Kronikë
-
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 shoferë në Tiranë, pasi kanë kthyer rrugët e kryqytetin për gara me motora e me makina duke shqetësuar qytetarët
8 Shtator 2021, 16:44 -
Me shpejtësi 152 km/h, policia gjobit 102 drejtues mjetesh në Kavajë! Pezullohen 25 patenta gjatë një jave, gjobiten me nga 40 mijë lekë 8 të huaj
8 Shtator 2021, 16:37102 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë një jave në zonën e Kavajës për shkak se kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, ku mes tyre kanë marrë masë administrative me vlerën 40 mijë lekë edhe 8 të huaj. Sakaq, 25 shoferëve iu janë pezulluar patentat pasi janë konstatuar me shpejtësi deri në 152 km/h.
-
-
Berat/ Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit, vihen nën hetim 2 qytetarë
8 Shtator 2021, 16:04Dy qytetarë janë vënë nën hetim në Berat, pasi transportonin në mënyrë të paligjshme pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit.
-
Shtohen rastet me COVID, 28 urgjenca në ditë te Infektivi! Mjekja Meta: Pacientët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë në gjendje të moderuar
8 Shtator 2021, 15:44Në dy javët e fundit është rritur numri i urgjencave që paraqiten në spitalin Infektiv. Mjekja infeksioniste Esmeralda Meta tregon se mesatarisht në ditë ka 28 shtrime të reja.
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
8 Shtator 2021, 15:41Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Drithas të Maliqit, ndërsa dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve nuk ka pasur asnjë të lënduar.
-
-
KPA i ankohet amerikanëve: SPAK nuk po respekton afatet procedurale në procedimet penale për gjyqtarët tanë! Kim pas takimit me Krajën: Të korruptuarit do të hetohen
8 Shtator 2021, 14:24Shtylla shkruan se gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prej fillimit të vitit 2020 janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish subjektet e rivlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.
-
Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund
8 Shtator 2021, 13:53Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.
-
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 51-vjeçari në Ksamil, në kërkim një tjetër, kultivonte kanabis në fshatin Vërmik, Vlorë
8 Shtator 2021, 13:33Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
-
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Zvërnec të Vlorës, flakët i afrohen banesave! Zjarr i qëllimshëm edhe në Nartë, shuhet nga forcat zjarrfikëse
8 Shtator 2021, 13:19Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vlorë, këtë herë në zonën e Zvërnecit. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe shkurresh dhe bimësie, por që e favorizuar nga era e fortë në zonë flakët po përhapen me shpejtësi duke përpirë një sipërfaqe të madhe.
-
‘Vajza u nxit të vetëvritej’, prokuroria po heton komunikimet e 23-vjeçares me shenjat në trup
8 Shtator 2021, 13:07Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padeshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”. Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit që bazuar në informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.
-
Po ngjiste malet me motoçikletë, turisti gjerman bie në humnerë në Tepelenë, thyen këmbën
8 Shtator 2021, 12:38Një turist gjerman ka rënë në një humnerë në fshatin Salari të Tepelenës teksa ishte duke ushtruar sporte malore me një motoçikletë. 57-vjeçari ishte duke ngjitur një shteg mali për të ngjitur majën e tij, por ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka rënë në humnerë.
-
Dyshohet endacak ose emigrant nga vendet e 3-ta, gjendet kufoma e dekompozuar në Vaqarr
8 Shtator 2021, 12:22Një kufomë e dekompozuar është gjetuar mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarrr.
-
Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune
8 Shtator 2021, 12:22Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.
-
Dosja 'Gërdeci'/ Fati i ish ministrit të Mbrojtjes, caktohet Gjyqtarja në Apelin e GJKKO që do të vendosë nëse do të rihapen apo jo hetimet për Fatmir Mediun
8 Shtator 2021, 12:14Apeli i GJKKO pritet të marrë një vendim nëse do të nisin apo jo hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen e shpërthimit të Gërdecit, ndërsa është caktuar edhe gjyqtarja e çështjes. Bëhet me dije se do të jetë Kryetarja e Apelit të GJKKO-së, Saida Dollani që do të shqyrtojë çështjen ndaj Mediut.
-
Rritet numri i fëmijëve me COVID të shtruar në spital, 11 të mitur në Pediatri, mes tyre edhe një 2-vjeçar afgan
8 Shtator 2021, 12:00Vala e re e COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët, ndërsa është rritur numri i të miturve të infektuar me virusin. Gazetarja e 'Report Tv', Doris Sallaku bën me dije se në Pediatri në QSUT janë të shtruar 11 fëmijë, shumica prej të cilëve foshnje.
-
-
I shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari në Lezhë
8 Shtator 2021, 11:51Në një kohë kur puna për kapjen e personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 1 persona për ta vënë atë përpara përgjegjësisë.
-
Infektimet shtohen, kryebashkiaku i Divjakës thirrje qytetarëve: Mos e neglizhoni, duhet të vaksinoheni! E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund ‘luftës’ me COVID-19
8 Shtator 2021, 11:39Në një kohë kur varianti delta është bërë “armiku” kryesor i “luftës” me pandemisë e COVID-19, kryetari Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi i ka bërë thirrje çdo qytetari të mos tregohet neglizhent dhe të vaksinohet.