Kronikë
-
Datat 2 dhe 3 janar kanë shënuar fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pasi emigrantët kthehen në Greqi. Vetëm të hënën numërohen 5 759 persona në dalje dhe 2807 në hyrje. Herë pas here krijohen radhë në tokën neutrale për shkak të përpunimit të dokumentacionit të autobusëve.
3 Janar 2023, 12:40 -
Vrasja e Edmond Papës, FOTOT e autorit me babanë polic, armë, tufa me para dhe makina luksoze
3 Janar 2023, 12:45Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: “Në flagrancë duke përdorur telefon në orarë të punës”.
-
-
Fier/ Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet për drift 24-vjeçari (VIDEO)
3 Janar 2023, 12:09Një 24-vjeçar ka marrë masë administrative nga policia e Fierit pasi bëntë manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondon e staconit të autobusëve.
-
-
-
-
-
-
‘Plas’ sherri në Durrës! Plagoset me çifte 28-vjeçari, autori arrestohet pas një ore ndjekje nga policia! Konflikti nisi për një makinë të parkuar (EMRAT)
3 Janar 2023, 11:01Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, e ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar nga policia pas arratisjes së tij që zgjati vetëm një orë.
-
-
-
Hakmarrje për vrasjen e shokut pas 6 muajsh, organizoi atentatin dhe ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim autori tjetër
3 Janar 2023, 09:53Albano Velos i janë dashur 6 muaj që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj. 30-vjeçari është arrestuar pasi organizoi atentatin dhe kreu ekzekutimin e Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Në kërkim është shpallur bashkëautori tjetër.
-
Kush është Fatbardh Dervishi që u kap në gusht në Spanjë, kreu i grupit kriminal maskohej me uniformë policie dhe grabiste shtëpitë e trafikantëve të drogës
3 Janar 2023, 08:39Fatbardh Doda i njohur ndryshe si Fatbardh Dervishi ndodhet i burgosur në Spanjë që prej muajit gusht. Ai cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Doda ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.
-
-
-
Sherr me grushte për faturën 400 euro në një lokal nate në Prizren, pronari qëllon me armë 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, plagoset shoku
3 Janar 2023, 07:39Një konflikt në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari, Visart Cengu nga Kukësi dhe u plagos Rufgen Shehu pasi pronari Dibran Hoxhaj i qëlloi me armë zjarri.
-
Aksident në Berat, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal! Plagoset një çift bashkëshortësh
2 Janar 2023, 22:35Një aksident është raportuar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnjë në fshatin Gajdë.
-
Humbi jetën pas zjarrit në qendrën komunitare! Vdekja e 17 vjeçarit shqiptar në Itali do të hetohet si vrasje nga pakujdesia
2 Janar 2023, 17:53Vdekja e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali do të hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ky ka qenë lajmi i përcjellë sot nga mediat italiane për të miturin shqiptar i cili ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte.
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19Gjatë 4 viteve 104 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen, rreth 250 janë shkarkuar nga detyra. Mbeten edhe 200 subjekte për të kaluar në filtrin e Vettingut.