 11:25
kundër pr/ligjit për "amnistinë"Një grup i qytetarëve ka kaluar natën në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj Projektligjit për amnistinë. Javën e ardhshme vazhdon debati në parlament.
-
Ministri i Jashtëm serb: Nuk do
6 Korrik 2013, 22:53
ta lejojmë Kosovën në OSBEMinistri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiç (Foto), në një intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”, ka thënë se Kosova nuk do të pranohet në OSBE, derisa Serbia të jetë kryesuese më 2015. Sipas tij pengesat lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit ekzistojnë dhe do të ekzistojnë.
-
Lama largohet nga Vetëvendosje
6 Korrik 2013, 15:54
shkak shamitë e myslimanëveDeputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar lajmin për largimin e saj nga partia. Lama shfaqi hapur mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj, duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin, sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit për fenë në shkolla.
-
Forumi i të Rinjve Myslimanë: Alma
6 Korrik 2013, 15:22
Lama, ik në Shqipëri! Nuk të duam!Forumi i të Rinjve Myslimanë e akuzon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama si radikale. Sipas këtij forumi, "ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë dhe hoxhallarët e Kosovës". Kjo pas dorëheqjes së Lamas si deputete e Vetëvendosjes pas deklaratës së kreut të saj, Albin Kurti pro shamive në kokë. "Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri!”, thuhet ndër të tjera në letër.
-
"Vetëvendosje!" do të ankohet për
6 Korrik 2013, 11:51
Philip Reeker te John Kerry“Lëvizja Vetëvendosje do t’i dërgojë letër sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i treguar atij fjalët, që zëvendësndihmës sekretari Philip Reeker ka përdorur kundër kësaj lëvizjeje gjatë qëndrimit të tij në Kosovë”, tha sekretari organizativ i VV-së.
-
KQZ-ja shpreh bindjen se serbët në
6 Korrik 2013, 11:50
veri do të dalin në zgjedhjeKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka është shprehur e bindur se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të rezultojnë me sukses. Sipas saj, qytetarët serbë në veri nuk kanë arsye të mos dalin në zgjedhje.
-
Beogradi luan lojë të dyfishtë
5 Korrik 2013, 22:51
në veri të KosovësKryeministri serb Ivica Daçi ka thënë se Serbia duhet të nxjerrë mësime nga historia e saj dhe nuk duhet të punojë në dëm të vetvetes. Ai ka theksuar se themelimi i të ashtuquajturit "kuvend" në veri të Kosovës s'do ta ndihmojë popullin serb atje.
-
Philip Reeker kritikon ashpër
5 Korrik 2013, 16:09
Vetëvendosjen: Sjellje palaçoshZëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për pengimin e proceseve, pengim të punës së institucioneve.
VIDEO/Reeker: Ata që kundërshtojnë këtë proces, kundërshtojnë SHBA-të -
Hiqet neni 3 për Amnistinë
5 Korrik 2013, 15:40
ligji pritet të rikalojë në KuvendPas protestve dhe kthimit mbrapsht në Kuvend, zv/kryeministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka prezantuar ndryshimet e bëra në Projektligjin për amnistinë, duke bërë të ditur se neni 3 është hequr në tërësi.
Kuçi: Ne s'kemi mëshirë për askënd -
Reeker-Jahjaga: Kosova dhe Ballkani
5 Korrik 2013, 13:23
përparime në rrugën e integrimevePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendës- ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Philip Reeker, i cili ndodhet për një vizitë 3-ditore në Kosovë. Gjatë takimit u bisedua për Marrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe për praninë e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare. (Në foto: Nga takimi i fundit Jahjaga-Reeker)
-
Rasmussen kërkon zbatimin e
4 Korrik 2013, 22:55
marrëveshjes nga KosovaSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u shpreh se nga Kosova, është kthyer me përshtypje pozitive. “Kosovën e kam vizituar shumë herë, por, çfarë kam parë dje ishte përparim i qartë në terren dhe ndjenja e opitmizmit tek njerëzit”, ka deklaruar shefi i NATO-s para gazetarëve në Bruksel.
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Limaj
4 Korrik 2013, 18:46
merr pjesë në seancë të KuvenditDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj pas lirimit nga arresti shtëpiak, ka marrë pjesë në punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast udhëheqësi i seancës, Xhavit Haliti i ka uruar mirëseardhjen.
-
Kuvendi nuk e miraton
4 Korrik 2013, 18:24
Projektligjin për AmnistinëKuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për Amnistinë. Pas një debati të gjatë, Projektligji mori 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime. Për të kaluar, ky Projektligj duhet të merrte 80 vota.
-
Sot projektligji "Për Amnistinë"
4 Korrik 2013, 12:21
në Kuvend, jashtë vijojnë protestatNjë grup qytetarësh kanë nisur mbrëmjen e së mërkurës, duke e gdhirë edhe jashtë të protestojë para Kuvendit të Kosovës kundër projektligjit "Për Amnisti", i propozuar nga qeveria e Kosovës dhe duke u diskutuar në Kuvend. Sipas tyre, ky ligj fal kriminelët dhe të korruptuarit. (Foto e protestës sot).
-
Në Kuvend "Për Amnistinë", Kuçi:
4 Korrik 2013, 11:00
Ne s'kemi mëshirë për askëndSot deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë mbi projektligjin "Për Amnistinë", i cili sipas shoqërisë civile do të jetë ndër ligjet më të këqija që ka miratuar legjislatura aktuale. Në fjalën e tij, zv/kryeministri Hajredin Kuçi u shpreh se "më mbeti merak, që si nuk e kemi mbyllur kapitullin e luftës pas lufte. S’kemi mëshirë për askënd".
-
ShBA, Reeker sot në Kosovë
4 Korrik 2013, 10:02
për një vizitë 3-ditoreZëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker mbërrin sot në Kosovë për një vizitë 3-ditore. Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës, ku përfshihen presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, zv/kryeministri Kuçi dhe kryediplomati Hoxhaj.