Kronikë
-
Ashtu siç kishte paralajmëruar, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat për shqiptarët që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Britani. Avokati i shqiptarëve në Londër, Naim Hasani foli për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke thënë se do të nisi procedurat e përshpejtuara për emigrantët e paligjshëm. Dënimet me burg nuk do të mungojnë pasi emigrimi dhe trafikimi do të konsiderohen si vepra penale.
4 Janar 2023, 12:43 -
-
Vrasja 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren, gazetari nga Kosova: Policia në Morinë nuk vuri re që makina ishte qëlluar me plumba dhe kishte të plagosur brenda
4 Janar 2023, 11:38Gazetari Flamur Gajtani nga Kosova ka deklaruar se ajo që është më e rëndë në vrasjen e Visart Cengut në Prizren është se Policia Kufitare në Morinë, nuk e ka vënë re që makina ku po udhëtonte Cengu me shokët e tij kishte shenja plumbash dhe të plagosur brenda.
-
Vrau të riun nga Kukësi për faturën prej 400 euro, Gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobrën', vëllanë e tij dhe 4 punonjësit e lokalit ku ndodhi ngjarja
4 Janar 2023, 11:19Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu. Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn dhe 5 personat e tjerë që cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi.
-
Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë! Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj! U kap me kanabis
4 Janar 2023, 10:44Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
-
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit
4 Janar 2023, 10:43Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit që abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! Kështu, anëtarët e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho qëndron në fuqi dënimi me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
-
Vrasjet e bujshme, media greke: Bandat shqiptare urdhërojnë nga burgjet, përgjegjëse për ekzekutimet në Athinë! Janë të lidhur me efektivë policie
4 Janar 2023, 09:18Pesë banda shqiptare që ndodhen pas hekurave në Greqinë Qendrore dhe Jugore dyshohet se janë përgjegjëse për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajve të fundit në Athinë. Sipas mediave greke, në disa prej bandave janë përfshirë edhe oficerë policie.
-
Histori e trishtë/ Vrau veten në burg, 27 vjeçarja shqiptare i shkruante Maria de Filippit: Më ndihmo, mami im qan! Dua të shoh tim bir, dua të rinis jetën
4 Janar 2023, 08:22Publikohet letra e vajzës 27-vjeçare shqiptare, Donatela Hoda që vrau veten vetëm 4 muaj më parë në një burg në Verona. Ajo i kishte dërguar një letër prezantueses së saj të preferuar Maria de Filippi para se të vetëvritej, me shpresën që letra do mbërrinte dhe ajo do e ndihmonte të rikuperohej nga varësia ndaj drogës, nga e cila vuante Donatela.
-
Konsiderohej si një ndër talentet e boksit gjerman, 23 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me thikë në stacionin e trenit
4 Janar 2023, 07:33Mëngjesin e të shtunës së 31 dhjetorit, punonjësit e një hekurudhe në stacionin Gunzenhausen të Gjermanisë, kanë gjetur të pajetë një 23 vjeçar i cili raportohet të jetë shqiptar i Kosovës.
-
-
EMRI/ Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli
3 Janar 2023, 21:48Një 35-vjeçar shqiptar ka dale para gjykatës britanike pasi është kapur me katër kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash në një automjet pranë Penrith
-
Mbanin të lidhur 2 shqiptar me zinxhir dhe i ushqenin në tasa qensh, dënohen dy anëtarë të bandës në Britani, mes tyre një 27-vjeçar nga Shqipëria
3 Janar 2023, 21:24Dy anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar janë dënuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas BBC, Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore
-
-
Dy aksidente me vdekje në Divjakë! Makina përplaset me shtyllën në Gradisht, ndërron jetë 27-vjeçari! Në Çermë mjeti del nga rruga, vdes pasagjerja! 5 të plagosur në spital (VIDEO)
3 Janar 2023, 17:15Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në Divjakë. Në aksin Gradishte-Spolat ka ndërruar jetë Leonard Dushku, ndërsa në askin rrugor '3 urat-Çermë' ka ndërruar jetë pasagjerja H.A
-
-
-
Përfshihet nga flakët klasa e shkollës 9 vjeçare në Ballsh, digjen libra dhe banka! Kushi: Po e ndjekim me vëmendje, mësimi do të rinisë më 5 janar (VIDEO)
3 Janar 2023, 14:39Një klasë në shkollën 9 vjeçare “5 shkurti” të Ballshit është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
-
Softa për Report Tv: Krimi është i organizuar me policinë, situata do jetë më e rëndë në 2023
3 Janar 2023, 13:49Fatjon Softa, eksperti i sigurisë ka ndarë në Report Tv konkluzionet e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe ka parashikuar dhe analizuar situatën në vitin 2023. Ai thotë se në krahasim me vitin 2021, statistikisht ka pasur më vrasje, por mënyra se si kanë ndodhur kanë qenë makabër. Sipas tij, vrasjet kanë kaluar në një tjetër stad, gati të pamundura nga ana e policisë për t’i zgjidhur, kjo sepse vrasjet kryhen nga njerëz profesionist, nga njerëz që i përkasin rrethit të forcave policore.
-
-