Kronikë
-
Një 30-vjeçar është arrestuar pasi u kap me doza kanabis gati për t’i shitur dhe me armë me vete në Durrës. Ermir Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë po për trafik të lëndëve narkotike.
12 Tetor 2021, 10:05 -
Korrupsion në tenderin e uniformave të policisë, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim çështjen në GJKKO
12 Tetor 2021, 09:37Të gjithë të akuzuarit për çështjen e korrupsionit në tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme tashmë do të përballen me akuzat në GJKKO. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe e ka çuar çështjen për gjykim.
-
Liroi të fortët, GJKKO pranon shqyrtimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha
11 Tetor 2021, 16:53GJKKO ka pranuar shqyrtimin e kërkesë për gjykim të shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.
-
-
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania
11 Tetor 2021, 15:21Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.
-
Gëllçi dhe 3 vartësit lihen në burg nga GJKKO, avokati i tij: Gjithçka bëhet që të mos rikandidojë më për drejtor të RTSH! Ai është në gjyq me televizionin
11 Tetor 2021, 14:48Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë lënë në burg nga GJKKO.
-
Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, KLGJ pranon kërkesën e ILD, shkarkohet gjyqtari i Fierit Roland Hysi
11 Tetor 2021, 14:22Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.
-
‘Makthi’ i çiklistëve në Durrës kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë, në pranga hajduti i 9 biçikletave në 4 muajit e fundit
11 Tetor 2021, 14:22Policia e Durrësit ka arrestuar hajdutin përgjegjës për 9 vjedhje biçikletash, i cili është shndërruar në një makth për çiklistët gjatë 4 muajve të fundit.
-
Përfshihet nga flakët një automjet në ecje, tymi masiv ‘pushton’ qendrën e Elbasanit, kalimtarët në panik
11 Tetor 2021, 13:31Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa ishte në ecje, duke shkaktuar panik te kalimtarët.
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, në makinë iu gjet edhe kokainë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar, një tjetër në kërkim
11 Tetor 2021, 13:16Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë në fushën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, në të cilën ishin të përfshirë një 17 dhe një 19 –vjeçar të cilët edhe u arrestuan.
-
Kërcënuan një familje në Kuçovë dhe dhunuan kryefamiljarin me shkopa bejzbolli, nis hetimi për 2 prej 6 agresorëve
11 Tetor 2021, 12:45Policia ka nisur hetimet ndaj 2 prej persovane të përfshirë në një ngjarje të regjistruar 3 ditë më parë në Kucovë, ku një grup me persona kanë kërcënuar dhe ushtruar dhunë me shkopa bejzbolli ndaj një familjeje.
-
Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, objektivi i atentatorëve ishte Lulzim Bitri! Në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona
11 Tetor 2021, 12:39Objektivi i atentatorëve, në ekzekutimin e dyfishtë në Elbasan, ku viktima mbetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, objektivi i ekzekutimit ishte ky i fundit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë, të cilët kanë zbritur sërish në terren ditën e sotme. Po ashtu bëhet me dije se në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona, megjithatë ende nuk ka emra të dyshuar.
-
SPAK nën hetim dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit, njëri bashkëpunoi me një grup kriminal ndërsa tjetri 'shpërdorim detyre'
11 Tetor 2021, 12:31Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të policisë në Elbasan, të cilët tashmë punojnë në drejtoritë e 2 qarqeve të tjera, si në Lezhë dhe në Korçë, janë vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
-
Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, plagoset shoferi i ‘Benzit’ dhe 2 pasagjerë në Krujë
11 Tetor 2021, 12:11Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krastë të Krujës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
-
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Prangoset edhe administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu, në kërkim 5 të tjerë
11 Tetor 2021, 12:03Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.
-
-
Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor
11 Tetor 2021, 10:58Vazhdon 'braktisja' e Gjykatës se Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila u krijua për të luftuar krimin e korrupsionin. Nga 16 gjyqtarë ka aktualisht 6. Mungon më shumë se gjysma. Katër vendet e hapura me garë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë garues. Një garuese e cila kaloi një fazë dhe do të emërohej u dorëhoq.
-
Vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat në 2018, Prokuroria e Gjirokastrës përfundon hetimet: Veprimet e RENEA korrekte, 35-vjeçari vrau veten! Gjykata nuk pranon kërkesën
11 Tetor 2021, 09:34Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.
-
Tiranë/ Shembulli 'ideal' nga mësueset e shkollës 'Çajupi', sherr me karrige! I bashkohen edhe të afërmit, njëri prej tyre ushtarak, dyshohet se qëlloi me armë në ajër! 4 të plagosur me sende të forta
11 Tetor 2021, 09:004 persona u plagosen me sende të forta në Tiranë në një sherr pranë shkollës 'Çajupi' që nisi mes dy mësueseve. Kunfliktit iu bashkuan edhe familjarët e tyre, mes të cilëve edhe një ushtarak i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, duke rrezikuar jetën e nxënësve. 5 persona u shoqëruan nga Policia.
-
Policia operacion ‘Blic’ në Elbasan në vendin ku u vra Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku! Kontrolle për persona të shpallur në kërkim
10 Tetor 2021, 21:45Një aksion ‘Blic’ po zhvillon policia e Elbasanit, në vendin e quajtur rreth rrotullimin e Luleve për të evidentuar element të veprave penale të ndryshme si dhe persona të dyshuar apo të shpallur në kërkim