Kronikë
-
12 Tetor 2021, 23:07
-
Atentati te Komuna e Parisit, i plagosur një 22-vjeçar
12 Tetor 2021, 23:06 -
I bëhet atentat 22-vjeçarit te Komuna e Parisit, persona të paidentifikuar e qëllojnë brenda në makinë, merr plumb në këmbë (EMRI DHE FOTO)
12 Tetor 2021, 22:52Një atentat me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e kësaj të marte te Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.
-
-
Sherr me thika në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë
12 Tetor 2021, 19:27Një konflikt mes dy personave në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e thikave, dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në lagjen ’24 Maji’, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse Kujtim Saliaj, 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë
-
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, kapet pronari i tyre! Do i shiste për 6 mijë euro! Kush është i arrestuari që ra në kurthin e Policisë (VIDEO)
12 Tetor 2021, 18:4434 vjeçari, Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në Durrës për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove, por ky plan i dështoi. Atij iu vunë pranga nga policia sot pasdite në lagjen nr.13, Plazh në Durrës në vendin e quajtur "Terminali i autobusëve" teksa po tentonte që t'i shiste këto mina.
-
6 raste në pak muaj/ Kompania e Eduart Dautit kthehet në operator droge dhe nuk bllokohet nga prokuroria! Zbulohet si e vijoi aktivitetin pas arratisjes, në mes një grua me emrin Oksana Kajo
12 Tetor 2021, 18:11Pas arratisjes në korrik 2021, pronari “ALBA EXOTIC FRUIT” që u kap 6 herë me kokainë Eduart Dauti autorizoi një grua me emrin Oksana Kajo për të krye veprime në emrin e tij, shtoi si administrator Ermal Arapin që u arrestua sot. Arapi pasi u kap ngarkesa tjetër e drogës autorizoi sërish Oksana Kajon të vepronte në emrin e tij
-
-
-
Durrës/Pronari në arrati, menaxheri në burg, kapet për herë të 6-të drogë në konteinerë e 'Alba Exotic Fruit’ e sapo ardhur nga Ekuador! Gjenden 10 kg kokainë e fshehur në motorët frigoriferikë
12 Tetor 2021, 16:30Një situatë e paprecedentë dhe gati skandaloze me kompaninë e bananeve Alba Exotic që edhe pse me drejtuesit në burg dhe arrati, vijon të jetë aktive dhe sot në një kontejner të saj në portin e Durrësit u kap sërish kokainë për të gjashtën herë. SPAK, që po heton rastet, ende asnjë masë sekuestroje ndaj kompanisë.
-
E pazakontë/ Ish-gjyqtari i dënuar për lirimin vrasësit Gentjan Doda për 30 mijë € rikthehet në Vetting, paratë ia ka konfiskuar SPAK dhe i ka kaluar në arkën e shtetit
12 Tetor 2021, 15:55Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri i dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion dhe i shkarkuar nga KLGJ.
-
Kriteri i moshës deri në 30 vjeç për garën në polici, Komisioneri: Diskriminues, ministria duhet ta rishikojë
12 Tetor 2021, 15:33Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka rrëzuar kriterin e moshës deri në 30 vjeç për aplikantët që duan të jenë pjesë e garës në shkollën bazë të Policisë së Shtetit. Ky kriter moshe konsiderohet diskriminues, ndërsa i kërkohet Ministrisë së Brendshme që t’a rishikoj
-
Vranë malazezin më 4 korrik për gjakmarrje në Ulqin, në kërkim dy shqiptarë! Hynë në Shqipëri përmes Muriqanit
12 Tetor 2021, 14:21Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vrarë shtetasin malazez Momçillo Gjurishiç në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021.
-
Në javën e parë të detyrës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë Nano pret krerët e misioneve partnere: Thellojmë bashkëpunimin
12 Tetor 2021, 13:34Kur ende nuk është mbyllur java e parë e punës në krye të uniformave blu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri.
-
-
Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugë procesit
12 Tetor 2021, 12:54Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.
-
Pa patentë në timon, 18-vjeçari përplas me makinë këmbësoren në Tiranë
12 Tetor 2021, 12:18Një 54-vjeçare ka mbetur e plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se gruaja, e cila po lëvizte në këmbë, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet E.Sh., i cili nuk kishte leje drejtimi.
-
Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH të botuar në 'Shqiptarja.com'
12 Tetor 2021, 11:36Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë.
-
Dhunoi fizikisht burrin, arrestohet 60-vjeçarja në Kuçovë
12 Tetor 2021, 11:07Një 60-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kuçovë, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshortin.
-
Gjykata e Gjirokastrës urdhëroi vijimin e hetimeve, Greqia po monitoron! Ministri Dendias urdhëron ambasadën në Tiranë: Ndiqni hap pas hapi procesin
12 Tetor 2021, 10:07Gjykata e Gjirokastrës përmes një vendimi dje nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës por ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.