Kronikë
-
70 mijë euro të padeklaruar të cilat “ishin nisur” për në Shqipëri janë zbuluar në portin e Brindisit.
14 Tetor 2021, 20:32 -
Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë! Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s'është paguar
14 Tetor 2021, 19:31Policët do paguhen për orët shtesë në punë dhe orët jashtë orarit. Kreu i ri i policisë së shtetit Gledis Nano i ka kërkuar të 12 drejtorive të qarqeve të përllogarisin detyrimin ekonomik që policia i ka punonjësve të saj për orët shtesë që kanë punuar jashtë orarit ndër vite. Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.
-
Harta e re 'shkrin' 10 gjykata, vetëm 1 apel në Tiranë! Avokatët e Sarandës: Padrejtësi, qeveria mos ta miratojë
14 Tetor 2021, 18:55Pas avokatëve të Korçës e Lezhës, shkrirjen e gjykatës së faktit e kundërshtojnë edhe avokatët e Sarandës. Në draftin e siguruar nga Report Tv rezulton se një ndër 10 gjykatat që do të shkrihet është edhe ajo e qytetit bregdetar.
-
U kapën duke tharë bimë narkotike, arrestohen 5 persona në Pukë! Sekuestrohen 25 kg kanabis
14 Tetor 2021, 18:1125 kilogramë kanabis janë sekuestruar dhe 5 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa po thanin bimët narkotike , në një kasolle të improvizuar në fshatin Arst të Pukës.
-
Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit
14 Tetor 2021, 17:53Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
-
‘Për kokë të çunit s’e di pse më proceduan’, zbulohen dy dosjet në KLD për Bujar Mustën, u deshën 10 vjet që gjyqtari i Elbasanit të shkarkohet nga detyra
14 Tetor 2021, 17:1828 denoncime për vendime korruptive dhe mungesë etike, ja pse Komisioni i Vetingut shkarkoi gjyqtarin Bujar Musta, nuk kaloi testin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. KLD-ja e procedoi dy herë, por nuk e shkarkoi.
-
Vjedhja e energjisë elektrike, operacione në Tiranë, Lezhë e Shkodër, në pranga 2 persona dhe në hetim 7 të tjerë dhe 1 faturist
14 Tetor 2021, 15:18Policia e shtetit ka zhvilluar operacione së fundmi për të dyshuarit se vjedhin energjinë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.
-
Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik
14 Tetor 2021, 14:12Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.
-
Makina del nga rruga në Fushë Krujë, plagoset 18-vjeçari
14 Tetor 2021, 13:33Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:20, ku i riu me inicialet R. P., duke drejtuar mjetin tip "Golf" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
-
Po udhëtonte me motor me të dashurën, humb jetën në një aksident 22-vjeçari shqiptar në Itali
14 Tetor 2021, 13:12Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga kamioni teksa udhëtonte me motor së bashku me të dashurën e tij
-
Gledis Nano priti delegacionin e Guardia di Finanzas: Të forcojmë bashkëpunimin për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike
14 Tetor 2021, 12:12Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka pritur në një takim delegacionin e Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Guardia di Finanzas. Gjatë takimit është diskutuar mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy palëve me qëllim goditjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
-
Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu! Gjykata cakton 'arrest shtëpie'
14 Tetor 2021, 11:10Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme.
-
GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, ish-kryeprokurori ende në arrati
14 Tetor 2021, 10:35Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.
-
Organizonin lojëra fati në lokal, një i arrestuar në Fier, vihet nën hetim 16-vjeçari
14 Tetor 2021, 10:31Një person ka rënë në pranga në Fier dhe 16-vjeçari, F. K është vënë në hetim pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit.
-
-
Plumba 2 të rinjve dje në Tiranë, në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim një tjetër! Njëri prej të arrestuarve ishte në 'arrest shtëpie', dy të tjerët të dënuar më parë
14 Tetor 2021, 08:30Policia ka vënë sot në pranga dy prej autorëve të plagosjes së Aleksandër Nikollit dhe Xhulio Velës dje në zonë e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë. Janë arrestuar Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, ndërsa është shpallur në kërkim Islam Xhetani. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.
-
-
Aksident në Fier, 25-vjeçari përplas drejtuesin e motorit, një i plagosur! Shoqërohet në polici shoferi i makinës
13 Tetor 2021, 21:04Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Mbrostar Ura", në Fier. 25-vjeçari E.S, duke drejtues automjetin automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet
-
-
Të shtënat me armë te ish-Parku i Autobusëve, zbardhen emrat e të plagosurve
13 Tetor 2021, 17:40