Kronikë
-
Tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, krijoj frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lëkundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina
18 Tetor 2021, 08:24 -
Tërmet në Lezhë, lëkundje 4.5 ballë! Frikë te qytetarët, dalin jashtë banesave
17 Tetor 2021, 22:22Shqiptarëve u janë rikthyer momentet e frikës që përjetuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2 viteve më parë...Sot janë ndjerë lëkundje të forta rreth orës 22:13. Referuara të dhënave zyrtare që vijnë nga IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 4.5 ballë, me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.
-
Pamje të rënda/ I gjakosur, gjendet i ngordhur në cep të rrugës Elbasan-Librazhd një ari i murrmë
17 Tetor 2021, 22:10Një ari i murrmë është gjetur i ngordhur pasditen e kësaj të diele pranë urës së Xibrakës në aksin Elbasan-Librazh. Pamjet janë të rënda, teksa i gjakosur qëndron i shtrirë në rrugë.
-
-
-
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
17 Tetor 2021, 19:41Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
-
U la në burg, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO: S'kam shkelur asnjë ligj! Qëndrimi në qeli më rrezikon jetën, vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë
17 Tetor 2021, 18:04Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
-
Lezhë, në 'arrest shtëpie', por lëvizte lirshëm nëpër qytet, arrestohet 30-vjeçari
17 Tetor 2021, 17:4530-vjeçari me inicialet M.V., banues në Shkodër i ishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" Megjithatë ai nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës, duke lëvizur lirshëm nëpër qytet.
-
FOTO/ Kush është ish- anëtari i bandës së Lushnjes që u gjet i ekzekutuar në Peqin
17 Tetor 2021, 17:08 -
-
-
VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur
17 Tetor 2021, 13:18Një i ri ka çarë kordonin policor që ishte vendosur për sigurinë e qytetarëve që merrnin pjesë në Maratonën e Tiranës. Ndërkohë që maratona ishte ende në zhvillim dhe rrugët ende të bllokuara për makinat, Belind Luli me makinë e tij luksoze nuk e ka pasur aspak problem të thyej rregullat dhe të cenojë sigurinë e jetës së qytetareve.
-
Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!
17 Tetor 2021, 12:44Trupi i pajetë i gjetur i vrarë me disa plumba pranë pyllit dhe lumit Shkumbin në qytetin e Peqinit rezulton të jetë 38 vjeçari Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i cili deri në vitin 2011 mbante dhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura më parë, ndërsa ka qenë i dënuar për vrasje, kanosje trafik droge.
-
-
Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune! Pse policia gënjeu?
17 Tetor 2021, 12:20Katër turistët rusë, pjesë e njëjtës familje janë gjetur të pajetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin 'Gloria' në Qerret dhe jo në sauna, ndryshe nga sa deklaroi policia e shtetit fillimisht. Prokuroria e Kavajës sqaroi për Report Tv se në trupin e viktimave s'ka shenja dhune ndërsa asnjë prej tyre s'është gjetur i asfiksuar brenda saunës. Ndër provat e grumbulluara prokuroria ka marrë pamjet filmike të hotelit, listën e pushuesve si dhe mostrat e ujit nga pishina dimërore.
-
GJKKO nxjerr nga qelia kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën: U vetëdorëzua, nuk përbën rrezik! Akuzohet për blerje votash, SPAK kërkoi burg
17 Tetor 2021, 10:41Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë i lirë nga qelia, pasi GJKKO ka vendosur masën 'arrest shtëpie". Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. Gjykata vendosi ta lërë Jokën në "arrestimi shtëpi", pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik.
-
VIDEO/RENEA aksion në Kukës kundër trafikut të drogës dhe lojërave të fatit, një i arrestuar, një në kërkim! Të dy të dënuar më parë për trafik narkotikësh
17 Tetor 2021, 14:48Një aksin blic është zhvilluar nga policia e Kukësit dhe forcat RENEA, duke çuar në pranga një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dy me precedent penal në fushën e trafiku të narkotikëve. Gjithashtu 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
-
Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti
17 Tetor 2021, 09:42Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
-
Vijon kontrolli me makinat inteligjente, bëjnë kërdinë me gjoba
16 Tetor 2021, 23:50Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar makina inteligjente, pajisja e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit. Që prej ditës së hënë në funksion ka arritur të evidentojë dhe të ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që kanë qarkulluar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë, shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit si dhe përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.
-
150 mijë euro kanabis në makinë, prangoset 22-vjeçari shqiptar në Itali
16 Tetor 2021, 22:29Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali pasi në makinën e tij i është gjetur një sasi kanabisi prej 19 kilogramësh.